LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Analistët komentojnë arsyet e humbjes së Vetëvendosje

16 Nëntor 2021, 08:06 Nga DOSJA
Zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Analistët komentojnë arsyet e

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, pësoi një goditje në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash. Ajo fitoi në gjithsej katër nga 12 komunat ku ishte në balotazh dhe humbi në Prishtinë, ku fituese doli Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto zgjedhje ishin parë si një sprovë për lëvizjen Vetëvendosje e cila më 14 shkurt të këtij viti në zgjedhjet parlamentare, fitoi mbi 50 për qind të votave.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, kryemnistri i Kosovës, përgëzoi fituesit dhe u zotua për bashkëpunim.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si pasojë e disa difekteve të brendshme që duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, tha të hënën kryeministri Kurti.

Por, analistët thonë se arsyet e rënies së Vetëvendosjes janë të tjera.

“Mendoj që në këto zgjedhje është reflektuar pak ndoshta edhe qasja e lëvizjes Vetëvendosje në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Kjo qasja më konfrontuese dhe jo bashkëpunuese me aleatë mendoj se pjesërisht është reflektuar edhe në këto zgjedhje dhe këtu mendoj që ka hapësirë për një reflektim”, tha analisti politik, Agon Maliqi, në një bisedë me Zërin e Amerikës.

“Duket që Vetëvendosja është nisur nga parimi ose qasja e saj që nga niveli qendror të menaxhohen edhe çështjet komunale do të jap rezultate, por kjo del se ka qenë e gabuar, për shkak që në nivel lokal vlerësohet programi, vlerësohet kandidati dhe pak vlerësohet ajo se çfarë thotë një lider i një partie nga qendra këtu në Prishtinë”, tha për Zërin e Amerikës Bekim Salihu nga Instituti për Studime të Avancuara GAP.

Sipas rezultateve të të dyja raundeve të zgjedhjeve, Lista Serbe ka fituar dhjetë komuna, e pasuar nga Partia Demokratike me 9, Lidhja Demokratike shtatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë dhe lëvizja Vetëvendosje 4 komuna.

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, partitë opozitare shënuan rritje përballë Vetëvendosjes.

Pjesërisht arroganca e qeverisë rreth disa temave, pjesërisht cilësia e kandidatëve. Por njëkohësisht kjo vjen edhe si shpërblim edhe për partitë opozitare, pra nuk është vetëm votë ndëshkuese por edhe pozitive si shpërblim për ndryshimet që kanë ndodhur ndërkohë në PDK dhe LDK, të cilat e kanë rikthyer elektoratin e vet në këto zgjedhje”, thotë zoti Maliqi.

“Kishte votë ndëshkuese dhe kishte votë testuese, për shkak se në disa komuna nuk ka pasur keq qeverisje, skandale apo implikim në korrupsion siç ishte ta zëmë rasti i Hanit të Elezit, por qytetarët si duket duan ta testojnë një qeveri tjetër”, thotë zoti Salihu.

Ai thotë se zhvillimet e fundit duhet t’u shërbejnë partive politike për përgatitje më të mira për zgjedhjet komunale të vitit 2025. Ndërsa analisti Agon Maliqi thotë se rezultatet e këtyre zgjedhjeve e bëjnë më të brishtë legjitimitetin politik të qeverisë, prandaj partia në pushtet duhet të rrisë përpjekjet për të ruajtur besimin e votuesve.

Analistët, vëzhguesit por edhe përfaqësuesit politik i vlerësuan zgjedhjet si shumë mirë të organizuara dhe pa ndonjë parregullsi që do të ndikonte në besueshmërinë e procesit.

Burimi: VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 albin kurti zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021

Sondazh

Poll
Bota 16 Nëntor 2021, 07:43

Gjermania po shqyrton masa kufizimi ndaj pandemisë

Gjermania po përballet me një numër rekord të rasteve me koronavirusin e ri derisa vendet në të gjithë Evropën po shqyrtojnë masa më të ashpra për të parandalua...

Bota 15 Nëntor 2021, 22:23

Kërkesat më urgjente për Përparim Ramën

Nasuf Zena, librashitës në Prishtinë, thotë se kryetari i ri i komunës, Përparim Rama, duhet të merret me lirimin e rrugëve, në mënyrë që banorët e kryeqytetit ...

Bota 15 Nëntor 2021, 21:30

Përparim Rama: Nuk futem në garë nëse nuk fitoj

KOSOVË- Kryetari i ri i Prishtinës i zgjedhur në Kosovë, Përparim Rama është shprehur se e kishte fitoren të sigurtë në Prishtinë. Në një intervistë për Sy...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet