LIVE UPDATES
Politike

Zgjerimi i BE-së, i ngadalshëm dhe me shumë kushtëzime, pse Perëndimi është skeptik?

1 Maj 2022, 19:06 Nga DOSJA
Zgjerimi i BE-së, i ngadalshëm dhe me shumë kushtëzime, pse

Janë mbushur 18 vjet prej kur pikërisht me datën 1 maj kishte ndodhur zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian në histori me anëtarësimin e përnjëhershëm të dhjetë shteteve të reja anëtare. Dhe, për herë të parë bllokut iu bashkuan shumë shtete, të cilat për gjysmë shekulli ishin në anën tjetër të perdes së hekurt, si pjesë e bllokut lindor komunist të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik.

Në BE të njëjtën ditë hynë Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Lituania, Sllovenia, Letonia, Estonia, Qipro dhe Malta. Dy vjet e gjysmë më vonë, më 1 janar të vitit 2007 anëtare u bënë edhe Rumania dhe Bullgaria, që ishin pjesë e së njëjtës valë të zgjerimit, por në vitin 2004 ishte vlerësuar se ende nuk ishin të gatshme për t’u bërë anëtare.

Ky zgjerim i madh i BE-së sot në Bruksel përmendet si sukses, por kjo datë nuk shënohet më me aq eufori si dikur. Zgjerimi i BE-së nuk është më proces aq i popullarizuar në BE, edhe pse ai vazhdon me synimin që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor një ditë të bëhen anëtare. Përderisa në rastin e zgjerimit të madh procesi shihej si një “prioritet politikë me synimin e bashkimit të Evropës dikur të ndarë në baza ideologjike”, tash procesi është shumë më i ngadalshëm dhe me shumë kushtëzime.

Edhe pse anëtarësimi i vendeve nga Evropa Lindore shihet si sukses, disa diplomatë në BE, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se “nga ky zgjerim u nxorën mësime që tash përdoren në raporte me Ballkanin Perëndimor, e ato nuk janë gjithmonë pozitive”.

“Procesi i zgjerimit gjatë kohës së negociatave të anëtarësimit kishte fuqi të madhe transformuese, ndihmoi shumë në luftën kundër korrupsionit dhe në reformat a administratës, gjyqësorit dhe sundimin e ligjit. Por, pasi u anëtarësuan në BE disa nga këto vende shënuan kthim prapa në këto standarde”, rikujton një veteran në institucionet e BE-së, duke shtuar se “pikërisht këtë përvojë tash disa vende si Franca, Holanda dhe Gjermania e përdorin për të qenë më të kujdesshëm në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Kemi parë se procesi i zgjerimit vazhdimisht bëhet më i vështirë dhe më i ngadalshëm. Përderisa vendeve si Sllovakia apo republikat Baltike iu deshën rreth dy vjet për të nisur dhe përfunduar negociatat e anëtarësimit, Kroacisë iu deshën gjashtë vjet. E Mali i Zi as pas dhjetë vjet negociatash nuk ka arritur shumë, ka hapur të gjithë kapitujt, por i ka mbyllur vetëm tri”, thotë ky zyrtar.

Pa dyshim si viktimën më të madhe në procesin e zgjerimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin Maqedoninë e Veriut. Ky shtet ishte nisur në procesin e integrimeve evropiane para Kroacisë, si vendi i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimor që arriti Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, por as pas 18 vjetësh nuk arriti as të nisë negociatat e anëtarësimit. Maqedonia e Veriut kishte aplikuar për anëtarësim në BE pikërisht në vitin kur kishte ndodhur zgjerimi i madh.

Pas këtij zgjerimi të madh në BE, disa shtetet filluan të shfrytëzojnë anëtarësinë për të penguar përparimin e vendeve fqinje në këtë drejtim. Në Bruksel diplomatët përmendin bllokadën shumëvjeqare të Maqedonisë së Veriut nga Greqia për shkak të mospajtimeve rreth emrit. Pastaj bllokadën e Kroacisë nga ana e Sllovenisë për shkak të mosmarrëveshjeve për kufirin në det. E tash Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut për shkak të mospajtimeve rreth interpretimeve historike dhe etnike.

“Zgjerimi i madh ishte një ideal politik dhe askush nuk donte ta prishte këtë proces historik. Më vonë procesi u bë më shumë teknik, prandaj edhe kemi parë aq shumë bllokada”, thotë një diplomat i BE-së.

Si mësime “jo të mira” nga procesi i deritashëm i zgjerimit, diplomatët evropianë përmendin më së shpeshti katër shtete që kanë ende “probleme” me sundimin e ligjit. Së pari janë Rumania dhe Bullgaria.

Ato kur u pranuan në BE më 1 janar të vitit 2007 u bënë anëtare me kushtin që BE-ja të kishte ndaj tyre mekanizmat e monitorimit për të matur suksesin në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Besohej atëherë se këto shtete do të përparonin në këto fusha dhe shumë shpejt këta mekanizma do të shuheshin. Por, as pas 15 vjetësh ky qëllim nuk është arritur, prandaj BE-ja vazhdon monitorimin e këtyre dy vendeve përmes të ashtuquajturit “mekanizmi i verifikimit dhe bashkëpunimit”.

Shembull tjetër që vendet perëndimore të BE-së e përdorin si “mësim të nxjerrë nga zgjerimi”, janë Hungaria dhe Polonia, të cilat, sipas Brukselit, kanë problem me respektimin e vlerave themelore të BE-së, për të cilat u pajtuan se do t’i respektojnë, por tash si vende anëtare, i shkelin. Edhe Hungaria edhe Polonia janë kritikuar për politizim të gjyqësorit, shkelje të lirive të shtypit, e tash akuzohet edhe për shkelje të ligjeve të Bashkimit Evropian.

“Këto mësime nuk na kanë detyruar të heqim dorë nga zgjerimi i mëtejmë i BE-së, por gjithsesi kanë ndikuar që të jemi më të kujdesshëm”, thotë një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian duke shtuar se “nuk duhet harruar se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë larg nga përmbushja e kritereve që kërkohen për anëtarësim në BE, sidomos në fushën e rendit dhe ligjit”.

Në këtë moment pesë shtete kanë statusin e kandidatit. Turqia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Praktikisht, vetëm Mali i Zi dhe Serbia janë duke vazhduar procesin e negociatave të anëtarësimit. Negociatat me Turqinë, të nisura me 4 tetor të vitit 2005, të njëjtën ditë kur nisën edhe me Kroacinë, praktikisht janë të ngrira për vite. Mali i Zi dhe Serbia hapin dhe mbyllin kapituj, por me një dinamikë shumë të ngadaltë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë statusin e kandidatit, por nuk i kanë nisur negociatat e anëtarësimit. Bosnja e Hercegovina ka aplikuar për anëtarësim, por nuk ka marrë opinion pozitiv të Komisionit Evropian për status kandidati. Kosova nuk ka aplikuar ende për anëtarësim dhe ka paralajmëruar se këtë do ta bëjë gjatë këtij viti. Pengesë për Kosovën mund të jetë fakti se nuk është njohur si shtet nga pesë vende anëtare të BE-së. Para agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë aplikuar për anëtarësim në BE.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ballkani perendimor ne be rajoni i ballkanit perendimor ballkani perendimor ne be rajoni i ballkanit perendimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet