Politike

Zgjedhjet lokale/ Meta mbërrin në Strasburg, takim me drejtuesit e Autoriteteve Vendore

Kreu i shtetit do takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, e cila është një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Featured image of article: Zgjedhjet lokale/ Meta mbërrin në Strasburg, takim me drejtuesit e Autoriteteve Vendore Ilir Meta

STRASBURG-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbërritur në Strasburg për një vizitë zyrtare.

Kreu i shtetit do takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, e cila është një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kongresi është një strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, dedikuar demokracisë vendore.Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin.

Kongresi i Autoriteteve Vendore këshillon Komitetin e Ministrave dhe Asamblenë Parlamentare të KiE për të gjitha aspektet e politikës lokale dhe rajonale.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Opozita paralajmëron për fillimin e protestave.  Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment