"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
12 vite burg më pak! Paradoksi “ulet” këmbëkryq, nga ndryshon kaq shumë vrasja e Klodian Rashës me atë të George Floy
14 Korrik 2021, 19:54Nga DOSJA
TIRANË– Në 25 maj 2020, në Minneapolis, Minesota në Shba u vra një burrë me ngjyrë i moshës 46-vjeçare. Ngjarja nuk ishte një krimi i rëndomtë pasi George Floyd u vra nga një oficer police. Oficeri Derek Chauvin, siç e kanë treguar më pas dhe pamjet filmike, i ka vendosur Floyd këmbën në fyt për 9 minuta teksa ai ishte i shtrirë me fytyrë ne tokë çfarë ka shkaktuar dhe bllokimin e frymëmarrjes e më pas vdekjen e Floyd.
Arsyeja? Floyd u arrestua me dyshimin se përdori për të paguar një faturë të falsifikuar.
Megjithëse video e lëshuar tregon se si ai ka thënë vazhdimisht se nuk mundej të merrte frymë, oficeri nuk e ka ndalur veprimin dhe pse Floyd ishte pa lëvizje dhe nuk kishte puls.
Ngjarja është e pazakontë për Amerikën, zemërimi i popullit arriti kulmin dhe protesta dhe demonstrate masive u bënë në të gjithë botën kundër përdorimit të forcës së tepërt nga policia, mungesës së përgjegjësisë së policisë dhe racizmit të policisë. Protestat në zonën metropolitane Minneapolis-Saint Paul u bënë të dhunshme pasi një zonë policie dhe dy dyqane u dogjën dhe dyqanet u plaçkitën. Disa demonstrues u përplasën me policinë, të cilët qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Dy autopsitë zbuluan se vdekja e Floyd ishte një vrasje. Chauvin u akuzua për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe tre oficerët e tjerë janë akuzuar për ndihmë dhe nxitje të vrasjes së shkallës së dytë. Dënimi që mori Chauvin ? 22 vjet e gjashtë muaj burg!
Në Shqipëri, Më 8 dhjetor 2020, në kulmin e pandemisë COVID-19, pas mesnatës, në zonën e Laprakës, polici i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha, pasi ky i fundit nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Hajdaraj u arrestua menjëherë dhe ndaj tij nisi procesi i gjykimit, ndërkohë që vrasja hapi një valë zemërimi ndaj qeverisë dhe ish-ministrit të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Për ditë me radhë, qindra të rinj, pa lidhje me partitë politike protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e Lleshajt, e cila erdhi disa ditë pasi përplasjet degjeneruan në shkatërrim dhe revoltë masive nëpër rrugët e Tiranës.
Pas 7 muajsh, Gjykata vendosi që të dënonte efektivin e Policisë së Shtetit me 15 vite burg, por duhet theksuar se Hajdaraj përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Çka do të thotë se detyrimi i tij ndaj ligjit është vetëm 10 vjet heqje lirie, pa përfshirë kohën që ka kaluar në paraburgim, e cila gjithashtu do të zbritet nga dënimi.
Këto dy raste aq të ngjashme kanë ngjallur një valë krahasimi në rrjet; a ishte i drejtë dënimi ndaj efektivit që qëlloi ndaj Rashës?
(k.m.m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
POGRADEC– Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen numër 4 në qytetin e P...
Aktualitet14 Korrik 2021, 19:34
TIRANË– Administratori i një prej kompanive të përgatitjes së uniformave të Policisë së Shtetit, D&E Shpk, Ismail Kadiu, ka reaguar publikisht pas heti...
ELBASAN- Shyhet sërish seanca gjyqësore kundër Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sipas “Ora”, shkak për shtyrjen e...
TIRANË– Zbulohen detaje lidhur me identitetin e Florida Beut, e reja që kërkonte me doemos një vend punë si punonjëse civile, pranë Ministrisë së Pun...
TIRANË– Abuzimi me tenderin e kanalit të ujit, me vlerë 24 milionë lekë, nga kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe biznesmeni Bujar Murati, bashkë...
TIRANË– Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku protagoniste është një e moshuar, e cila është përballur me efektivët e Policisë Bashkiake, ndaj si z...
Megjithëse fiskalizimi ka nisur fazën e dytë më 1 korrik për 34 mijë biznese të gjithë vendin dhe shumë subjekte po bëheshin gati për sistemin e ri të faturimit...
Prej më shumë se dyjavësh qyteti i Peqinit ishte i mbuluar nga tymi i plehrave të landfillit illegal.Tonelatat e e plehrave të bashkisë së Peqinit dhe të Rrogoz...