LIVE UPDATES
Politike

Dy orë para nisjes së fushatës, Meta: Denonconi krimin zgjedhor, demaskoni çdo veprim, që përbën shkelje të së drejtës

25 Mars 2021, 14:15 Nga DOSJA
Dy orë para nisjes së fushatës, Meta: Denonconi krimin zgjedhor,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka prezantuar nismën e  tij “Denonco krimin zgjedhor” vetëm dy orë para se të nisin mitingjet e dy partive më të mëdha politike në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se se çdo qytetar duhet të denoncojë dhe të demaskojë çdo veprim që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës apo që dëmton procesin zgjedhor.

Në ‘dritaren’ e tij, Meta fton çdo qytetarë që të bëjë denoncimin, të mos hezitojnë, të mos tremben, por me kurajo dhe pa hezitim, të denoncojnë në mënyrë të dokumentuar, me çdo mjet, me zë dhe me figurë, çdo veprim të kundraligjshëm.

Statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë, Nga sot na ndajnë vetëm 30 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Për këtë arsye dua të ndaj me Ju nismën time “DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR”, ku çdo qytetar mund të denoncojë dhe të demaskojë çdo veprim, që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës apo që dëmton procesin zgjedhor! Krimi zgjedhor, godet dhe shtrembëron vullnetin e zgjedhësit, instalon autokracinë dhe rrezikon demokracinë, duke përdhosur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtat, liritë dhe vlerat universale, që mbrohen prej saj. Rreziku i shit-blerjes së votës është i pranishëm dhe kërcënues. Prandaj të gjithë bashkë, ne duhet të jemi barrikadë për të ndalur një herë e mirë, këto veprime të shëmtuara dhe të papranueshme për një vend demokratik!

Demokracia merr kuptim vetëm nëse qytetarët, mbrojnë të drejtat e tyre duke refuzuar e denoncuar çdo përpjekje, që shtrembëron vullnetin e tyre në zgjedhje. Ne duhet denoncojmë hapur dhe pa hezitim çdo krim zgjedhor. Për këtë arsye kam vendosur t’i jap udhë një nisme, që synon realizimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standardeve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese ku përfshihet e drejta e votës së lirë. Për këtë qëllim kam zgjedhur si bashkëpunëtor kryesor qytetarët e Shqipërisë, unitetin e të cilëve, përfaqësoj, pasi ky proces zgjedhor është i një rëndësie mbarëkombëtare. Që nga sot, kam vendosur t’u vë dispozicion të gjithë qytetarëve një dritare të re të mbrojtjes së votës së lirë me moton, “DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR”. Kjo dritare shfaqet në faqen e institucionit të Presidentit të Republikës dhe çdokush, mundet të denoncojë çdo fenomen negativ, që ka lidhje me procesin zgjedhor. I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të mos hezitojnë, të mos tremben, por me kurajo dhe pa hezitim, të denoncojnë në mënyrë të dokumentuar, me çdo mjet, me zë dhe me figurë, çdo veprim të kundraligjshëm, ku përfshihen :

? Çdo lloj veprimi, që përbën kanosje apo dhunim të zgjedhësve, apo subjekteve zgjedhore, apo çdo shkelje, që i bëhet të drejtës së votës së qytetarëve;
? Çdo veprim, që synon të pengojë ushtrimin e të drejtave nga subjekteve zgjedhore gjatë këtyre zgjedhjeve;
? Të denoncohet çdo falsifikim që mund të tentohet t’i bëhet materialit zgjedhor apo rezultatit të zgjedhjeve;
? Të denoncohet çdo veprim, që synon të dëmtojë materialet zgjedhore;
? Të denoncohet çdo veprim apo mosveprim, që dhunon votimin e fshehtë;
? Të denoncohet çdo përpjekje apo veprim, që synon votimi më shumë se një herë;
? Të denoncohet çdo veprim që synon korrupsionin aktiv apo pasiv në zgjedhje;
? Të denoncohet çdo tentativë apo përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore;
? Të denoncohet çdo lloj veprimi që synon pengimin e zgjedhësit në votime;
? Të denoncohet çdo shkelje e së drejtës së zgjedhjes;
? Të denoncohet çdo veprim, që synon të tërheqë apo të përdorë në mënyrë të paligjshme dokumenta të identifikimit të personave të tjerë;
? Të denoncohet pa hezitim, çdo anëtar i Forcave të Armatosura apo i Policisë së Shtetit, i cili shpërdoron detyrën, duke u angazhuar politikisht, apo duke mbështetur me veprime apo mos veprime një forcë politike.

Denonconi dhe demaskoni çdo gjë, që ju duket e parregullt, e paligjshme, e pamoralshme, që tenton të manipulojë zgjedhësit, zgjedhjet, procesin e votimit, votën e lirë dhe vullnetin e qytetarëve. E thërras këtë Aleancë me qytetarët, me moton “DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR”, për të sensibilizuar ,mbështetur, nxitur dhe përkrahur drejtpërdrejt çdo qytetar, apo dhe funksionar publik të përgjegjshëm, që të denoncojë cdo veprim të paligjshëm në organin e Prokurosisë, KQZ, dhe tek Presidenti i Republikës, me qëllim që askush të mos i shmanget drejtësisë dhe çdokush të vihet përballë përgjegjësisë sipas ligjit. Përmes kësaj Aleance, ne bashkë do të garantojmë në mënyrë të padiskutueshme, se kushdo që tenton të prekë votën e lirë, nuk do të ketë shpëtim.

Kushtetuta parashikon se e drejta themelore për të zgjedhur dhe respektimi i parimit të pluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë demokratik dhe secili prej nesh ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime. Presidenti i Republiës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e çdo denoncimi, dhe bërjen publike të fakteve që lidhen me ndërhyrjet e paligjshme në procesin zgjedhor. Vetëm përmes garantimit të ushtrimit të së dejtës themelore të votës dhe realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do t’i japim fund krizës së legjitimitetit dhe të përfaqësimit, që ka përfshirë institucionet kryesore të shtetit, do të zhbllokojmë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe do të garantojmë se do të qeverisemi sipas vullnetit real të sovranit. Presidenti i Republikës është i hapur të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë ata, që kanë për detyrë mbarëvajtjen apo monitorimin e procesit zgjedhor, për të garantuar se çdo fenomen negativ, që përbën vepër penale, të evidentohet, rregjistrohet dhe të hetohet brenda një afati të arsyeshëm.

Sot ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. PS dhe PD do të prezantohen sot zyrtarisht me planet e tyre para shqiptarëve, të ndara vetëm pak metra nga njëra-tjetra. Kryeministri Edi Rama ka nisur me premtimin se do të sigurojë vaksina, duke kërkuar një mandat të tretë, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite demokraci. Ndërsa ende s’ka kundërpërgjigje nga kryedemokrati Basha kërkon rotacion politik.

Lajmi kryesor: Zyrtarisht në fushatë! PS e PD planifikojnë miting në sheshet kryesore në të njëjtën orë, Rama dhe Basha publikojnë spotet elektorale (ORË PAS ORE)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fushata elektorale ne shqiperi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 fushata elektorale ne shqiperi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 25 Mars 2021, 12:26

KAMËZ– Banorët në Bathore të Kamzës kanë denoncuar se sipas tyre, qeveria po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale. Një kryefamiljar ka treguar p...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta