Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Berisha: Princi i pavdekësisë së kombit tonë
17 Janar 2022, 13:04Nga DOSJA
TIRANË – Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Sipas Berishës, Skënderbeu ishte një strateg gjenial, i cili me betejat e tij kundër hordhive të Portës së Lartë mbrojti trojet e tij arbnore dhe mbarë qytetërimin perëndimor nga pushtimi osman.
Berisha vijoi më tej se, ai mbetet përjetë si forca e identitetit tonë kombëtar perëndimor si princi i pavdekësisë së kombit shqiptar.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Sot pervjetori i perjetesise se Skenderbeut! Miq, sot 554 vite me pare Prijesi i perjetshem i kombit tone, Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbylli syte pergjithmone! Skenderbeu ishte nje starteg gjenial, i cili me betejat e tij kunder hordhive te Portes se Larte mbrojti trojet arbnore por dhe mbare qyteterimin perendimor nga pushtimi otoman. I shnderruar per se gjalli ne legjende ai mbeti perjete te jeteve si forca e identitetit tone kombetar perendimor si princi i pavdeksise te kombit shqiptar. Lavdi!
TIRANË – Pezullim nga detyra për 6 muaj dhe ulje rroge është vendimi i marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili pranoi sot marrëveshjen e arritur mi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e mbylli fjalimin e tij me presidentin Erdogan, duke thënë se dëshiron që të ndalet tek Serveti, i ngarkuari i Turq...
LAÇ – Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara është përlotur kur ka dëgjuar Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila po fliste gjatë ceremon...
TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një foto të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, me rast...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndaloi në mes të fjalimit të tij, duke vënë theksin te përkthimi i fjalëve të tij. Rama tha se nuk e ka idenë se si po ...