Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ambasadori Italian Fabrizio Bucci ka përshëndetur zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri duke uruar edhe kryeministrin Edi Rama për fitoren. Në një status në rrjetet sociale Bucci shkruan se tashm nis një sezon i ri për Shqipërinë dhe institucionet e saj që sheh ndër përparësitë fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Ambasadori Italian ka ripoztuar edhe një deklaratë të ministrisë së jashtme italiane, e cila kërkon që të hetohen të gjitha parregullsitë në zgjedhje.
“Urimet e mia për Kryeministrin dhe PS-së për rezultatin zgjedhor. Urime Lulzim Bashës dhe drejtuesve të partive të tjera të opozitës që bënë një fushatë elektorale intensive. Për të gjitha forcat politike, tani është koha të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke respektuar rezultatin zgjedhor. Një opozitë e pjekur dhe e përgjegjshme është thelbësore në çdo demokraci. Mbështetje maksimale për Shqipërinë dhe institucionet e saj për një sezon të ri që sheh ndër përparësitë fillimin e negociatave të pranimit në BE!”- shkruan ambasadori.
Deklarata nga Ministria e Jashtme italiane:
Ministria e Jashtme italiane regjistroi me kënaqësi përparimin e raundit elektoral në Shqipëri, i cili u zhvillua të dielën më 25 Prill. Italia përgëzon për organizimin e mirë të procesit zgjedhor, siç tregohet nga OSBE/ODIHR në raportin e saj paraprak, dhe veçanërisht për profesionalizmin dhe transparencën e treguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri, Ilirjan Celibashi. Raportet e pretenduara të mashtrimit dhe parregullsive duhet të vlerësohen me përpikëri dhe në përputhje të plotë me procedurat e vendosura nga kodi zgjedhor.
Zgjedhjet e të dielës me 25 prill kontribuojnë pozitivisht në konsolidimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt Evropës. Pas ballafaqimit elektoral, tani është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të angazhohen të punojnë për të mirën e vendit, duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike që gjejnë pikën e tyre qendrore të referencës në një Parlament plotësisht legjitim dhe funksional.
Shpresa e Italisë është që të gjitha forcat politike të punojnë në mënyrë kohezive në mbështetje të objektivit strategjik të përfaqësuar nga hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përmes një dialogu konstruktiv dhe të respektueshëm midis mazhorancës dhe opozitës që lejon vendin të përballet me sukses me sfidat që e presin. Italia do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri institucionet shqiptare në këtë rrugë dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Në KZAZ-në numër 20 në Durrës është pezulluar puna për numërimin e votave për kandidatët. Dosja.al ka mësuar se prej orësh numëruesit kanë br...
TIRANË– Ambasadori britanik Duncan Norman ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e një mandate të tretë. Në një deklaratë zyrtare, Norman shkrua...
TIRANË– Myslim Murrizi, kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare ka depozituar një kërkesë në KQZ për të marrë filmimet e KZAZ-ve në qarqet ku ka...
TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë në vend që çdo ankesë dhe denoncim për shitblerje votash të trajto...
SHKODËR– Numërimi i votave për kandidatë ka përfunduar në tre bashki në qarkun e Shkodrës, Vaun e Dejës, Fushë-Arrëz dhe Pukës. Nga të dhënat e monit...
TIRANË– Ish-ministri i qeverisë “Berisha”, Genc Pollo ka analizuar në një shënim të gjatë arsyet e humbjes së Partisë Demokratike në zgje...
TIRANË– Një qytetar ka treguar se e ka shitur votën e tij. Në një video-rrëfim për Syri.net, qytetari shprehet se ‘bosat’ i kanë shkuar me makina policie t...
TIRANË– Partia Demokratike ka ende shpresë për përmbysje rezultati kur kanë kaluar më shumë se 24 orë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka komentuar për herë të parë procesin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku fituese ka dalë Partia Socialist...
TIRANË– Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka përgëzuar Shqipërinë për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit. Në një status në rrjetet ...