LIVE UPDATES
Politike

50 mln kredi për ‘transport miqësor’! Bashkia Tiranë kërkon borxh, komisioni e kalon me debate, përplasje të forta: Ku

23 Qershor 2021, 09:31 Nga DOSJA
50 mln kredi për ‘transport miqësor’! Bashkia Tiranë

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka kërkuar që të marrë 50 milionë euro kredi nga KFW-ja gjermane, që parashikohet të shpenzohen për projektin “Transport i Qëndrueshëm në Tiranë”. Marrëveshja kuadër e huasë është miratuar në “Komisionin për Ekoniminë dhe Financat”, një ditë më parë, mes debateve të forta mes anëatrëve. Mbledhjen e hapi Anastas Angjeli, dhe më pas fjalën e mori zëvendësministri Etjen Xhafaj, i cili prezantoi dhe projektin. Xhafaj lexoi relacionin dhe tha se Projekti për bashkëpunim financiar 2019 “Transport i qëndrueshëm në Tiranë”, do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të lëvizshmërisë së udhëtarëve që përdorin transportin publik/urban në territorin e Bashkisë së Tiranës, duke respektuar e zbatuar normat mjedisore.


Xhafaj shtoi se Bashkia e Tiranës ka planifikuar të zhvillojë një sistem transporti me kapacitet të lartë, mbështetur në fizibilitetin dhe projektin që po hartohet me ndihmën dhe asistencën e KFW-së. Pikërisht kjo gjë nxiti dhe reagime nga anëtarët e pavarur. Ishte Artur Roshi ai që tha se sim und të miratohet një marrëveshje kuadër, kur nuk ka ende një studim fizibiliteti dhe nuk dihet se sa mund të jetë kostoja e kredisë, bashkë me përqindjen e interesit. Këtyre pyetjeve Xhafaj iu përgjigj me fjalët se kjo është thjesht një marrëveshje kuadër e miratuar në parim, por që më vonë do të kenë detaje të tjera në lidhje me mënyrën e financimit. Debate të forta pati edhe mes Senida Mesit, Artur Roshit e Anastas Angjelit. Duke u fshehur pas togëfjalëshit ‘Transporti urban miqësor’, Etjen Xhafaj ka shpjeguar se këto para do të shpenzohen për shërbime në personel e materiale, si dhe eventualisht në kontribute financimi, por pa treguar konkretisht se si.

Pjesë nga debatet në komision:

Etjen Xhafaj: Të nderuar deputetë, kemi ardhur këtu për miratimin e marrëveshjes për projetktin transporti i Qëndrueshëm në Tiranë. Ky është një projekt i propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ka qenë e parashikuar si pjesë e projekteve të Bashkisë Tiranë. ‘Transporti urban miqësor’ mbështetur në fizibilitetin. Studimi në proces do tu japë përgjigje disa pikave kryesore. mbi kapacitetin e nevojshëm të sistemit të transportit për përballimin e kërkesës për transport, zgjidhjen e problemeve teknike të projektit infrastrukturor, dhe modelin e funksionalitetit. Në bazë të marrëveshjes së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë federale të Gjermanisë, kjo është një kredi e butë që do të shkojë për personel dhe materiale, deri në 50 milionë euro. Aktualisht Gjermania ka deleguar implementimin e këtij projekti. Për detaje teknike kemi dhe drejtorin e transportit publik.

Senida Mesi: Më vjen mirë që po e diskutojmë këtë. Kam parasysh tre element, për normat mjedisore. Po vijmë me Edlirën dhe nga një takim tjetër. Vlerësojmë që qeveria shqiptare ka bërë goxha shumë në lidhje me realizimin e këtyre objektiveve.

Edlira Hyseni: Vlera që po kërkohet është shumë. Madje do të kemi dhe një hua të dytë, prej 30 milionësh. Informacioni që ekmi është i vakët. Nuk na është dhënë asnjë detaj në lidhje me koston financiare në lidhje me këtë projekt që duke mjaft ambicioz nga ana e Bashkisë Tiranë. Sa do të jetë interesi? Kostoja? Afati? Ka ndonjë kush tjetër? Ju thoni këto 50 mln euro do të shkojnë për rijetësimin e një sistemi që do të jetë miqësor me mjedisin, jemi dakort që investimi kërkon kosto, por nuk thoni asgjë konkrete? Ju e keni nisur studimin, por ai nuk ka përfunduar ende. Dhe për ta gjykuara këtë duhet të jetë një preventive se si keni arritur tek kërkimi i kësaj shume. Sa autobusë do të jenë? Si e arritët këtë konkluzion>

Artur Roshi: Ju thatë që keni një projekt apo jo? Si mundeni ta bëni këtë gjë? Pa pasur as projekt-zbatimin, por as i fizibilitetit nuk është. Vini këtu me terma miqësorë me mjedisin. Çfarë transporti është? Urban, me tren, me tramvaj apo çfarë? Dhe aty e shohim ne sa miqësorë është. Për sa kohë kthehet ky investim? Se kur merret një borxh ka afate…zoti Enton apo jo?

Enton Punavija: Nuk mund të vij këtu me shifra të sakta pa mbaruar projekti

Etjen Xhafaj: T’ju them diçka, që në fillim të çdo mandate vendosen afate dhe për këtë gjë vijmë këtu që t’i realizojmë, kjo kredi nuk është 50 milion euro, por mund të vejë deri në atë masë dhe këtë e përcakton studimi.

Enton Punavija: Po pra ristrukturimi i të gjithë transportit public, detajet teknike…

Artur Roshi: Po na thoni afatet dhe interest

Etjen Xhafaj: Mirë mund t’jua shpjegon

Anastas Angjeli: A ka mundësi të mos e shndërrojmë në bisedë, mbylle mikrofonin, Senida do flasë një minutë, pastaj unë e kam fjalën. Kjo është marrëveshja kuadër

Artur Roshi: Po pse more mbi projekt-ide merren paratë orë

Anastas Angjeli: Kredinë e merr bashkia jo ky drejtori i transportit, tashi e merr bashkia pra.

Artur Roshi: Çfarë do rregullojë more me këto para

Anastas Angjeli: S’ka nevojë t’i themi ne si t’i shlyejë kreditë

Artur Roshi: Çfarë do investojë more, do hapë korsi të reja

Anstas Angjeli: Po dëgjo dhe ti tani…lekët s’i marr unë, jemi këtu për të diskutuar, procedura kështu është. Është procedurë e huaj. Të lutem tani. Ma bëre me sy ta bëra dhe unë me dorë, e kam fjalën unë.

Etjen Xhaxaj: Por e shpejgoi edhe drejtori pra…

Anstas Angjeli: Kaq ishte, mbyllet fjala, mbaroi koha. Kalojmë në votim.

Pavarësisht kundërshtimeve në Komision, Bashkia e Tiranës e ka miratuar këtë marrëveshje kuadër e cila tani ka mbërritur në Kuvend. Studimi në proces do të japë përgjigje mbi kapacitetin e nevojshëm të sistemit të transportit për përballimin e kërkesës për transport, zgjidhjen e problemeve teknike të projektit infrastrukturor, dhe modelin e funksionalitetit, dhe kjo do të thotë që studimi mund të tregojë se Tirana ka nevojë për një investim sa trefishi i kësaj shume. Si do të veprohet në atë rast?

Kryerja e këtij studimi ishte edhe një nga argumentet që u përdor nga Bashkia e Tiranës për heqjen e aboneve të përgjithshme për një periudhë 3-mujore, gjë që solli dhe protesta nga qytetarët që nuk kanë mundësi tjetër lëvizjeje dhe udhëtimi për brenda qytetit. ‘Transporti urban miqësor’ ka hapur debate ende pa qenë funksional, pasi nuk është e kuotueshme se sa miqësorë do të jenë këta urbanë, stacionet e tyre apo përmirësimi i standarteve të lëvizjes së udhëtarëve. A do të sjellë kjo një rritje të biletës së urbanit? As kjo nuk dihet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 50 mln euro kredi per transportin urban bashkia tirane merr 50 mln euro kredi 50 mln euro kredi per transportin urban bashkia tirane merr 50 mln euro kredi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari