"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
11 vatra zjarri AKTIVE/ Situata ende problematike në Shqipëri, flakët afrohen pranë banesave në Pukë dhe Kukës, ndihmon p
21 Gusht 2021, 09:25Nga DOSJA
TIRANË– Jemi në ditën e 27-të të zjarreve që kanë pushtuar territorin e Shqipërisë. Sot janë 12 vatra aktive zjarri që vijojnë të djegin sipërfaqe toke e pyjesh në vendin tonë. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë situata me zjarret më problematike është në fshatin Srriqe të Fushë Arrëzit zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj. Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndërsa nga toka po punojnë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor.
Në bashkinë Kukës, në Majën e Rrunës vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor vështirëson ndërhyrjen nga toka, megjithatë FA, zjarrfikësit dhe punonjësit e pushtetit vendor janë duke punuar për izolimin e flakëve.
SITUATA E ZJARREVE NË VEND:
Qarku Lezhë 1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit në drejtim të fshatit Xhuxh është nën kontroll. Në drejtim të fshatit Hebe vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët dhe momentalisht nuk ka rrezik per banesat. Po monitorohet nga forcat në terren nga autoritetet lokale.
2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët. Po vijon puna për normalizimin e situatës nga FA, autoritetet lokale dhe vullnetare.
3.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Vatra e zjarrit është aktive me intensitet të ulët dhe djegie sipërfaqësore në malin Munellë. Vatra po monitorohet nga autoritetet lokale.
Qarku Shkodër 1.Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë – Vatra e zjarrit vazhdon aktive. Në terren janë angazhuar FA, zjarrfikesit lokale dhe punonjesit e sherbimit pyjor.
2.Bashkia Fushë-Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit vazhdon me intensitet të ulët dhe i gjithë perimetri i tij është nën kontroll. Në terren janë angazhuar autoritetet lokale per mbajtjen nën kontroll te vatres dhe shuarjen e saj.
3.Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga forca të pushtetit vendor.
4.Bashkia Fushë-Arrëz, njësia administrative Qafë-Mali, fshati Srriqe – zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj. Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndersa nga toka po punojne Forcat e Armatosura, zjarrfikesit e bashkise dhe punonjes te njesise administrative dhe sherbimit pyjor.
Qarku Kukës 1.Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor veshtireson nderhyrjen nga toka, megjithate FA, zjarrfikesit dhe punonjesit e pushtetit vendor jane duke punuar per izolimin e flakeve.
2.Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, zjarri është nën kontroll dhe po mbahet në monitorim nga sherbimi pyjor.
Qarku Elbasan 1.Bashkia Elbasan, zjarri në fshatin Mamel, njësia administrative Gracen, mbi tunelin e Qafë Krrabës është shuar.
Qarku Dibër 1.Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Zjarri është izoluar dhe po digjen trungje e lëndë drusore me intensitet të ulët brenda vatrës së zjarrit. Po mbahen nën monitorim vatrat e zjarrit në Kaçni dhe Qafë Murrë nga punonjesit e njësisë administrative Selishtë.
Qarku Vlorë. 1.Bashkia Himarë – Vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Vishnjës”, vazhdon të jetë aktive. Zjarri nuk ka patur zhvillim të mëtejshëm por digjen vetëm trungje dhe humus brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe nuk mundëson ndërhyrjen me forca.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë. Nga përplasja e makinave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ka mbërritur ...
SHIJAK– Qyteti i Shijakut është kthyer në një zonë problematikë për banorët e zonës për shkak të mospastrimit të mbeturinave nga koshat për ditë me radhë. Zgjid...
ELBASAN– Tre persona janë vënë në pranfa ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Elbasan pasi akuzihen nga policia e Elbasanit për gër...
TIRANË– Komentatori i njohur sportiv, Kostandin Grillo është në gjendje më të mirë shëndetësore. Këtë lajm e ka treguar miku i tij, gazetari Ervin Baku, i ...
DURRËS– Policia e Portit të Durrësit ka arrestuar Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Osmani rezulton një person i shpallur në kë...
FIER– Dy automjete kanë dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Levan. Makinat kanë përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës. Tre persona kanë mb...
Aktualitet21 Gusht 2021, 08:48
VLORË– Pamjet më poshtë janë nga fshati Babicë i Vlorës, aty ku u gjet i pajetë brenda makinës 25-vjeçari. Policia ende nuk ka bërë të mundur identi...
FIER– Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Levan la tre persona të plagosur, të gjitha gra. Tre të aksidentuarit, edhe gruaja nga ...
FIER– Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan paraditen e sotme ku drejtuesi i mjetit tip ‘Toyota’ ka aksidentuar një 62-vjeçar i cili po lëvizte me ...
VLORË– Kjo është makina në të cilën u gjet i vrarë 25-vjeçari në Babicë të Vlorës. I riu dyshohet se është ekzekutuar me tre plumba, ndërsa 1 një pr...