LIVE UPDATES
Politike

“PD pa asnjë pushtet”, Isa Sakja ‘i përvishet’ Topallit: Ke kapur fundin si qenie politike, të përgëzon armata e Ra

1 Korrik 2019, 07:32 Nga DOSJA
“PD pa asnjë pushtet”, Isa Sakja ‘i përvishet’

Tiranë-“Ke kapur fundin si qenie politike”, kështu është shprehur Isa Sakja ndër të tjera për Jozefina Topallin pas reagimit të kësaj të fundit për Bashën. Ai thekson në një reagim në Facebook se Topalli nuk ka kuptuar asgjë nga politika dhe sillet njësoj si kundërshtari më i egër i PD-së! Madje sipas tij Jozefina Topalli  përgëzohet në rrjetet sociale edhe nga armata e Ramës.

“Gjatë këtyre dy vjetëve, që kur Jozefina humbi pushtetin brenda PD-së dhe bëri pakt më djallin kundër PD-së, kam kuptuar një gjë shumë të rëndësishme. Këto 20 vjet Jozefina Topalli nuk ka kuptuar asgjë nga politika dhe sillet njësoj si kundërshtari më i egër i PD-së! Ajo flet me të njëjtin mllef kundër PD-së dhe Lulzim Bashës siç flet Edi Rama. Flet me të njëjtën gjuhë si Edi Rama, artikulon të njëjtat teza si Edi Rama, madje edhe “keqardhjen” për PD-në e shprehin njësoj.”, shprehet ai.

Dje, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli kritikoi ashpër lidershipin e Partisë Demokratike dhe kryetarin Lulzim Basha. Në një reagim në rrjetet sociale, Topalli thotë se pas 3 dekadash PD është jashtë pushtetit dhe se djegia e mandateve ishte tradhti për demokratët dhe shqiptarët.

Reagimi i plotë

Nuk do të doja kurrë t’I shkruaja këto rradhë, por, në respekt të demokratëve, në respekt të qytetarëve të Kavajes,, në respekt të të gjithë atyre që sot zgjidhën Lirinë përpara Monizmit, më duhet t’i them disa fjalë Jozefina Topallit.
Prej kohësh, nuk habitem më me mllefin e zonjës Topalli kundër Partisë Demokratike, kryetarit të saj Lulzim Basha dhe, së fundmi, edhe kundër liderit historik Sali Berisha.

Gjatë këtyre dy vjetëve, që kur Jozefina humbi pushtetin brenda PD-së dhe bëri pakt më djallin kundër PD-së, kam kuptuar një gjë shumë të rëndësishme.

Këto 20 vjet Jozefina Topalli nuk ka kuptuar asgjë nga politika dhe sillet njësoj si kundërshtari më i egër i PD-së!

Ajo flet me të njëjtin mllef kundër PD-së dhe Lulzim Bashës siç flet Edi Rama. Flet me të njëjtën gjuhë si Edi Rama, artikulon të njëjtat teza si Edi Rama, madje edhe “keqardhjen” për PD-në e shprehin njësoj.

Zonja Topalli, në respekt të 20 viteve që kemi ndarë së bashku sakrificat, por jo pushtetin, dua t’ju ndihmoj sonte!

Për të kuptuar se ke kapur fundin si qenie politike, lexoni komentet në statuset tuaja kundër PD-së dhe Lulzim Bashës! Shikoni se kush ju bën like! Janë armata e Edi Ramës ose pushtethumburit e PD-së që, njësoj si ju, morën gjithçka nga PD-ja në pushtet dhe e hodhën poshtë, e përgojuan, e tradhëtuan, punuan kundër saj në ditën më të keqe të opozitës dhe të vendit!

Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse nuk dua t’ua lodh më shpirtin demokratëve! Boll e ke bërë ti me jozefinat e tjera që i rrinë rrotull Edi Ramës të kapin ndonjë kockë nga pushteti i tij i pistë.

Nuk po zgjatem as me moralizmat e tua miope për ndërkomëbtarët, sepse nuk dua të kujtoj që u bëre barsaleta e pushtetit të PD, kur nxirrje jashtë nga zyra ambasadorët e SHBA-së dhe të OSBE-së.

Zonja Topalli!

Sot për Partinë Demokratike ishte një ditë e mirë!
Sot për Shqipërinë ishte një ditë e mirë!

Dhe kjo është për meritën e madhe të Lulzim Bashës! Bashkë me demokratët, ai ka dalë të fitojë betejën më të madhe të këtyre 30 viteve të fundit! Të bëjë bashkë demokratë e socialistë për një kauzë më të madhe se pushteti i Lulzim Bashës! Për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për refuzimin e drejtimit të vendit nga një kryeministër hajdut dhe ortak me krimin, për një vend ku shqiptarët të jetojnë me dinjitet!

Zonja Topalli!

Hapini sytë! Demokratët janë në këmbë, nuk kanë nevojë për patericat e Edi Ramës! Doni apo nuk doni ju, Partia Demokratike është sot forca politike më e besueshme në Shqipëri, e gatshme të qeverisë vendin!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike isa sakja jozefina topalli lulzim basha zgjedhjet lokale isa sakja jozefina topalli lulzim basha zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet