LIVE UPDATES
Politike

Zyrtarisht në fushatë! PS e PD mbajnë mitingje në sheshet kryesore në të njëjtën orë, Basha mbledh qindar demokratë me

25 Mars 2021, 06:56 Nga DOSJA
Zyrtarisht në fushatë! PS e PD mbajnë mitingje në sheshet

TIRANË– 25 mars, nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare! Pasditja e sotme mblodhi dy partitë më të mëdha në vend, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, të cilat në sheshe e formate të ndryshme, çelën fushatën elektorale.

Në orën 17:00 demokratët me makina dhe në këmbë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” me flamujt kuqezi e ngjyrë blu në duar, ku me ovacione pritën dhe përshëndetën kryedemokratin Lulzim Basha. Njëri pas tjetër, të 222 kandidatët e PD-së ngritën dy gishtat lart dhe përshëndetët mbështetësit e tyre. Duke qenë të shumta në numër, Partia Demokratike nuk arriti të respektonte masat anti-covid, edhe pse herë pas here bëhej thirrje për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave.

Vetë kryedemokrati Basha, në fjalën e tij kërkoi ndihmë nga qytetarët shqiptarë për të laruar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Në fund, ai u suprizua edhe nga familja e tij, pasi e shoqja Aurela dhe dy vajzat u ngjitën në podium për ta përqafuar.

Kryeministri Edi Rama e nisi fushatën më herët. Nga Stambolli, kryeministri Edi Rama ka premtuar se në Shqipëri do të sjellë shumë doza vaksinash si një “kalë” beteje për 25 prillin. Kjo pasi sipas tij, nëse nuk e bën qeveria e tij, nuk e bën dot askush tjetër. Duke lëshuar kështu të parin mesazh e premtim elektoral, ndërsa lë të kuptohet se pandemia e COVID-19 do të përdoret nga socialistët si çështja kryesore e fushatës. Dhe pas pak orësh në aeroportin e Rinasit mbërritën 192 mijë doza vaksinash kineze, nga 1.2 milion që kryeministri Rama tha që kishte siguruar.

Ndryshe nga Partia Demokratike, Parti Socialiste e nisi fushatën krejt ndryshe. Në sheshin “Skënderbej”, kishin vendosur 153 karrige për vetëm kandidatët për deputetë dhe pa asnjë mbështetës apo qytetar në shesh. Vetë kryeministri Edi Rama tha se mbështetësit e tij janë online, në Facebook, ku po e ndiqnin mbi 20 mijë persona.

Në këtë mënyrë, ai akuzoi kryedemokratin Basha se po reklamonte vdekjen me grumbullimet që kishte bërë. Rama e quajti kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën një kukull. Rama tha se kur del në ekrane, Basha është një kukull e tundur sipas tij nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ndërsa kur largohet është një kukull që fle. Sulmin e ilustroi edhe me një fotomontazh, ku të 4 politikanët shiheshin pas hekurave, si një mesazh që sipas Ramës, Basha-Meta-Kryemadhi-Berisha kanë frikë nga Reforma në Drejtësi. Kryeministri deklaroi gjithashtu se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të finalizojë reformën në Drejtësi. Rama tha se mandati nuk është për karrigen e askujt, por që Shqipëria të ecë përpara.

Tashmë, deri më 25 prill, të gjitha partitë politike do të ‘shfrytëzojnë’ çdo ditë për të takuar dhe për të fituar votëbesimin e qytetarëve në mënyrë që të sigurojnë “timonin” e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

(k.m;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fushata elektorale ne shqiperi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 fushata elektorale ne shqiperi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 25 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, së fundmi ka folur në lidhje me shembjen e një pjese të Matarnitetit, temë e cila ka ngjallur shumë deb...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet