Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të përballet me drejtësinë në Apelin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi është marrë sot, në orën 13:00, nga trupa e Gjykatës së Lartë, duke rrëzuar kështu kërkesën e dy prokurorëve të SPAK për rigjykim në shkallë të parë. Po ashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Jaeld Çelës për pafajësi.
Në reagimin e parë pas vendimit, Tahiri ndryshe nga herët e tjera foli shumë pak për mediat, duke u shprehur se: Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prapë në Apel! Duke ia lënë më pas fjalën avokatit të tij mbrojtës, Maks Haxhia. Gjatë prononcimit të tij për mediat, avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë, duke shtuar se në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin, pasi çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykatësish. Po ashtu, avokati ka sqaruar se ndaj klientit të tij është rrëzuar vendimi por jo akuzat!
Kujtojmë se SPAK kishte kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i apelit të GJKKO për rigjykim të Tahirit, ndërkohë që vetë ish-ministri kërkon ndryshimin e vendimit të Apelit dhe kthimin po në këtë shkallë me trupë tjetër gjykuese. Gjykata e shkallës së Parë e dënoi Tahirin më 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre, një akuzë që nuk ishte ngritur nga Prokuroria.
Çështja “Tahiri” u ankimua në Apel nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi, por edhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova se ai është i përshirë në trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë. Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.
Ndërkohë që në seancën e sotme, mungonte sërish ish-drejtori i Policisë, Çela, i cili ndodhet në paraburgim. Çela ndodhet në qeli në zbatim të dënimit me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që u vetëdorëzua në 16 maj të vitit të shkuar, më shumë se 2 vjet e 6 muaj nga prerja e fletë-arrestit për të.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fier- Libofshë, në vendin e njohur si Petovë, ky dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Më...
LEZHË– Dalin foto të tjera të 21-vjeçarit, Aldi Rama, i cili qëlloi oficerin e krimeve, Saimir Hoxha. Në rrjetet e tij sociale, i riu pozon me...
TIRANË– Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshë, Saimir Tahirim, Maks Haxhia gjatë prononcimit të tij për mediat renditi shkeljet proceduriale q...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur rigjykim në apel me trup tjetër gjyqësor, pra pranon kërkesën e avokatëve të Saimir Tahirit, duke mos e pranuar kërkesë...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk preferoi që të komentonte vendimit të marrë sot nga Gjykata e Lartë, duke ia lënë mikrofonin avok...
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është treguar fjalëpak para gazetarëve që prisnin vendimin ndaj tij. Pasi doli nga Gjykata, Tahiri u shpreh...
LEZHË– Kjo është vila tre-katëshe në lagunën e Kune-Vainit ku dyshohet se është fshehur 21-vjeçari që qëlloi për vdekje efektivin e Policisë, ...
LEZHË– Aldi Rama ka vendosur që të mos dorëzohet pa luftuar deri në fund! Teksa për kapjen e tij po kërkohet nga toka dhe nga ajri, 21-vjeçari...
LEZHË– Dalin pamjet nga kërkimi i Aldo Ramës, 21-vjeçari që qëlloi me armë zjarri duke vrarë oficerin e krimeve Saimir Hoxha. Siç duket...
TIRANË – Pas Presidentit Meta, edhe Partia Demokratike ka reaguar pas vrasjes së oficerit të policisë Simir Hoxha në Lezhë gjatë një kontrolli për ku...