Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
TIRANË– Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur mbi raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në raportin e vitit 2018, KLSH ka konstatuar se dëmet në financat e shtetit kanë arritur në 1,7 miliard euro. Shifër të cilën, Meço e quan para të çuara dëm, të ardhura të paarkëtuara dhe taksa të shpërdoruara dhe për këto sipas saj ka vetëm një fajtor.
“Pushtetet abuzojnë, nuk japin llogari, nuk ndëshkohen e ndërsa na orientojnë drejt debatit të ethshëm politik, kanë mbaruar punë me miliardat që na marrin nga taksat tona. Zgjedhjet, sistemi, reformat, por njerëzit në zyra shteti e pushteti ndërkohë po bëjnë kërdinë me xhepat tanë. Derisa të nisë e të japë efekte reforma në drejtësi, SPAK-u, BKH-ja, sistemi i ri zgjedhor, zgjedhjet e reja…derisa, derisa…,”-shkruan Meço.
Postimi i plotë:
Ditën e djeshme, në raportin vjetor KLSH ka konstatuar se shkeljet e administratës për vitin 2018 arrijnë në një dëm ekonomik në vlerën e 1,7 miliardë eurove.
“Në total janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 213,9 miliardë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro: parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,1 miliardë lekësh ose 193 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 189,8 miliardë lekësh, afërsisht 1,518 milionë euro, nga e cila: 116 miliardë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro dhe 73,8 miliardë lekë, afërsisht 587 milionë euro në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve”, thuhet në raport.
Për vitin 2018, KLSH ka depozituar pranë prokurorive, 40 kallëzime dhe indicie penale edhe 1 dosje auditimi e përcjellë për vlerësim organit të Prokurorisë. Në 41 kallëzimet dhe indiciet penale të hartuara nga KLSH, janë ngarkuar me përgjegjësi penale 112 persona, nga të cilët: 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues të tjerë, 4 subjekte private, 49 nëpunës të tjerë.
(k.m.dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KORÇË– Një 28-vjeçar me iniciale XH.G., është marrë nën hetim pasi në lokalin e tij në Voskopojë, u gjetën e sekuestruan 8 njësi kompju...
BERAT- Një grabitje ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në zonën e ish-Kombinatit në Berat. Fasoneria ‘Center group’ ndodhet tek ish-Kombinati, ndërsa p...
DashiDashuria: Një Hënë miqësore sot do t’ju ftojë të keni besim në intuitat tuaja, gjërat që bëni me zemrën tuaj. Pasioni në krye për një person që e doni. Të ...
KORÇË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se një automjet ka p...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora. Teksa po fliste për ato që ai i quan ar...
TIRANË- Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, Nisma Thurje, një organizim qytetar, kanë njoftuar inicimin e një peticioni publik me moton R...
TIRANË- Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe sot pasdite në rrugën kryesore në Astir. Në këtë protestë edhe sot ka marrë pjesë dhe ish-deputeti i PD...
SHBA- Drejtori për Euroazinë në ‘Zërin e Amerikës’, Elez Biberaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në një fjalimin që ka mbajtur në cer...
TIRANË- I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, zv/ministri i brendshëm Julian Hodaj, sqaroi vendimin e miratuar nga qeveria p...
TIRANË- Marrja e tenderave ka qenë një debat që gjithmonë ka qenë në poltike, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën. Po kur akzuat mes palëve janë të forta, prov...