LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Zëri i Amerikës: Ngritja e qeverisë punë e vështirë, thirrja e menjëhershme për koalicion

7 Tetor 2019, 10:08 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Zëri i Amerikës: Ngritja e

KOSOVË-Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, shënuan ndryshim të madh në skenën politike. Pas 12 vjetësh në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës do të kalojë në opozitë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me mbi 95 për qind të votave të numëruara, lëvizja Vetëvendosje është në epërsi me 25.81 për qind të votave e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.07 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 21.17 për qind dhe koalicioni AAK-PSD me 11.64 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje, në mesnatë kremtoi në qendër të Prishtinës, duke shpallur fitoren.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se po hapet një epokë e re për Kosovën ndërsa paralajmëroi hapjen e negociatave për koalicion qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai vlerësoi fushatën e kandidates së Lidhjes Demokratike për postin e kryeministrit, Vjosa Osmani duke theksuar se “me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra që të angazhohen për politikë, drejtësi e ekonomi. Dua që me Vjosën të bashkëpunoj edhe në të ardhmen”, tha ai.

“Qysh nesër do të vendosi kontaktet me Lidhjen Demokratike të Kosovës në mënyrë që me subjektin që ishim në opozitë ta kurorëzojmë ndryshimin ashtu që të bëhemi qeveri. Kur opozita bëhet qeveri atëherë kurorëzohet ndryshimi ndërkohë që ndryshimi politik tashmë ka ndodhur dhe mbanë datën e 6 tetorit 2019”, tha zoti Kurti

Zoti Kurti tha se do të bashkëpunojë ngushtë me faktorët ndërkombëtar të cilët e njohin pavarësinë e Kosovës, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, Gjermaninë, Britaninë e Madhe e vende të tjera.

“Do të jem partner me partnerët dhe aleat me aleatët, sepse shteti jonë ka nevojë për miq, për përkrahje e për ndihmë”, tha zoti Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha pak para orës 23 se pranon rezultatet e zgjedhjeve.

“Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës kemi punuar shumë që t’i fitojmë zgjedhjet por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. Partia Demokratike e Kosovës do të kaloj në opozitë por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit. Kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë, u jam shumë falënderues dhe përjetë mirënjohës mijëra njerëzve që kam takuar tërë këto javë”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se do të presë rezultatet përfundimtare por do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetet sociale se “vendimi im për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë”.

Ai shkroi me tëj se “gara e drejt dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim. Uroj që me të njëjtin nivel maturie, të mbyllet edhe ky cikël elektoral, duke i hapë rrugë pa vonesa, konstituimit të Kuvendit, dhe institucioneve të reja demokratike në vend”, shkroi mes tjerash ai.

Rreth 44 për qind nga 1 milion e 900 mijë votues të regjistruar morën pjesë në zgjedhjet e së dielës, të cilat pasuan situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës kushtëzon koalicione paszgjedhore sikurse edhe në të kaluarën, meqë nuk ka ndodhur asnjëherë që një parti e vetme të fitojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Kjo ka bërë që ngritja e qeverive të jetë punë e vështirë, ndërsa rrëzimi i tyre shumë i lehtë. Asnjë qeveri nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Diplomatët kanë bërë thirrje që menjëherë pas zgjedhjeve të formohet shpejt një qeveri që do të përballet me sfidat që e presin Kosovën, në radhë të parë me ripërtëritjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zoti Kurti tha se “dialogu ka qenë sfidë deri më tani për shkak se kemi pasur përgjithësisht njerëzi pa kredibilitet dhe pa kompetencë, kemi pasur dialog të pa përgatitur mirë, pa parime, asimetrik, ku Kosova ishte më shumë temë se sa palë dhe kjo natyrisht që ndryshon. Tash e tutje unë si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës e marr përgjegjësinë që më takon me kushtetutë e ligj që ta udhëheq këtë dialog i cili nuk do të jetë më në dëm të Kosovës dhe i cili nuk shtron më pyetjen e gabuar se çfarë çmimi duhet të paguaj Kosova për njohjen e Serbisë, por shtrohet pyetjen e duhur për borxhin që na e ka neve Serbia si atë të okupimit dhe atë të luftës”.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Diplomatët amerikanë presin që kjo të ndodhë pas zgjedhjeve për të rihapur bisedimet dhe derisa në muajin gusht sekretari Mike Pompeo, emëroi zotin Mathew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, të enjten presidenti Donald Trump, emëroi ambasadorin Richard Grenell, si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti Trump u kishte shkruar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi, duke theksuar se “do të mirëpriste të dy presidentët në Shtëpinë e Bardhë, për të kremtuar atë që do jetë një marrëveshje historike”.

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe diplomatët shpresojnë që kjo të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Marrë nga VOA 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet