All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Zgjedhjet/ DW: Rama e Basha i interpretojnë si fitore Lokalet 2019

1 Korrik 2019, 08:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ DW: Rama e Basha i interpretojnë si fitore Lokalet 2019
All - Paragraf - 1

Me një pjesëmarrje të ulët, por të qeta dhe paqësore, në Shqipëri përfunduan të dielën (30.06) Lokalet 2019. Ato janë të parat zgjedhje në Shqipërinë post-komuniste, ku opozita nuk mori pjesë dhe në mbi 50% të bashkive kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent nga 35 partitë e tjera që morën pjesë në garë.

Lokalet 2019 shihen nga kryemnistri Rama dhe maxhoranca socialiste si dhënia fund e heqjes dorë nga mandatet parlamentare dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozitat. Për opozitën jashtë parlamentit, të kryesuar nga PD ato treguan braktisjen e votimit një partiak, si pasojë e pjesëmarrjes së ulët në votimet,”e paligjshme, moniste”.

Sa votues morën pjesë në Lokalet 2019?

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) Drilona Hoxha, tha pas mbylljes së votimeve se ” pjesëmarrja e qytetarëve në votim është 21.6% që do të thotë 771 863 votues” nga 3,5 milion votues që figurojnë në listat përfundimtare të zgjedhësve. Pjesëmarrja më e ulët, sipas të dhënave të KQZ ka qënë në Bashkinë e Lezhës, ku në votim morën pjesë vetëm 8,93 % të qytetarëve dhe më e larta në Bashkinë minoritare maqedonase të Pustecit, ku votuan 55% e qytetarëve. Por PD, që drejton opozitën jashtë parlamentit deklaroi mbrëmë se pjesëmarrja në votime është 15%.

Në 31 bashki, nga 61 që ka gjithsej Shqipëri nuk pati zgjedhje, por vetëm votim. Në këto bashki përballë kandidatëve të Partisë Socialiste (PS) për kryetar bashkie nuk pati asnjë konkurrent nga partitë e tjera në garë. Sipas KQZ në Lokalet 2019, që u zhvilluan të dielën, morën pjesë 36 parti, të ndara në dy koalicione: “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” drejtuar nga PS dhe “Koalicioni Shpresa për Ndryshim” me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi. 9 parti konkurruan jashtë këtyre 2 koalicioneve.

Albanien Kommunalwahlen (Democratic Party )
Përtej karakterit një partiak të votimit në 31 bashki dhe pjesëmarrjes së ulët, në Lokalet 2019, pati shumë pak incidente. Sipas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme u proceduan penalisht 3 persona dhe 2 të tjerë u arrestuan me akuzën e pengimit të procesit zgjedhor.

Lokalet 2019- konsiderohen njëherazi fitore si nga Rama dhe Basha

Kryeministri Rama, në një komunikim publik, në orët e vona të mbrëmjes së te dielës, pas mbylljes së kutive të votimit, i quajti Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit “një fitore për një Shqipëri Europiane, humbje me turp e Shqipërisë së djeshme”. Ndërsa kryetari i PD dhe i opozitës jashtë parlamentare, Basha, në fjalën e tij në përfundim të votimit i quajti

“braktisje masivive e maskaradës së votimit një partiak të Edi Ramës, refuzim i 85 % të votuesve të regjistruar ndaj votimeve të paligjshme moniste”. Sipas tij votimet e të dielës u karakterizuan, ” nga manipulime masive dhe blerje votash.”

Rama- gati për dialog, Basha jo dialogut me Ramën kryeministër

Kryeministri Rama i ofroi mbrëmë opozitës jashtë parlamentit dialog dhe marrëveshje “për të zgjidhur krizën parlamentare për të ndihmuar vendin në hapjen e negociatave me BE”. “Nëse duan një marrëveshje për Shqipërinë, ata do të kenë një marrëveshje. Ne mund ta arrijmë atë me dialog, pa parakushte dhe me përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar në hapjen e negociatave për t’u bashkuar me BE. Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë, dhe jemi gati për të bashkëpunuar në rrugën e integrimit europian”, tha Rama.

Por kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh mbrëmë se “me Edi Ramën në krye në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshimi do të vijë shpejt”, tha Basha.

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale edi rama lulzim basha rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë