LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi shuan zërat për pakt me Ramën: Mos u çudisni nëse propozohet që Shqipëria të mos ekzistojë si shtet

17 Shtator 2019, 15:14 Nga DOSJA
Kryemadhi shuan zërat për pakt me Ramën: Mos u çudisni

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste në Ditari në A2, mohoi të ketë negociata të fshehta për zgjidhjen e krizës politike.

Kryemadhi nguli këmbë se opozita vazhdon të jetë e bashkuar dhe qëndrimin e saj të ndryshëm nga Lulzim Basha për t’u përballur në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ajo e shpjegoi me arsyetimin se femrat janë më sfiduese se meshkujt.

“Unë gjithmonë e kam thënë që politika duhet të përballet me sfidat e saj. Basha ka shumë të drejtë sepse në çfarë zgjedhjeje do të hysh me një kryeministër që akuzohet për bashkëpunim me krimin për vjedhjen dhe blerjen e votës? Qoftë SHBA dhe BE nuk negociojnë me kriminelët, vetëm negociata të fshehta bëjnë. Politika shqiptare ka negociuar fshehtas këto 30 vjet dhe prandaj nuk e kemi kaluar tranzicionin. Portalet pranë Ramës trumpetojnë se do të ketë negociata të fshehta, por absolutisht nuk ka. Jemi në unison. Ne nuk kemi problem dialogun, e ka problem Edi Rama. Por, dialogu duhet të jetë institucional, ne nuk bëjmë dialog sa herë ka Rama problem. Një nga kushtet për hapjen e negociatave është dialogu. Dialog për gjithçka. Unë them që femrat janë më sfiduese se meshkujt. Pranojnë të përballen”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi se “kjo është beteja e fundit për Shqipërinë”.  Sipas saj, “nëse ne humbasim, nëse nuk hapen negociatat, mos u çudisni që shumë shpejt të dëgjoni edhe ndonjë propozim që Shqipëria nuk duhet të ekzistojë më si shtet”.

Kryemadhi u shpreh pesimiste për fitimin e kësaj beteje: “Negociatat janë një sfidë për klasën politike dhe popullin shqiptar. BE është shumë e qartë në procesin e hapjes së negociatave. Ka datë dhe ka përgjigje PO ose JO. Para një viti hapëm shampanjën, ndërsa sot presim 18 Tetorin. BE nuk bën politika dhe propagandë. Po i ushqejmë shqiptarët me lugën bosh. Reforma në Drejtësi do të thotë, sipas Komisionit të Venecias, që vendi të mos qëndrojë asnjë ditë pa Gjykatë Kushtetuese, por ne po hyjmë në vitin e tretë pa të; do të thotë që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të largohen nga sistemi, por jo të largohen ata që janë kundër qeverisë dhe të qëndrojnë ata prokurorë të korruptuar që kanë mbushur xhepat me dosjet e hallexhinjve, të paguajnë dosjet e qeveritarëve që të kontrollojnë vetting-un. Raporti i OSBE/ODIHR tregon që negociatat nuk hapen. Dhe vetëm një rrugë ka për të dalë nga e keqja: zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Numri një i LSI-së justikoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve: “Djegia e mandateve ishte kura immediate dhe e duhur për vendin, për të rrënuar një herë e përgjithmonë tranzicionin, që e ka kthyer vendin në bazën kryesore të krimit të organizuar. Opozita është gati të marrë përgjegjësinë. Edhe unë po të isha President apo ambasador, të njëjtat kritika do të kisha për opozitën”.

Në lidhje me konfliktin qeveri-President, Kryemadhi tha: “Meta, po u vendos në luftë parimore, është i pathyeshëm. Sfida e tij që në fillim ka qenë integrimi. Meta po ndjek rrugën e tij institucionale, ndërsa ne si opozitë kemi menduar rrugën tonë, pasi nuk na u la rrugëzgjidhje tjetër, pasi mbyllja e syve nga disa ndërkombëtarë burokratë dhe mediave, bëri që të pozicionoheshim në llogoren e luftës përballë oligarkisë që drejtohet nga Edi Rama”.

Marrë nga A2 CNN

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni opozitar monika kryemadhi pakti rama-basha aksioni opozitar monika kryemadhi pakti rama-basha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet