LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA e Genc Pollos: Pa ndryshimet në Kod sot PD do kishte 68 mandate, ‘kingmaker’ do ishte PSD e Doshit, si u nd

28 Prill 2021, 16:00 Nga DOSJA
ANALIZA e Genc Pollos: Pa ndryshimet në Kod sot PD do kishte 68 mandate,

TIRANË– Ish-ministri i qeverisë “Berisha”, Genc Pollo ka analizuar në një shënim të gjatë arsyet e humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Në një analizë të gjatë, të cilën e publikoi në rrjetin e tij social Facebook, Pollo sqaroi se kishte përsëritur ushtrimin për nxjerrjen e mandateve me formulën e “D’Hondt”, por pa llogaritur ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Sipas kalkulimeve të Pollos, PS merr vetëm 69 mandate, ndërsa opozita e bashkuar, 68, duke ia lënë “topin” PSD-së së Tom Doshit.  Më tej, ish-ministri sqaroi edhe ndikimin e djegies së mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2019.

“Rezultati i këtij ushtrimi më befasoi: Opozita në pesë qarqe merrte një mandat më shumë se aktualisht; pikërisht në Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Me këtë rezultat PS merrte vetëm 69 mandate deputetësh dhe Opozita e Bashkuar 68. Kingmaker mbetej PSD e cila me gjasë në shtator do të bënte me votë atë që tha të hënën kryetari i saj me gojë. Nëse opozita nuk do të kuturisej në pranverën 2019 me shumë gjasë ajo do të arrinte të fitonte të paktën 70-71 mandate. Nëse qeveria Rama në fushatë nuk do të blinte vota, nuk do abuzonte me shtetin, nuk do të thërriste në ndihmë banditët, nuk do të kontrollonte mediat e me radhë, fitorja e opozitës do të ishte më e thellë. Por këto të fundit opozita nuk i ndalte dot. Mund të vazhdoja më tutje me nëse opozita nuk do të bënte gabimin X e Y po do të ishte teprim i panevojshëm. Motivi për këtë shënim nuk është të qarët mbi qumështin e derdhur. Jeta politike vazhdon. Po ashtu edhe detyrimi për të nxjerrë mësime e për të mos përsëritur gabimet,”-sqaroi më tej Pollo.

ANALIZA E PLOTË:

Mea culpa politike e mendtë në kokë. 1- Surpriza e formulës D’Hondt sipas ligjit të vjetër
Ditët e para kësaj jave mbasi u shpallën rezultatet zgjedhore bëra një ushtrim në kompjuter duke pjesëtuar rezultatin e çdo subjekti në secilin qark e duke renditur herësit të cilët korespondojnë me mandatet e deputetit të fituara. E thënë ndryshe aplikova formulën D’Hondt që mban emrin e një matematikani belg të shekullit të 19-të e që përdoret rëndom në botë për shpërndarjen e mandateve. Nuk po bëja atë që gjëndej në çdo portal! Po imagjinoja sikur Kodi Zgjedhor nuk ishte ndryshuar njëanshëm nga Edi Rama në vjeshtë dhe se PD e LSI po garonin të dyja brenda koalicionit të Opozitës së Bashkuar por secila me listën e vet. Rezultati i këtij ushtrimi më befasoi: Opozita në pesë qarqe merrte një mandat më shumë se aktualisht; pikërisht në Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Me këtë rezultat PS merrte vetëm 69 mandate deputetësh dhe Opozita e Bashkuar 68. Kingmaker mbetej PSD e cila me gjasë në shtator do të bënte me votë atë që tha të hënën kryetari i saj me gojë. 2- Përgjegjësia personale dhe ajo kolektive. Një të hënë në shkurt 2019 grupi parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi e miratoi një propozim të pazakonshëm që deputetët e degjuan një ditë më parë në TV: largimin definitiv nga Kuvendi ose siç njihet “djegien e mandateve”. Plot dy muaj më vonë Këshilli Kombëtar i PD-së diskutoi e miratoi një tjetër propozim të pazakonshëm: “të angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë” ose siç tashmë njihet bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Vendimmarrja u krye në atmosferë të ndikuar prej muajsh nga një bestytni popullore se masa të tilla ekstreme do të sillnin vetvetiu ndryshimin e qeverisë. Por edhe ata anëtarë të grupit e të Këshillit të cilit ishin pak të ndikueshëm nga bestytnitë u ndodhën para një dileme të vështirë: refuzimi i propozimit do të thoshte edhe delegjitimim publik i udhëheqjes; e gjitha kjo para zgjedhjeve vendore që do të ndiqeshin nga ato kuvendore. E parë në retrospektivë si propozimi ashtu edhe vendimi ishin të gabuar. Mbase do t’ia kishte arritur qëllimit po të pranohej në ndërgjegje se kostot e një “color” revolucioni si ai ukrainas apo gjeorgjian do t’ja vlenin dhe të ishte kalitur vullneti për t’i çuar gjerat deri në fund. Edhe kur fundi ishte afër ekstremit. Por kjo nuk ndodhi! Vërtet që opinioni brenda e jashtë u ndërgjegjësua për zullumin banditesk të Ramës e disa ndërkombëtarë filluan të çelin sytë ndaj tij. Por duke qenë se dy aktet e opozitës nuk sollën ndryshimin politik të premtuar pjesa neutrale e opinionit filloi t’i shohë ato si kuturisje problematike. Sa për ndërkombëtarët të mëdhenj e të vegjël shqetësimi se mos kuturisje të tilla bëheshin praktikë opozitare në Ballkan, Kaukaz e më gjerë ishte ku e ku më i madh se sa problemet brenda Shqipërisë. Kaq mjaftonte e tepronte që të bëheshin agresivë me opozitën. Për vendimin e gabuar mua më duhet të mbaj përgjegjësi për votën time; ndoshta edhe t’u lyp ndjesë atyre që më votuan deputet në parlament e anëtar në Këshill.  3- Sikur të bëhesha prapë nuse ! Por të shikosh në retrospektivë nuk do të thotë të bësh të mençurin pas kuvendit. Kjo analizë vetëkritike ndihmon të kuptosh se çfarë ndodhi e na shërben të gjithëve si përvojë. Sikur PD e pas saj tërë opozita të mos kishte djegur mandatet atëhere Rama nuk do të kishte mundur të abrogonte koalicionet parazgjedhore siç ishin praktikuar prej dy dekadash dhe nuk do të mund t’i merrte me këtë truk 2,8% të gjithë mandateve; ose pesë copë siç m’a dëfteu ushtrimi më sipër. Atij që më kujton se faji është më shumë tek hajduti se sa tek roja i gjegjet hazërxhevapi duke sqaruar se nuk ke pse të varësh me dorën tënde mëlçitë në qafë të ujkut. Sikur PD e pas saj tërë opozita të mos kishte bojkotuar zgjedhjet lokale, nuk parashikoj se do arrinte triumf në to; por PD e vetme fitoi 1/4 e bashkive në 2015 nga Shkodra në Përmet e nga Kukësi në Selenicë. Opozita e 2019 mund të shpresonte me realizëm për më shumë se kaq. Edi Rama i mori pa garë të tëra bashkitë në vend dhe i keqpërdori për zgjedhje duke rritur masivisht punësimin elektoral. Nuk do të doja të rekomandoja që bashkitë e munguara të PD të bënin të njëjtën gjë. Por është e qartë se ato do të ndihmonin shumë fushatën në terren. Sidomos në tre katër qarqe ku formula d’Hondt për dyqind a treqind vota e dërgoi mandatin e fundit nga partitë e opozitës tek PS. Epilog Nëse opozita nuk do të kuturisej në pranverën 2019 me shumë gjasë ajo do të arrinte të fitonte të paktën 70-71 mandate. Nëse qeveria Rama në fushatë nuk do të blinte vota, nuk do abuzonte me shtetin, nuk do të thërriste në ndihmë banditët, nuk do të kontrollonte mediat e me radhë, fitorja e opozitës do të ishte më e thellë. Por këto të fundit opozita nuk i ndalte dot. Mund të vazhdoja më tutje me nëse opozita nuk do të bënte gabimin X e Y po do të ishte teprim i panevojshëm. Motivi për këtë shënim nuk është të qarët mbi qumështin e derdhur. Jeta politike vazhdon. Po ashtu edhe detyrimi për të nxjerrë mësime e për të mos përsëritur gabimet. 

Zgjedhjet parlametare të 25 prillit nxorrën fituese me 74 mandate, Partinë Socialiste, ndërsa PD ia doli të merrte 59. LSI doli nga zgjedhjet me 4 deputetë, ndërsa PSD-ja arriti të siguronte 3 ulëse në Kuvend. Disa orë pas numërimit, kryedemokrati Lulzim Basha doli në një deklaratë për shtyp nga selia blu, duke pranuar humbjen, ndërsa Monika Kryemadhi evidentoi si gabim strategjinë për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale. 

LAJM KRYESOR: Zgjedhjet 2021/ PD s’e përtyp humbjen, shpresa tek votat e pavlefshme, Alibeaj: Mund të përmbyset gjithçka. LSI: Na kanë tjetërsuar votat. SHBA njeh rezultatin: Përgëzojmë Opozitën dhe kryeministrin Rama

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike genc pollo zgjedhjet 25 prill 2021 genc pollo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 28 Prill 2021, 14:15

TIRANË– Vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në rang vendi! Deri më tani me kutitë e hapura, vendin e parë si më i votuari është numri...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës