LIVE UPDATES
Aktualitet

13 persona në pranga! Të rinjtë kapen me drogë brenda hotelit, dhunë në familje, falsifikim parash. Veprat penale për të

29 Janar 2021, 09:53 Nga DOSJA
13 persona në pranga! Të rinjtë kapen me drogë brenda

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar brenda 24 orëve 13 persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikun e drogës, dhunë në familje, kanosje apo mashtrim. Kështu të ndaluar janë një 34-vjeçar dhe një 33-vjeçar nga Burreli të cilët janë kapur në ambientet e një hoteli me një sasi lëndësh narkotike të dyshuar si kokainë. Nga verifikimet ka rezultuar se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Komisariatit të Policisë Burrel.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 23-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në pranga kanë rënë dhe persona të tjerë të cilët kanë kryer vepra si mashtrim, vjedhje dhe dhunë në familje.

NJOFTMI I POLICISË:

13 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në 24 orët e fundit, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikun e drogës, dhunën në familje, kanosjen apo mashtrimin.Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 shtetas, tre prej tyre të shpallur në kërkim.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve T. S.(Ll.)., 34 vjeç dhe B.(M). Gj., 33 vjeç, banues të dy në Burrel, pasi në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit në dhomën e tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Nga verifikimet ka rezultuar se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Komisariatit të Policisë Burrel.Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. N., 23 vjeç, për veprat penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur një shtetase.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Xh., 57 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. H., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur K. S., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një levë metalike me majë të mprehtë që shërben për hapjen e dyerve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Nga specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar u bë ndalimi i shtetasit D. K., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”, pasi në një pikë karburanti ka përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:Sh. M., 60 vjeç, H. B., 55 vjeç, A. Sh., 35 vjeç dhe G. K., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;F. M., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;I. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Golf” është përplasur me mjetin motor me drejtues N. T., i cili dyshohet se ka bërë një manovër të gabuar. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, shtetasi N. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 13 arrestime ne tirane 13 arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale