LIVE UPDATES
Bota

Dyshime se u helmua teksa pinte çaj! Në Berlin nisin analizat diagnostikuese ndaj Navalnyt, lideri i opozitës ruse përmirës

22 Gusht 2020, 18:18 Nga DOSJA
Dyshime se u helmua teksa pinte çaj! Në Berlin nisin analizat

Doktorët në spitalin në Berlin, kanë nisur t’i kryejnë analiza të “gjera” diagnostikuese liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

“Pas kryerjes së kontrollove dhe pas konsultimit edhe me familjen, doktorët do të komentojnë mbi sëmundjen dhe hapat e tjerë të trajtimit. Kontrollet do të marrin kohë deri sa të kryhen”, tha ky spital në një postim në Twitter. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se gjetja e shkakut se pse Navalny – kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin – ra në gjendje kome “është kruciale”.

“Shpresoj se të gjithë ata që mund të kontribuojnë për t’i dhënë përgjigje kësaj dileme, do ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Steinmeier, i cili po ashtu tha se mbështet kauzën e Navalnyt. “I uroj zotit Navalny shërbim, jo vetëm të shpejtë, por të plotë, ta ketë shëndetin e plotë në mënyrë që të vazhdojë punën tha ai. Navalny arriti më herët gjatë të shtunës në Berlin nga qyteti siberian, Omsk, pas dyshimeve se ishte helmuar.

Themeluesi i organizatës joqeveritare “Cinema for Peace” – avioni i së cilës barti Navanlyn nga Rusia në Gjermani – Jaka Bizilij, tha se gjendja shëndetësore e opozitarit rus, është “stabile”.

“Gjendja e Navalnyit gjatë fluturimit dhe pas aterrimit është stabile”, tha ai për gazetën gjermane, Bild. Por, më vonë, Bizilj shtoi se gjendja shëndetësore e Navalnyt është “mjaft shqetësuese”.

“Ne morëm një mesazh të qartë nga doktorët se nëse avioni me të cilin ai po udhëtonte nuk do të bënte aterrimin emergjent në Omsk, ai do të vdiste”, tha Bizilj. Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, po ashtu shkroi në Twitter se “avioni që barte Aleksein ka aterruar në Berlin”.

Fluturimi nga Rusia për në Gjermani u pengua që të ndodhte më parë, për shkak se autoritetet ruse deklaruan se Navalny nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të udhëtonte. Por, familja e tij dhe aleatët insistuan që ai të mjekohej jashtë vendit.

“Vështirësitë për jetën e Alekseit dhe shëndetit të tij sapo kanë filluar, por tashmë është bërë hapi i parë”, ka shkruar më herët në Twitter, zëdhënësja Kira Yarmysh. Yarmysh publikoi një fotografi të Navalnyt teksa ai – i vendosur në një barelë – futet në avion së bashku me gruan e tij.

Navalny është në gjendje kome, që prej se u sëmurë pas dyshimeve për helmim më 20 gusht. Në momentin kur u sëmurë, ai ishte duke udhëtuar me avion nga qyteti siberian, Tomsk për në Moskë. Avioni me të cilin udhëtonte, më pas u detyrua që të bëjë një aterim urgjent në Omsk, që po ashtu gjendet në Siberi.

Familja e Navalnyt dhe aleatët e tij kanë luftuar që ta transferojnë atë në Gjermani për trajtim mjekësor, por doktorët rusë, që po e trajtonin, për orë të tëra refuzuan që ai të largohej nga spitali në Omsk, duke argumentuar se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë që ai të udhëtonte. Por, më 21 gusht, zyrtari i lartë i spitalit në Omsk, Anatoly Kalinichenko u tha gazetarëve se Navalny mund të transferohet për në Gjermani, pasi gjendja e tij është stabilizuar.

Gruaja e Navalnyt, më herët i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të lejojë që burri i saj të transferohet në Gjermani për trajtim urgjent mjekësor. “Zyrtarisht ju bëj thirrje ju (Putin) që të lejoni transportin e Navalnyt për në Gjermani”, deklaroi Yulia Navalnaya më 21 gusht.

Fillimisht, Kremlini deklaroi se vendimi për të mos lejuar transferimin e Navalnyt për në Gjermani ishte krejtësisht për shkaqe shëndetësore. Por, mbështetësit e Navalnyt argumentuan se autoritetet ruse po dëshirojnë që të blejnë kohë, në mënyrë që gjurmët e helmit të mos gjenden më në trupin e liderit opozitar, në kohën kur ai të transferohet jashtë vendit.

Pasi Navalny u lejua që të udhëtojë për në Gjermani, Qeveria gjermane tha se jeta e tij duhet të shpëtohet. “Prioriteti kryesor është që jeta e zotit Navalny të shpëtohet dhe ai të shërohet”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.

Ende nuk ka asnjë diagnozë të saktë për gjendjen e Navalnyt, por ekipi i tij dyshoh se ai është helmuar për shkak të aktiviteteve të tij. Yarmysh beson se politikani opozitar u helmua, pasi në çajin që ai bleu në aeroportin e Tomsk, iu hodh diçka brenda.

Por, drejtori i spitalit në Omsk, Aleksandr Murakhovsky u ka thënë gazetarëve se gjendja e Navalnyt mund të jetë shkaktuar për shkak të çrregullimeve që kanë të bëjnë me metabolizmin. “Sot kemi punuar në disa diagnoza. Kryesorja është … çrregullime në metabolizëm”, tha Murakhovky, duke shtuar se gjendja e Navalnyt mund të “shkaktohet me rënien e nivelit të sheqerit në gjak”.

Këto komente Murakhovsky i kishte bërë pari zëdhënësja Yarmysh, citoi një bashkëpunëtor të Navalnyt, Ivan Zhdanov, të ketë thënë se “një polic që ishte në spital, tha se në trupin e Aleksei është gjetur helm, që nuk është i rrezikshëm vetëm për të, por për të gjithë që janë përreth tij”.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të nisin menjëherë hetimet lidhur me gjendjen e Navalnyt, i cili pak pasi u sëmurë, ra në gjendje kome. “Jemi shumë të shqetësuar lidhur me shëndetin e Aleksei Navalnyt pas helmimit të dyshuar”, tha më 21 gusht, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrli.

“Ne presim një hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent. Nëse konfirmohet që është helmuar, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha ajo.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, deklaroi më 20 gusht, se ishte “thellësisht i shqetësuar” lidhur me situatën me Navalnyn duke shtuar se mund të ndikojë në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

“Ai është një njeri shumë i guximshëm. Ai është një politikan i guximshëm që brenda Rusisë është ngritur kundër Putinit. Është jashtëzakonisht shqetësuese dhe nëse rusët qëndrojnë pas kësaj… është diçka që ne do ta kemi parasysh në mënyrën sesi do të sillemi me Rusinë në të ardhmen”, tha O’Brien.

Navalny, i cli ka ekspozuar aferat korruptive në Rusi, edhe në të kaluarën ka qenë cak i sulmeve fizike. Më 2017, ai ishte sulmuar me një kimikat, që i ishte hedhur në sy.

Në korrik të vitit 2019, Navalny u dënua me 30 ditë burgim, për shkak të organizimit të protestave të paautorizuara. Gjatë qëndrimit në burg, ai disa herë u dërgua në spital, për shkak të disa të ënjturave në fytyrë, që më vonë u pretendua se mund të kenë simptoma të helmimit.

Në vitet e fundit, ai disa herë është arrestuar, është ndaluar që të garojë për president si dhe për kryetar të qytetit të Moskës.

Kreu i departamentit ligjor të Fondacionit Anti-Korrupsion, që Navalny ka themeluar, Vyacheslav Gimadi, ka shkruar në Twitter se “nuk ka asnjë dyshim që Navalny është helmuar për shkak të aktivitetit dhe pozicionit të tij politik”.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksei navalny aleksei navalny

Sondazh

Poll
Bota 22 Gusht 2020, 15:20

BRITANI E MADHE-Një ish-këshilltar shkencor ka paralajmëruar që koronavirusi do të jetë i pranishëm ‘përgjithmonë’ dhe njerëzit mund të kenë nevojë ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet