Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
Bota
Zgjedhjet në Kosovë, Enver Hoxhaj: PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza ekonomike shëndetësore dhe ekonomike
14 Janar 2021, 10:52Nga DOSJA
KOSOVË- Kreu i Partisë Demokeatike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj ka deklaruar se partia e tij është çelësi që Kosova të dalë nga kriza. Në një postim në Facebook ai ka thënë se PDK do të rimëkëmbë shtetin nga ana politike, ekonomike dhe shëndetësore. Ai gjithashtu sulmoi edhe dy partitë e mëparshme atë të Kurtit dhe të Hotit, ku i quajti të papërgjegjshme.
“Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi – Dragusha dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun. PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike. PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme”, shkroi ai.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI- Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vrajë arrestuan V.S. 57 vjeç, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer v...
ANGLI- Masat mbrojtëse në Angli janë të mjaftueshme. Këtë gjë e kanë bërë të ditur disa ekspertë në autoritetet shëndetësore të Anglisë. Patrick Vallance dhe Ne...
GREQI– Sipas informacioneve nga mediat greke, drejtuesi i mjetit që u përplas me gruan ishte një emigrant shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i...
BELGJIKË – Kryengritësit belg sulmojnë makinën e mbretit në trazirat e dhunshme për vdekjen në polici të një personi i cili u arrestua për thyerjen e...
SHBA- Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump është bllokuar nga rrjeti social Snapchat. Lajmin e ka bërë të ditur CNN, i cili shkruan se ndyshe nga blloki...
KOSOVË – Lëvizja Vetëvendosje është në proces të finalizimit të listës së kandidatëve për deputetë. Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka treguar se janë...
ANGLI- Farmacitë në Angli janë shndërruar në qendra vaksinimi për të shpejtuar procesin. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, i cili shkruan se kjo risi ka ardh...
SHBA- Dy ish-oficerë policie janë arrestuar ditën e djeshme në SHBA pasi dyshohet se kanë bërë foto gjatë trazirave në Capitol Hill në 6 janar. Thomas Robertson...
BRITANI- Sot u zhvillua gjyqi i katër shqiptarëve trafikantë në Britani të cilët vunë në kurth dhe më pas e vranë me plumb në kokë një 30 vjeçar britanik...