All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

26 ditë mes zjarreve! Maja e Rrunës ende problematike, 6 vatra aktive në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Disa të proc

18 Gusht 2021, 06:54 Nga DOSJA
26 ditë mes zjarreve! Maja e Rrunës ende problematike, 6 vatra aktive
All - Paragraf - 1

TIRANË– Vatrat e zjarrit ende janë aktive në territorin e Shqipërisë në ditën e 26-të të rrezikut nga flakët që janë shtrirë fillimisht në Jug të Shqipërisë e tashmë janë në veri të vendit. 

Por si është aktualisht situata? Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive) në Malzi, bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike. Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Njësia Administrative Malzi, 8 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës

Ndërkohë në bashkinë e Tropojës, vatrat e zjarrit të rënë, një në zonë të mbrojtur në fshatin Dragobi, Margegaj dhe vatra e zjarrit në Cërrnicë njësia administrative Llugaj janë shuar plotësisht.

Në bashkinë e Hasit, është aktive një vatër zjarri në zonë pyjore afër lagjes Ahmataj fshati Nikoliq, Golaj. Për izolimin e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 10 punonjës të pyjores dhe 4 efektiv zjarrfikës të MZSH-së Has.

Zjarri vijon të djegë Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Aktualisht janë 6 vatra aktive dhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe rreth 20 hektarë me pyje dushku dhe ahu. Shebenik-Jabllanicë mbrohet nga UNESCO, ndërkohë për shkak të zjarreve janë djegur mijëra specie, zvarranike, kafshë dhe shpendët të egra.

SITUATA E ZJARREVE NË VEND SIPAS MINISTRISË:

Qarku Lezhë
1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga ajri. Situata momentalisht nuk është problematike, por rritja e temperaturës dhe erës mund të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 40 efektivë të FA dhe rreth 30 nga autoritetet lokale.

2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Forcat e Armatosura po punojnë në terren pasi përshkallëzimi i vatrës së zjarrit paraqet rrezik për banesat pranë.

3.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në terren.

4.Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren janë forcat e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër
1.Bashkia Pukë, Mali i Tërbunit – ne Qafe Kumulli fryn ere dhe flaket favorizohen nga barishtet e uleta dhe te thata. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 42 trupa te FA, dhe rreth 30 nga autoritetet lokale, perfshire vullnetare.

2.Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar dhe po punohet per shuarjen e totale të saj. Ndërsa nga ana e fshatit Dardhë situata është më e ndërlikuar për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri ka kaluar pjesën e zhveshur të luginës dhe është në drejtim të kurorës me pisha dhe bredh. Në këtë krah po punojnë 40 forca të FA dhe 35 forca nga pushteti vendor dhe sherbimi pyjor.

3.Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Sitata po mbahet nën kontroll pasi një rritje e shpejtësisë së erës mund të sjellë përkeqësim të situatës.

Qarku Kukës
1.Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Zjarri është aktiv prej 14 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri Hollandez. 40 trupa nga FA, pushteti lokal dhe vullnetare po punojnë ne terren per shuarjen e flakeve.

2.Bashkia Has, njësia administrative Golaj, fshati Nikshiq – Autoritetet lokale jane ne terren duke shuar flaket.

Qarku Elbasan
1.Bashkia Prrenjas, Mali i Rrajcës – Vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skenderbej dhe ka nga një terren shkëmbor me pyll dushku dhe dëllinjë.
Falë punës së forcave tokësore aktualisht është mundësuar normalizimi i situatës.
Kjo vatër ka një rëndësi kritike pasi përhapja e perimetrit të saj rrezikon parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Zjarri është në kufi me Maqedoninë e Veriut ku gjithashtu po punohet në anën që ka prekur territorin e tyre. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 20 forca të FA dhe zjarrfikësit e Prrenjasit dhe Elbasanit.

2.Bashkia Peqin – Është aktivizuar zjarri në një vendgrumbullim mbeturinash. Vatra nuk paraqet rrezik por shkakton ndotje të ajrit. Për operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 1 mjet i FA dhe 1 fadromë.

3.Bashkia Librazhd- Në Pyllin e Rryenit është aktivizuar gjithashtu një vatër zjarri ku po punojnë 30 zjarrfikës për shuarjen e flakëve edhe pse ndërhyrja është shumë e vështirë për shakk të terrenit te thyer.

Qarku Dibër
1.Bashkia Dibër, njësia adminstrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni – Në zonë janë dy vatra zjarri në të cilat intensiteti është i ndryshëm. Në vatrën në anën e Baxhaj, Gura e Vorbullës (Qafë Murrë) situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik. Nga ana e fshatit Kacni ku është përqëndruar dhe angazhimi më i madh i forcave zjarri vazhdon të jetë aktiv duke zgjeruar perimetrin në barëra të thata. Terreni është shkëmbor dhe i vështirë për ndërhyrjen e forcave nga toka. Rreziku që paraqitet është kalimi i zjarrit në kurorën e pishave. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 15 forca të FA dhe 23 forca nga stukturat e pushtetit vendor.

Qarku Gjirokastër
1.Bashkia Memaliaj, njësia administrative Krahëz, fshati Allkomenaj – Deri më tani vatra e zjarrit nuk është problematike. Në terren ka pyll me pisha. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar zjarrfikesit lokalë.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj