"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Aktualitet
Deklaratat e Bashës/Presidenca: Ai iu lut në gjunjë, me lot në sy Presidentit për..
20 Nëntor 2021, 11:47Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta është përgjigjur deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një mesazhi të publikuar nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi në rrjetin social Facebook. Blushi e cilëson Bashën si kontribuuesin kryesor të Rilindjes, teksa thotë se kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.
Teksa rendit disa nga shkaqet që sipas Blushit çuan opozitën drejt greminës si bojkoti i reformës administrative-territoriale, djegia e mandateve të deputetëve, zerimi i opozitës në pushtetin vendor, po ashtu ai thotë se kreydemokrati i është “lutur me lot në sy” Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore .
POSTIMI I TEDI BLUSHIT:
Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021. Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore: 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale; 2. Bojkoti i reformës në drejtësi; 3. Djegia e mandateve të deputetëve; 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor; që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.
Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje. Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.
Ditën e djeshme, kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka deklaruar në një intervistë për VOA se në trekëndëshin e të keqes janë më shumë se tre persona, janë lidhjet me oligarkët dhe krimin kundër interesave të qytetarëve. Basha deklaroi se qasja e Metës para zgjedhjeve ishte ajo që shkatërroi frymën opozitare në 25 prill.
DURRËS– Biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca iu është sulur fermerëve që dolën në rrugë për të kërkuar...
SHKODËR – Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona ditën e sotme dhe njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim prej kohësh nga Policia holandaze.&E...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama këshilloi zëvendës ministrin e bujqëisë, Roland Kriston që të zgjohet nga Durrësi. Teksa po prezantonte buxhetin për se...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se së shpejti do të hapet shkolla profesionale e peshkatarëve. Nga qyteti i Durrësit, aty ku pre...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca prezantuan ditën e sotme buxhetin 2022 për peshkatarët. Rama u ka premtuar pesh...
TIRANË – Policia ka arrestuar ditën e sotme 16 persona për shkelje të ndryshme të ligjit si plagosje me thikë, dhunë në familje, konsumim lëndësh na...
TIRANË– Një telefonatë për vendndodhjen e Sherif Mukajt është kryer ditën e sotme nga një person. Ky i fundit ka bërë të ditur se ka parë në një loka...