LIVE UPDATES
Politike

Veliaj i përgjigjet Tabakut: Në kohën tuaj uji shërbehej me sapllake, sot …

30 Prill 2022, 19:14 Nga DOSJA
Veliaj i përgjigjet Tabakut: Në kohën tuaj uji shërbehej me

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur debatit që ngriti në parlament, një javë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku lidhur me cilësinë e ujit në Tiranë. Teksa i shpehu mirënjohjen e veçantë Vladimir Gjinos, punonjësit që ka mbi gjysmë shekulli që punon në Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Veliaj zgjodhi rastin për të krahasuar gjendjen e sotme të UKT me situatën ku ndodhej 7 vite me parë, kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ku Tabaku ishte nenkryetare bashkie.

“Kujtoj çfarë ndërmarrjeje trashëguam në ujësjellës. Ishte në prag të deklarimit të falimentit. Jo vetëm që nuk paguante rrogat, por kishte Tirana furnizohej me 7 orë ujë ne dite. Kjo situate nuk ka qenë para 50-60 vitesh, po flasim për para 7 vitesh. Kurse sot kemi një Tiranë komplet tjetër. Akoma nuk është përmbushur ambicia jonë, por fakti që kemi kaluar në një qytet me 17-18 orë ujë, dhe fakti se për 95% të qytetarëve kjo s’ndihet fare falë sistemit si funksionojmë me depot lokale, është padyshim kontribut i Ladit dhe i njerëzve si Ladi, që i kanë dedikuar më shumë se gjysëm shekulli një institucioni, ndoshta nga më të vështirët për tu menaxhuar,” u shpreh Veliaj.

Ai kujtoi edhe një tjetër detaj që flet më tepër se gjithçka për gjenden ku ishte katandisur Bashkia e Tiranës.

“Kur dëgjoja Joridën, ish-nënkryetaren e Bashkisë, kur fliste për ujin në Tiranë, më kujtohet dita e parë në Bashki, ku tek tualeti i katit te dytë ne kete ndertese, ku vijnë të gjithë delegacionet e huaja, ishte një fuçi e madhe uji me sapllake. E imagjinoni, kur erdhi princi Monakos ne Tirane, po t’i duhej të shkonte ne tualet do gjente sapllaken e Lulit dhe Joridës! Na vjen për të qeshur tani, se na duket sikur është përrallë nga e kaluara, por kush ka punuar në Bashki e di që ne tualetin e katit te dyte, në kohën e Lulit dhe të Joridës, ndodhej fuçia e madhe, nga ato fuçitë e naftës, apo të mazutit, e cila mbushej me ujë dhe kishte një sapllake që pluskonte si anija e Kristofor Kolombit në kërkim të botës së re, që nuk e gjente dot. E kuptoni që të vinin presidentë dhe gjithë këta njerëz që kemi pritur këto vite dhe t’i çonim tek sapllakja!? Kur dëgjoj ata që flasin për ujin është një fyerje shumë e madhe e inteligjencës. Jam munduar që në këtë Bashki mos t’i politizoj gjërat, përveçse kur duhet të mbroj punën e Bashkisë, por jemi dita me natën sot,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Ujësjellësi i Tiranës është nga të vetmet ndërmarje në Ballkan, që ka kaluar testin e të qenit serioz dhe sot është ndërmarrje që del me fitim. Ndërsa, sa i përket ujit të amballazhuar, Veliaj tha se shërbimi ndaj delegacioneve është pjesë e protokollit.

“E pashë që plasi ajo historia pse Bashkia merr ujë me shishe, por UKT nuk i lejohet te shese uje te ambalazhuar te treg. Nëse vjen një delegacion, nuk i themi dot shko te sapllakja. Tani s’ka më sapllake, se higjiena në bashki është mbresëlënëse, po kur të vjen një personalitet do i japësh ujë te ambalazhuar, që ofrohet në të gjitha hotelet e Tiranës, nuk i thua dot kthehu te sapllakja e Lulit e Joridës”.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku erion veliaj jorida tabaku

Sondazh

Poll
Politike 30 Prill 2022, 15:31

Kuvendi i PD, Berisha: Vendosi një elitë të re!

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi i sotëm i PD-së, ka vendosur një elitë të re në. Pas përfundimit të votimit për anëtarësinë e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet