Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kosovë- Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë, i cili mori në zgjedhje numrin më të madh të votave ka reaguar sërish. Ai ka dhënë për herë të parë mesazhin e tij si kryeministër i Kosovës, duke theksuar se punët e vështira që e presin, i shtojnë vullnetin.
“Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë. Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua. Sepse: Erdhi dita! Ju faleminderit të gjithëve dhe secilit.”, shprehet ai në një postim në Facebook.
Reagimi i plotë-
Mirëmëngjes të dashur qytetarë,
Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.
Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.
Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.
Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë. Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua. Sepse: Erdhi dita! Ju faleminderit të gjithëve dhe secilit.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u ftuan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kosovë- Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të së dielës (06.10). Në bazë të rezultateve...
Kosovë– Për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic.Ai ka deklaruar në një konferencë se Lista Serbe arr...
Kosovë- Për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të cilat u zhvilluan ditën e djeshme, Baton Haxhiu vuri një bast të fortë, nëse PDK nuk do të fitonte, ai do të m...
Kosovë- Pas daljes së rezultateve, Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, bashkë me mijëra mbështet nisën festën në sheshin kryesor të Prishtinës....
KOSOVE- Në zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara dje, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë numrin më të madhe të votave në Kosovë. Brenda pak orësh ësht...
KOSOVË– Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i tij për t’ia kthyer sovranit vendimarrjen duke dhënë dorëheqj...
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas numërimit të 80 për qind të votave në një intervistë ekskluzive për T7 ka deklaruar se VV-ja ka fituar. Ai ka f...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje do të jetë partia që do qeverisë Kosovën për katër vitet e ardhshme Kur janë numëruar më shumë së 75% e votave LVV kryeson shu...
SERBI- “Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferen...
KOSOVË- Numëri i votave në Kosovë ka marrë një rrjedh tjetër. Lëvizja Vetëvedosje pasi janë numëruar më shumë se 60% e votave është në kryesim me një avant...