LIVE UPDATES
Bota

2020, viti i pandemisë

27 Dhjetor 2020, 22:01 Nga DOSJA
2020, viti i pandemisë

Në ditën e parafundit të vitit 2019, autoritetet shëndetësore në Wuhan të Kinës lëshuan një njoftim urgjent.

Spitalet në atë qytet kishin parë disa pacientë me një “pneumoni nga shkaqe të panjohura.” Institucionet mjekësore duhet të shtojnë planet e tyre të emergjencës, thuhej në njoftim.

Një vit më pas, më shumë se 1,6 milion njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Shtetet e Bashkuara kanë gati një të pestën e tyre, me rreth 4% të popullsisë së botës.

Para pandemisë, ekspertët i konsderuan Shtetet e Bashkuara si vendi më i përgatitur për të përballuar një shpërthim. “Ne gabuam,” tha Lawrence Gostin, drejtor i Institutit O’Neill për Ligjin Kombëtar dhe Global të Shëndetit në Universitetin George Town, pjesë e ekipit që hartoi rënditjen. Një seri dështimesh i renditen Shtetet e Bashkuara mes vendeve me numrin më të madh të rasteve të reja të infektimeve dhe vdekjeve për frymë.

Disa nga momentet kryesore ku gjërat nuk shkuan siç duhej gjatë vitit.

5 shkurt – CDC dërgon teste të gabuara

Mjeti i parë që mjekët kanë nevojë për të kontrolluar çdo shpërthim sëmundje është furnizimi adekuat me teste të sakta për të përcaktuar se kush është infektuar. Në këtë drejtim, Shtetet e Bashkuara dështuan herët dhe shpesh.

“Në vend që të mbështeteshim në testet që tashmë ishin provuar, si testet nga (Organizata Botërore e Shëndetit), të cilat po viheshin në dispozicion të Shteteve të Bashkuara,” tha Gostin, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) “vëndosën që të prodhonin testet e tyre. Gjë që rezultoi në një test të gabuar.”

Një problem gjatë prodhimit me një nga përbërësit bëri që testet të mos ishin të sakta. Rregulloret i ndaluan laboratoret e spitaleve dhe universiteteve që të prodhonin testet e tyre deri me 3 mars, kur administrata e Presidentit Trump hoqi kufizimet.

Nënpresidenti Mike Pence premtoi se miliona teste po prodhoheshin në javën e dytë të marsit. Por mungesat e furnizimeve, rradhët e gjata dhe pritjet e pafundme për rezultatet zgjati për muaj të tërë dhe ende nuk është zgjidhur përfundimisht. Kjo bëri që virusi të dilte jashtë kontrollit.

3 prill – Trump nuk i jep rëndësi e maskave

Duke mos marrë parasysh këshillat e zyrtarëve të shëndetësisë dhe inkurajuar njerëzit që të mos merrnin parasysh këshillat e tyre, Presidenti Trump ka ndihmuar në përhapjen e virusit, thonë ekspertët.

“Nuk ishte një administratë që ishte e mësuar të merrej me ekspertët,” tha Howard Markel, historian i mjekësisë me Universitetin e Miçiganit. Zoti Trump “jo vetëm që nuk i vlerësoi ata por as nuk i respektoi.”

Për shembull, kur CDC rekomandoi për herë të parë me 3 prill që njerëzit të mbroheshin në publik me maska pëlhure, zoti Trump lexoi njoftimin nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, dhe pastaj e zhvlerësoi atë. “Është mbi baza vullnetare. Nuk mendoj se unë do ta bëj një gjë të tillë,” shtoi ai.

Qëndrimi i presidentit Trump ra ndesh me drejtuesin e Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive Anthony Fauci nëse ilaçi kundër malarias ‘hydroxychloroquine’ mund të trajtonte COVID-19. Në mënyrë të përsëritur zoti Trump e mbështeti ilaçin para se të bëheshin studime përfundimtare. Zoti Fauci ishte skeptik.

Studimet më vonë do të tregonin se ilaçi nuk funksionoi. Në një moment, Presidenti Trump shkoi deri aty sa të sugjeronte injektimin e dezinfektuesve ose përdorjen e rrezeve ultra-vjollcë brenda trupit të njeriut. “Politikanët nuk kanë receta për arsye të forta,” tha zoti Markel.

17 prill – ÇLIRIMI I MIÇIGANIT

Në vendin e polarizuar polikisht gjatë vitit zgjedhor 2020, madje edhe pandemia vdjekjeprurëse u bë politike.

Kur përhapja jashtë kontrolli e infektimeve i detyroi komunitetet që të mbyllen, politika ngatërroi ekuilibrin e vështirë mes mbrojtjes së shëndetit dhe ekonomisë.

Presidenti Trump dhe republikanët kryesisht anuan nga ekonomia. Zoti Trump mbështeti protestat kundër kufizimeve si rezultat i koronavirusit në disa shtete. Ndërsa demonstruesit e armatosur qëndronin në shkallët e kapitolit në Lansing të Miçiganit me 17 prill, Presidenti Trump shkroi në Twitter “ÇLIRONI MIÇIGANIN”.

“Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon rebelim kundër këtyre masave, nuk është gjë e vogël,” tha Gostin. “Kjo është një goditje shkatërruese për aftësinë e udhëheqësve të vendit dhe agjencitë publike të shëndetit për të luftuar aktualisht pandeminë.” “Jo vetëm që ishte e papërshtatshme, por ishte potencialisht shumë e rrezikshme,” shtoi zoti Markel.

Ai theksoi se më vonë autoritetet shkatërruan një komplot për të rrëmbyer guvernatoren e Miçiganit. Madje edhe maskat, një prej disa masave efikase parandaluese, u bënë pjesë e politikave partiake.

Presidenti Trump refuzoi përdorimin e maskës para gazetarëve ndërsa vizitoi një fabrikë makinash në maj, sepse siç u shpreh ai, “Nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë për ta parë atë.”

“Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë ku maska është simbol politik,” tha Gostin. “Kjo për shkak se Shtëpia e Bardhë e politizoi atë. U bë një çështje mes shteteve republikane dhe demokrate, kur në të vërtetë ne të gjithë po përpiqeshim të mbronim njëri-tjetrin.”

Festat në Shtetet e Bashkuara

Udhëheqësit nuk ishin të vetmit për t’u fajësuar. Duke mos përfillur paralajmërimet publike për shëndetin, amerikanët vazhduan të përhapin infektimet me virusin COVID-19.

“Duket se si vend jemi të paaftë për të bërë gjërat e vogla që do të na mbanin të sigurtë, si maskat apo distanca fizike,” tha Gostin.

Festat janë periudha të rrezikshme, kur njerëzit nuk mund të rezistojnë pa u mbledhur pa masa të mjaftueshme paraprake. Për shembull, infeksionet po binin gjatë fundit të majit dhe pastaj erdhi festa që kujton të rënët në luftë.

Pamjet nga plazhet dhe pishinat e tejmbushura me njerëz pa paska pushtuan rrjetet. Infektimet filluan të rriten përsëri dhe vazhduan deri nga mesi i korrikut.

“Pamë një rritje të madhe të infektimeve pas festës që kujton të rënët, pas festës së punonjësve dhe tani pas Ditës së Falenderimeve,” tha Gostin. “Dhe do të shohim përsëri pas Krishtlindjes.”

Rastet e përditshme të infektimeve të reja i kanë tejkaluar rekordet e mëparshme. Vdekjet e përditshme kanë arritur kulmin e muajit prill.

14 dhjetor – Transportohet doza e parë e vaksinës

Pavarësisht shumë dështimeve, ekspertët vlerësojnë administratën e Presidentit Trump për derdhjen e miliarda dollarëve për zhvillimin e vaksinës.

Administrata e quajti programin për zhvillimin e vaksinës “Operacioni Shpejtësia Marramendëse” (Operation Warp Speed) për të cilin kritikët thanë se nuk ngjalli besim se produktet e dala do të ishin të sigurta.

Por ekspertët thonë tani se gjithçka u bë me rigorizitet përmes një procesi rekord që mori më pak se një vit për të ofruar një vaksinë, për të cilën agjencitë rregullatore thonë se është e sigurtë dhe efikase. Ndërsa përfundon viti i pandemisë, vaksinat që mund t’i japin fund pandemisë kanë filluar të shpërndahen kudo.

Marrë nga: VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez