LIVE UPDATES
Bota

20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Pendarovski: Të drejtat e shqiptarëve nuk janë në dëm të maqedonasve

15 Gusht 2021, 15:23 Nga DOSJA
20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Pendarovski: Të drejtat e

MAQEDONIA E VERIUT-Vendimtare për suksesin në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ishte se ata që e nënshkruan atë nuk kishin ndërmend ta pengonin realizimin e saj, thotë Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski në një intervistë për DW.

DW: “E vështirë me të, edhe më e vështirë pa të”, ishte fraza që shoqëroi Marrëveshjen e Ohrit dhe përmendet madje edhe pas 20 vjetësh

Për maqedonasit, përmbajtja e marrëveshjes dhe të drejtat që marrin shqiptarët nuk ishin aq të diskutueshme, sa mënyra se si u arrit. Sipas mendimit tim, kjo është arsyeja kryesore pse marrëveshja kurrë nuk mori mbështetjen e shumicës mes maqedonasve dhe kjo është arsyeja pse unë e shoh sfidën kryesore për të gjithë ne, brezin aktual të politikanëve, për të shpjeguar se askush nuk mund të humbasë nëse dikush tjetër fiton të drejtat , veçanërisht në një situatë ku të drejtat që morën shqiptarët me Marrëveshjen e Ohrit nuk ishin në kurriz të humbjes së të drejtave të maqedonasve.

Në të njëjtën kohë, u shfaq një problem tjetër, i cili ekziston edhe sot. Gjegjësisht, të zhgënjyer nga mënyra se si bashkësia ndërkombëtare i zhvilloi negociatat, disa politikanë maqedonas filluan të hedhin në publik tezën se diplomatët e huaj, veçanërisht ata amerikanë, gjoja ndjekin politikë pro-shqiptare me qëllimin përfundimtar të shkatërrimit të vendit. Edhe pse motivet pse e bënë këtë janë krejt të parëndësishme, kjo shkaktoi dëme të mëdha në marrëdhëniet me partnerët strategjikë, sepse ata që përhapnin teza të tilla nuk ishin të gatshëm të shihnin logjikën e të huajve që këmbëngulën për një armëpushim të menjëhershëm që Maqedonia të mbetet një shtet unitar brenda kufijve të saj, sepse përhapja e konfliktit me siguri do të kishte sjellë një numër të madh viktimash dhe shpërbërje të shtetit.

Angazhimi i vazhdueshëm ndaj marrëveshjes ishte i nevojshëm për udhëheqësit e të dy bashkësive etnike, sepse për shumicën e maqedonasve marrëveshja konsiderohej kapitullim, dhe prej disa shqiptarëve vinin kritika se ajo nuk shkonte plotësisht në përputhje me kërkesat e UÇK-së në deklaratat e saj të para – për një zgjidhje territoriale të problemeve etnike. Sigurisht një parakusht kritik ishte sinkronizimi i pjesës evropiane dhe atlantike të aleancës perëndimore, e cila ndodhi në kohë, ndryshe nga konfliktet e mëparshme ballkanike.

DW: Cili ishte gabimi më i madh i negociatave të Ohrit?

Sipas mendimit tim, gabimi më i madh i negociatave të Ohrit është se nën presionin e dinamikës jashtëzakonisht të pafavorshme të ngjarjeve në terren, pjesëmarrësit në negociata nuk kishin kohë të angazhoheshin për të drejtat dhe statusin e bashkësive të tjera etnike dhe prandaj marrëveshja me të drejtë cilësohet si binacionale dhe kjo sigurisht që nuk është përparësi në një shoqëri multikulturore. Mbaj mend që atëherë presidenti u kritikua ashpra nga një pjesë e gardës së vjetër të nacionalistëve maqedonas të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe të Arteve, që në vitin 2001 propozoi shkëmbimin e njerëzve dhe territoreve si zgjidhje të konfliktit.

DW: Dy dekada më vonë, si e vlerësoni rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit?

Sa herë që i referohem rëndësisë së Marrëveshjes kuadër në një perspektivë historike, i kthehem rregullisht tezës kryesore të tekstit që kam shkruar për raportin e Komisionit të Tretë Ndërkombëtar për Ballkanin në 2004. Domethënë, si atëherë edhe sot besoj se marrëveshja ishte përgjigja më e mirë e mundshme e udhëheqjes politike ndaj sigurisë së brendshme të asaj kohe, kontekstit politik dhe historik. Argumenti më i mirë në favor të kësaj teze është se si atëherë dhe sot, edhe kritikët më të zjarrtë nuk janë në gjendje të ofrojnë një alternativë të zbatueshme për logjikën e saj themelore.

Suksesi në zbatimin e marrëveshjes nuk është për shkak të strukturës së saj pa të meta normative ose zgjidhjeve unike politike, sepse standardet kryesore të saj me modifikime të vogla janë në të gjitha dokumentet e ngjashme që përfunduan konfliktet, jo vetëm në rajonin tonë. Ishte vendimtare që ata që e nënshkruan atë nuk kishin ndërmend të falsifikonin realizimin e saj dhe të thoshin një gjë para të huajve dhe të bënin një gjë tjetër përpara elektoratit të tyre lokal. Pse e bënë këtë? Sepse nëse një marrëveshje politike nuk do të ishte arritur, alternativa për të gjithë ishte më se e qartë: shteti do të ishte ndarë brenda disa muajsh sipas linjave etnike me një numër të madh të vdekurish dhe të plagosurish nga të dy palët. Parimi im udhëzues në politikë ka qenë gjithmonë se paqja nuk ka alternativë. Kështu mendoja atëherë, kështu mendoj edhe sot./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota marreveshja e ohrit stevo pendarovski marreveshja e ohrit stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë