LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Amerikë/ Pas kuvendit të demokratëve, vëmendja e gjitha…tek republikanët

22 Gusht 2020, 19:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Amerikë/ Pas kuvendit të demokratëve,

SHBA- Ish-nënpresidenti Joe Biden pranoi zyrtarisht të enjten mbrëma emërimin e partisë demokrate si kandidat presidencial duke përmbyllur një kuvend virtual katër-ditorë – i pari i këtij lloji për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një ngjarje të gërshetuar me fjalime të regjistruara dhe të drejtpërdrejta, demokratët theksuan unitetin mes tyre dhe synimin thelbësor për të mposhtur Presidentin Donald Trump në nëntor. Ndërsa demokratët përfunduan javën e tyre në qendër të vëmendjes, fokusi jzhvendoset tani tek partia republikane.

Një moment festimi….ndërsa kandidatët e Partisë Demokrate për president dhe nënpresidente qëndruan për herë të parë së bashku. Vetëm disa çaste pasi Joe Biden-i parashtroi në fjalimin e tij, zgjedhjen me të cilën ai beson se përballen votuesit.

“Amerika është në një pikë kthese. Në një kohë rreziku të vërtetë, por edhe mundësish të jashtëzakonshme. Ne mund të zgjedhim rrugën për t’u bërë më të zemëruar, më pak shpresëdhënës, më të përçarë, një rrugë hije dhe dyshimi, ose, mund të zgjedhim një rrugë ndryshe dhe së bashku, të shfrytëzojmë këtë shans për t’u bërë më mirë, për t’u reformuar, për t’u bashkuar, duke ndjekur një rrugë shprese dhe drite”, tha zoti Biden.

Biden-i argumentoi se do të ofronte udhëheqje gjatë pandemisë së koronavirusit që sipas tij, mungon nën presidencën aktuale.

“U pa dëshira për t’u ngritur mbi politikën partiake dhe kjo ishte e dukshme pasi Bideni nuk e përmendi presidentin aktual – ai qëndroi larg emrit të Presidentit Trump sepse donte të fliste për zyrën e presidentit dhe të nxirrte në pah rëndësinë e këtij institucioni”, thotë analistja e Universitetit Xhorxh Uashington, Lara Brown.

Në katër netët e kuvendit virtual, demokratët theksuan një argument thelbësor – një parti shumë e larmishme që shpesh ka një gamë të gjerë idesh, duhet të bashkohet për të mposhtur Donald Trumpin. Ish Presidenti Barack Obama argumentoi se Trumpi nuk i ka përballuar me sukses sfidat e presidencës …

“Ai nuk ka treguar interes për të punuar”, tha ish presidenti Obama. Por duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë zotit Biden të premten, presidenti Trump tha se vendi duhet të ruajë udhëheqjen e tij.

“Nëse kundërshtarët tanë fitojnë, askush nuk do të jetë i sigurt në vendin tonë. Unë jam e vetmja gjë që qëndroj mes ëndrrës amerikane dhe anarkisë totale, çmendurisë dhe kaosit”, tha presidenti Trump.

Kuvendi Kombëtar Republikan javën e ardhshme ka të ngjarë të duket shumë ndryshe, me më shumë fjalime të drejtpërdrejta dhe Trumpin që do ta pranojë emërimin nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti do të përpiqet ta përshkruajë ish nënpresidentin Biden si pjesë të kënetës së Uashingtonit”, thotë analistja Lara Brown.

Republikanët ndryshuan planet për një kuvend virtual shumë më vonë sesa demokratët – analistët thonë se kjo do të ndryshojë tonin e prezantimit të tyre.

“Sfida për republikanët javën e ardhshme është që të lidhen në një mënyrë domethënëse – jo thjesht duke bërë një fushatë negative”, thotë analistja Molly ORourke në Universitetin Amerikan. Kuvendi republikan fillon të hënën me thirrjen e delegatëve në Sharlot të Karolinës së Veriut.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden zgjedhjet për president në shba joe biden zgjedhjet për president në shba

Sondazh

Poll
Bota 22 Gusht 2020, 18:41

PRISHTINË– Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci është infektuar nga pandemia e koronavirusit dhe ndodhet në gjendje të ...

Bota 22 Gusht 2020, 15:20

BRITANI E MADHE-Një ish-këshilltar shkencor ka paralajmëruar që koronavirusi do të jetë i pranishëm ‘përgjithmonë’ dhe njerëzit mund të kenë nevojë ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet