Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
VD-Zgjedhja e Presidentit/ Duma: Ju vini me një vendim politik, bëni sikur dëgjoni
10 Maj 2022, 11:23Nga DOSJA
TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi ditën e sotme në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, se mazhoranca bën sikur dëgjon mirëpo në mendje e ka emrin që do të propozojë për president. Deputetja tha se nëse ata e kanë një emër në mendje, t’ua thonë e më pas të nisin diskutimet e para.
‘Duhet të dëgjojmë njëri tjetrin për përgjegjësi, nëse flisni për procedurën, ajo është e përcaktuar. Është 7, 5 ditë, çfarë i intereson popullit shqiptar. Ju mendoni se trupa politike duhet të vendoset këtu për të qënë noter? Nëse e keni marrë vendimin, keni gjetur emrin dhe doni të kaloni me shpejtësi procesin, kjo nuk është rruga e duhur. Ju thoni të vijmë te parlamenti dhe mos dimë rrugëtimin e zgjedhjes për nje emër që u zgjodh 3 minutat e fundit. Kjo nuk pranohet. Kur ua përmendim shembujt e këqinj është që të përmirësohemi, historia e 30 viteve tranzicion nuk i bën nder Shqipërisë. Ju vini me një vendim politik, doni apo s’doni kështu është lexuar, se ju vetëdeklaroni se çështja e të qënit politik është turp. Ju shpresoni se do vijmë këtu, do merrni disa kritere, do i përktheni me ato që keni në mendje. Ju mund ta zgjidhni në raundin e 4-të, por fasadë se gjasme na keni dëgjuar është nen nivelin e inteligjencës. Nëse ju nuk e doni këtë, jepjani propozimin e parë opozitës, të bëhen diskutimet e para. Me kriteret sot, ne nuk bëhemi sot, t’u themi ne kriteret që të thoni se përfshimë opozitën, se aty i keni 72 votat keni të gjitha pushtetet.’- tha Duma.
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË– Projekt rezoluta për dënimin e genocidit të Srebenicës, e ideuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është firmosur nga ish-krye...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi ka kritikuar Partinë Demokratike për fjalorin e përdorur në Konferencën e Kryetarëve. I pranishë...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se mazhoranca nuk duhet të vendosë kushte për president. Gjatë konfer...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka kërkuar që debatet mes partive të lihen jashtë konferencës së Kryetarëve. E pranishme në Kuvend, Spiropali tha s...
TIRANË– Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda deklaroi ditën e sotme se zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës nuk duhet të jetë sa për zgjidhje krize...
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka propozuar datat dhe oraret për dorëzimin e kandidaturave dhe atë të mbledhjes për miratimin...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u tregua tolerant gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Kryetarëve. Ai u shpreh se mazhoran...