LIVE UPDATES
Politike

Monika Kryemadhi shkon në Vlorë për 28-nëntorin, fton Luan Ramën në tapetin e kuq: Hajde ecim këtu! Meraku mos i rrëzohe

28 Nëntor 2020, 10:50 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi shkon në Vlorë për 28-nëntorin, fton Luan

VLORË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Vlorë për ceremoninë e 28-nëntorit. Në emër të LSI-së ajo vendosi një kurorë në shenjë nderimi dhe respekti për Ismail Qemalin. Në momentin që shkon të vendosë kurorën, Kryemadhi dëgjohet të ftojë Luan Ramën në tapetin e kuq.

“Do ecim këtu Luan,”- thotë ajo dhe ai i bashkohet.

Më pas të dy vendosin kurorën me shumë merak se mos u rrëzohet.

“S’ka ku rri, do na rrëzohet…ja ta rregullojmë,”- thotë Kryemadhi dhe e sistemojnë disi kurorën.

Rastësisht pranë Kryemadhi afrohet një vajzë e vogël me emrin Amar dhe i kërkon foto. E veshur me bluzën me shqiponjë, vogëlushja kërkon foto me Kryemadhin dhe kjo e fundit nuk ia mohon.

“Pa patjetër, ku e do…dalim atje? E do që të dalin dhe kurorat…si e ke emrin Amar? Uaa sa e bukur. Hajde ta bëjmë dhe një tjetër. Çfarë do bëhesh kur të rritesh? Doktoreshë, ua sa mirë se na kanë ikur doktoreshat. Të rujt Zoti,”- thotë Kryemadhi pas takimit me miken e vogël dhe më pas mban fjalën për mediat.


Fjala e plotë

Gëzuar festën të gjithëve! Më shumë se ju në Vlorë që e ndjeni, ndjejmë edhe ne këtë kënaqësi dhe prezencë në këtë ambient të jashtëzakonshëm. Do të dëshiroja që të falënderoja të gjithë popullin vlonjat, për shkak të mikpritjes që i bëri Ismail Qemalit dhe të gjithë firmëtarëve të pavarësisë, ku ata ishin mikpritësit dhe krijuan këtë ditë të shenjtë për Shqipërinë, që është 28 Nëntori, dita e Pavarësisë, ku 108 vite më parë, burra dhe gra, por mbi të gjitha të gjitha mendjet e ndritura që bashkuan të gjithë shqiptarët, sfiduan të keqen e asaj kohe, që ishte lufta më e madhe përballë pushtimit, por mbi të gjitha ishte ajo që ne e quajmë fitore mbi të keqen dhe për të krijuar çdo lloj identiteti kombëtar, në mënyra nga më të ndryshmet kërkonin të zhduknin ekzistencën shqiptare. Ne sot në emër të LSI-së kemi vendosur një kurorë, në shenjë nderimi dhe respekti. Por jo vetëm kaq. Nëpërmjet këtij evenimenti dhe kësaj date të shënuar, ne duam të rikujtojmë edhe njëherë se është shumë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër ajo që themi, bashkimi i të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Bashkimi i të gjithë shqiptarëve nuk do të thotë thjesht bashkim si individ, por do të thotë bashkim vlerash, bashkim idesh, bashkim dashurie, solidaritet me njëri tjetrin, aq më shumë në këtë vit të mbrapshtë, që është viti i kësaj situate që ka shkaktuar pandemia. Aq më shumë, por jo më larg se dy ditë më parë u bë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ku shumë shqiptarë humbën jetën. Dhe sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për bashkimin, solidaritetin, vëllazërinë për njëri tjetrin, për t’iu dhënë njerëzve shpresë, për t’iu dhënë njerëzve mundësi më shumë për të jetuar dhe për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë kjo ditë ka simbolikën e saj jo vetëm për sa i përket identitetit tonë kombëtar, por sot më shumë se kurrë kjo ditë duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë shpopullim të mbrapshtë që ka nisur në Shqipëri, ku me qindra e mijëra të rinj e të reja po largohen nga Shqipëria. Detyra e të gjithë politikanëve pa dallim të flamujve të tyre politikë, vetëm në një flamur “Kuq e zi”, t’u bëjmë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve tanë, kudo që janë në të gjithë botën, të kthehen në Shqipëri. Sot Vlora është shtëpia e të gjithë shqiptarëve në këtë ditë flamuri, në këtë ditë të mrekullueshme, si 108 vite më parë, që të gjithë mendjet e ndritura të Shqipërisë u kthyen për të përballuar atë evazion të së keqes në Shqipëri, sot më shumë se kurrë edhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe këtë mbytje të varfërisë dhe të mungesës së shpresës, me bashkimin të gjithë bashkë, për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ju faleminderit, gëzuar festat, mbarësi të gjithëve. Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullime të rinjsh e festime masive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 28 nentor 1912 monika kryemadhi shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet 28 nentor 1912 monika kryemadhi shpallja e pavaresise se shqiperise shqiperia 108 vite shtet

Sondazh

Poll
Politike 27 Nëntor 2020, 22:07

TIRANË- Ditën e djeshme disa shtete nisën konfiskimin e pasurive shqiptare, pas humbjes së gjyqit të qeverisë shqiptare kundër biznesmenit Francesco Becche...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet