Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti dhe pasi u bënë të njohur emrat e tetë kandidatëve dhe 5 nga ata do të rikandidojnë sërish.
Mediat kosovare raportojnë se pesë komunat që do të rikandidojë kryetarët aktual janë Peja, Lipjani, Vushtrrina, Vitia dhe Fushë Kosova.
Gazmend Muhaxheri i cili aktualisht është duke qeverisur me Pejën, në këto zgjedhje synon të marrë mandatin e tretë me radhë. Muhaxheri ishte zgjedhur kryetar i Pejës për herë të parë më 2013 ku pastaj në zgjedhjet e vitit 2017 mori sërish besimin e qytetarëve, shkruan Telegrafi.
Imri Ahmeti gjithashtu synon që në këto zgjedhje të marrë mandatin e tretë për të qeverisur me Lipjanin. Ahmeti gjithashtu është zgjedhur kryetar i Lipjanit më 2013 dhe 2017.
Një tjetër kandidat që LDK ka vendosur ta rikandidoj sërish, është kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Tahiri është zgjedhur kryetar i Vushtrrisë më 2017, dhe në zgjedhjet e këtij viti synon të marrë mandatin e dytë.
Sokol Haliti i cili aktualisht udhëheq komunën e Vitisë, në këto zgjedhje synon të marrë mandatin e tretë, sikurse Muhaxheri në Pejë dhe Ahmeti në Lipjan.
Kurse Burim Berisha, i cili ka katër mandate qeverisë me komunën e Fushë Kosovës, në këto zgjedhje synon të marrë mandatin e pestë. Berisha është zgjedhur kryetar i Fushë Kosovës në vitet 2007-2009 dhe 2013-2017.
Lidhja Demokratike e Kosovës përveç rikandimit të këtyre kryetarëve dje, ka bërë të ditur edhe emrat e tre kandidatëve të rinj në komunat Prishtinë, Podujevë dhe Suharekë. LDK tashmë kandidat për Prishtinën ka nominuar arkitektin Përparim Rama, për Podujevën ka nominuar Ekrem Hysenin kurse në Suharekë ka nominuar Ardian Shalën.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertë për kujdes shëndetësor dhe zyrtarë qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një labor...
KALIFORNI-Një murgeshë e moshuar nga Kalifornia deklarohet fajtore për vjedhje nga shkolla katolike ku ajo punoi për dekada me qëllim që të paguante borxhet e b...
SHBA– Shteti i Uashingtonit po lejon dhëniet e marihuanës në një përpjekje për të inkurajuar vaksinimet COVID-19, njoftuan zyrtarët të hënën.Si pjesë e nj...
AUSTRI– Një 41-vjeçar nga Kosova u dënua me tre vjet burg të Mërkurën në gjykatën rajonale të Feldkirch të Austrisë për trafik njerëzor. Njeriu pun...
ESTONI-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë dyditore në Estoni ku është pritur nga homologia e saj, Kersti Kaljulaid.Sipas E...
KOSOVË– Qendra “Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur” i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që të gjithë mbështetës...
KINË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë ku një grup studentësh protestues kanë marrë peng një drejtor shkolle nga frika se diploma e tyre do...
ITALI-Një arkitekt 50-vjeçar, Roberto Mottura, u vra natën në vilën e tij në Piossasco të Torinos në Itali në një përpjekje për të ndaluar disa hajdutë q...
FRANCË– 28-vjeçari Damien Tarel, që u identifikua ditën e djeshme nga policia e Francës pasi godoti presidentin francez, Emmanuel Macron në fy...