LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e reja në Kosovë, mediat e njohura në Gjermani ‘parashikojnë’ kush do jetë kryeministri i ri

23 Dhjetor 2020, 11:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet e reja në Kosovë, mediat e njohura në Gjermani

KOSOVË- Gazeta e njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ nën titullin “Zgjedhje të reja në Kosovë”, shkruan, se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie, kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh”, shkruan FAZ.

Kurse gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit” thekson, se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja. “Këtë moment e pret Albin Kurti që nga marsi. Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të hënën për zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. Ato mund të sjellin sërish në pushtet, Albin Kurtin dhe partinë e tij ‘Vetëvendosje’.”

Gazeta gjermanishtfolëse zvicerane i kushton vëmendje transformimit të Albin Kurtit si politikan. “Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje.[…]Etnonacionalizmi e bënte atë për shumë diplomatë të huaj si persona non grata.[…]Por gjërat ndryshojnë: Para mocionit të votëbesimit kundër qeverisë Kurti, Gjermania, Franca edhe Zvicra neutrale madje, i bënë thirrje parlamentit të heqin dorë nga mocioni. Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar.[…]Ky ndryshim vihet re në stilin politik. Vërtet Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse pyetet për këtë, ai thotë, se qytetarët do duhet të kenë të drejtën për të votuar për një çështje të tillë.”

“Neue Zürcher Zeitung” shkruan se “Kurti në një mandat të dytë do ta drejtojë fokusin tek temat e brendshme politike. Krijimi i vendeve të punës dhe luftimi i korrupsionit e klientelizmit do kishin prioritet, thotë ai, por jo dialogu me Serbinë. Megjithatë ai ka kërkesa të qarta për Beogradin. ‘Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën’. Aty është e sanksionuar se Kosova është është pjesë e territorit shtetëror serb.”[…] BE dhe SHBA në të ardhmen duhet të flasin me një gjuhë për këtë çështje. Nën qeverinë e re të Joe Bidenit kjo mund të arrihet”, analizon “Neue Zürcher Zeitung.

Edhe gazeta tjetër gjermane “taz” nënvizon se në Kosovë po kërkohen zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli zgjedhjen e qeverisë Hoti nga parlamenti si të pavlefshme. Një deputet nuk kishte të drejtë për votim. “Ky politikan ishte në momentin e votimit i dënuar me dënim që kishte hyrë në fuqi për shkak të korrupsionit. Në fund të shtatorit ai filloi vuajtjen e dënimit për të cilin ishte penalizuar”, shkruan “taz”.

Marre nga: DW 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet