LIVE UPDATES
Aktualitet

E shikonin si të çmendur! Sherr mes grave, prisnin më kot të përfshiheshin e burrat

20 Nëntor 2021, 14:39 Nga DOSJA
E shikonin si të çmendur! Sherr mes grave, prisnin më kot

Përfundimisht sherri i grave është i hidhur edhe kur nuk ka shkak. Gratë e një pallati kanë përfunduar në sherr masiv I thanë burime policore gazetës Si, duke i treguar se si mëria e dy prej tyre futi në garë për të rrahur edhe të tjerat, si kushërira, halla e mbesa. Kallzimi u mbajt pranë policisë së Farkës dhe denoncuesja e parë ka inicialet F. C.

Ajo ka marrë në telefon policinë kur gjendja ka dalë nga kontrolli dhe kur aty janë mbledhur të gjitha mbështetëset e secilës palë që kanë rrëmbyer hunj e gurë.

Kur aty mbërritën dhe meshkujt, konflikti fizik kishte përfunduar ndaj ata i qëndruan larg përplasjes me njëri tjetrin , megjithëse rezulton se vetëm më i vogli , që është djali i njërës nga protagonistet në një moment e ka humbur qetësinë dhe ka ofenduar. Të gjitha këto u mbajtën shënim nga posta e Farkës nën varësi të komisariatit policer numër 1 në Tiranë

“Po zihem me fqinjën, dhe po përleshemi të gjitha – tha gruaja në numrin pa pagesë të sallës operative. Në fakt ajo e njoftoi policinë mbasi burrat që kishin njoftuar të dyja palët lidhën duart dhe nuk u rrahën si ato. Fqinja sipas veprimeve të policisë ka inicialet T. D. Ajo nga ana e saj tha “kam pula dhe i mbaj jashtë pallatit dhe po shkoja t’i shikoja. Komshia tha në rast se e ke marrë plakën ta mbash në shtëpi, fute brenda dhe mos na i le nëpër shkallë. Paditësja këmbëngul se mbasi i kërkoi këtë gjë befas fqinja u drejtua për nga ajo dhe i zgjati duart duke e kapur në fyt.

E kapa T. nga bluza, pranë sa erdhi mbesa e saj , pranë meje erdhi mbesa ime, T.. mori një dru të kalbur dhe më qëlloi”- kujton gruaja për përleshjen. Ajo pretendon se ka dhimbje në kokë nga tërheqja e flokëve që secila i bëri tjetrës si dhe të gërvishura në fytyrë

Sulmuesja…

Po është e vërtetë, po ngjisja shkallët- argumentoi gruaja tjetër dhe fqinja më tha: Ti ke sjellë një plakë nga fshati dhe ajo na ka bërë magji fëmijëve. Më pas ajo pretendoi se i kam bërë rrobat me baltë, ndaj shkova dhe i futa duart në fyt dhe aty erdhën fëmijët e vëllezërve dhe të motrave për të na ndarë.

Kur njëra nga gratë ka marrë një shkop që e goditura e përshkruan si “ hu” , palët mbështetëse nuk kanë hezituar por janë përleshur. Derisa aty janë përfshirë edhe gratë e tjera që janë shtyrë derisa njërën prej tyre e kanë future brenda në shtëpi.

Policia detajon për gazetën Si se mbasi u rrahën gratë morën në telefon burrat dhe fëmijët duke deklaruar “ hajdeni se jemi zënë”. Më pas konflikti u raportua në polici. Kur në sherr janë përfshirë edhe burrat, njëri ndër ta që është djali I gruas së sulmuar, ka ofenduar fqinjën që pretendonte se po shkonte tek pulat “ se ti je e sëmurë mendore”. Policia mbërriti dhe shoqëroi dy gratë duke udhëruar ekspertizën . Njëra me inicialet F.C ka dëmtime në hundë dhe thotë se ka dëmtime në qafë. Tjetra thotë se ka dhimbje koke dhe kishte patur gjakrrjedhje nga hundët por ja kishte fshirë mbesa .

Policia i tha gazetës “Si” se mbasi i ka qetësuar , agjentët janë rikthyer për t’i marrë në pyetje. Ajo që pranoi se i kishte future duart në fyt kësaj radhe e ka mohuar por veçse është justifikuar “e shtyva” , ndërsa tjetra që gjeti një shkop e përshkroi “ ishte i kalbur dhe u thye’

Policia e pyetur nga gazeta Si për shkaqet e grindjes pranoi se ka kërkuar motivet e vërteta të konflikteve mes dy grave. Në këtë pikë ato kanë qenë njëkohësisht të sinqerta. “ nuk është rasti i parë që zihemi- tha T. D, mbasi në verë u zumë për shapkat në apartament. Ajo thoshte që ja kisha marrë unë, ndërkohë që i kishte veshur.

Gruaja tjetër e akuzon “ ti nuk je në terezi nga trutë”. Ndërkohë të pyetura nga policia janë edhe mbesat e dy grave rivale. Të dyja akuzojnë kundërshtaret . Dëgjova në shkallët e pallatit dhe dola për të parë çfarë po ndodhte. Pashë hallën me buzën të çarë dhe të çjerrë nga qafa , ndërkohë që fqinja kishte një shkop në dorë. Kur ndërhyra shkopi nuk e kapi hallën por më kapi mua. Mendoj që fqinja vuan nga problemet mendore ndaj na sulmon dhe ndaj e sulmoi hallën. Mbesa tjetër kundërshton duke thënë se “ po e rrihnin dhe nuk i lejova dhe nuk e di ende se çfarë kanë me ne”.

Policia në përfundim mbasi mori dëshmitë e grave që panë skenën e pakuptimtë dhe pasi pyeti dhe burrat që pranojnë se u telefonuan për mbështetje, do ti referojë të dyja ato për akuzën e “ dëmtimeve me dashje”, parashikuar nga neni 90 I Kodit Penal

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sherr në tiranë tirane sherr në tiranë tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet