"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model për këtë proces...
Aktualitet
110,000 mjete më shumë në rrugë, DPSHTRR: Aksidentet kanë rënë në muajt e fundit
20 Nëntor 2021, 15:05Nga DOSJA
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se numri i viktimave në aksidente rrugore me pasoja fatale ka rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit në vendin tonë. Kjo edhe pse kemi 110,000 mjete më shumë në qarkullim gjatë kësaj periudhe. Në njoftimin e bërë, DPSHTRR njofton se kemi ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve.
Ulje tregojnë shifrat e aksidenteve me pasoja nga drejtuesat e mjetit të moshës deri 24 vjeç dhe shumë më pak aksidente nga drejtues mjeti të moshave 25 deri 34 vjeç.
“10-mujori 2021 dhe krahasimi me po atë periudhë të 2018, 2019-ës (viti 2020 ka qenë me qarkullim të kufizuar nga masat anti-Covid19) për aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë. Kemi ulje të ndjeshme të aksidenteve nga moshat e reja, ulje edhe nga moshat 35 deri 60 vjeç! Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat! Ndikim ka pasur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundravajtësve. Statistikat sinjalizojnë rritje fatalitetesh nga pakujdesia e këmbësorëve në kalimin e karexhatave, tregues që kërkon punë me ndërgjegjësimin, infrastrukturën e sinjalistikën rrugore, edukimin dhe kujdesin me këtë kategori vulnerabël!”-njofton DPSHTRR.
Përfundimisht sherri i grave është i hidhur edhe kur nuk ka shkak. Gratë e një pallati kanë përfunduar në sherr masiv I thanë burime policore gazetës Si, duke i...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur mbeturinat në pyllin e Sodës. Nga Durrësi, aty ku së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, M...
LEZHË– Policia ka sqaruar të gjithë ngjarjen që ndodhi më 13 nëntor brenda një lokali në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Policia në njoftimin e bërë pub...
SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë ditën e sotme gjashtë punonjësit e call center të cilët u vunë në pranga 2 ditë më parë. Për të rinjtë është ven...
TIRANË– Banorët e Shkozës kanë protestuar ditën e sotme sërish pasi pretendojnë se ARSH ka ndryshuar projektin dhe në këtë mënyrë preken të gjitha sh...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta është përgjigjur deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një mesazhi të publikuar ...
DURRËS– Biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca iu është sulur fermerëve që dolën në rrugë për të kërkuar...
SHKODËR – Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona ditën e sotme dhe njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim prej kohësh nga Policia holandaze.&E...