LIVE UPDATES
Aktualitet

“Zemër, kam bërë seks e…”/ Homoseksualët ngacmojnë djemtë nga liqeni i Tiranës

2 Nëntor 2021, 20:42 Nga DOSJA
“Zemër, kam bërë seks e…”/ Homoseksualët

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një shqetësim që kohët e fundit është kthyer në një makth për qytetarët, veçanërisht për ata meshkuj. Pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, ku njerëzit dalin me biçikleta, ose bëjnë vrap pasdite vonë, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht. “Stop” transmetoi denoncimin e një studenti, i cili është gjetur para situatave të tilla.

Ata nisin bisedën me ndonjë kërkesë për cigare ose çakmak. Pastaj, i ftojnë të shëtisin ose të futen direkt në zonën e pyllëzuar, duke kërkuar seks. Duke qenë një zonë e frekuentuar, aty kalojnë fëmijë e adoleshentë, të cilët kërcënohen nga akte homoseksuale nga këta të panjohur.

“Jam një djalë me vendbanim në Tiranë, student. Si një pjesë e bashkëmoshatarëve të mi edhe unë kam aktivitetet e mia pas punës. Nga puna ka filluar që të dal nga zona e kodrave të liqenit, qoftë për të shëtitur, por edhe me biçikletën time. Më ka bërë përshtypje një dukuri që kam menduar ta trajtoj tek ju në mënyrë që të sensibilizim, por edhe siguri nga ana e institucioneve. Sa herë që dal në pjesën pas Universitetit Politikenik të Tiranës, kam hasur në disa tipa të çuditshëm krejtësisht të panjohur për mua. Këta persona më kanë kërkuar diçka irrituese, më kanë kërkuar seks. Janë të moshave të ndryshme, kryesisht i kam hasur të moshave të mëdha, të cilët dalin papritur në një moment kur ti nuk e mendon, me idenë që po ikën i qetë, duke shijuar natyrën, ata dalin dhe nisin të të ftojnë ose joshin për diçka as që ke ndërmend të bësh. Jam ndjerë i shqetësuar, të mendoni që aty kalojnë fëmijë, të mitur, kalojnë familjarë. Janë tipa të panjohur, të mistershëm. Si mund të ndihet një i mitur apo adoleshent në presionin e këtyre syreve që të gllabërojnë. Ata mund të të rrëmbejnë, mund të të mbyllin gojën, mund të të përdhunojnë, mund të të grabisë. Ku janë strukturat e shtetit? Ku është siguria për qytetarët e Tiranës?”, denoncoi një student.

“Stop” transmetoi një kamera të fshehtë të filmuar nga studenti, i cili është takuar me një nga këta persona teksa po lëvizte me biçikletë. Gjatë bisedës, i panjohuri ka treguar se është i martuar dhe se punon mjek dermatolog në QSUT. Ai pranon që ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur.

I panjohuri: Çkemi? Për çfarë ke dalë? Për qejf?

I infiltruari: Xhiro, por paskan ikur dritat.

I panjohuri: Je aktiv, pasiv?

I infiltruari: Si?

I panjohuri: Çfarë bën në seks?

I infiltruari: Nuk e prisja një gjë të tillë.

I panjohuri: Po për qejf dalin njerëzit këtu, pse për çfarë dalin?! Ti ke dalë me biçikletë për dore.

I infiltruari: Po, se nuk ka drita.

I panjohuri: Këtu nga Tirana je? Çfarë bën në seks? Hë ore, sa turp që ke!

I infiltruari: Po pse më kap?

I panjohuri: Pse ore, çfarë ka për të të kapur?

I infiltruari: Jo, jo, jo!

I panjohuri: Oooo, “Lule mos më prek”..!

I infiltruari: Je i panjohur.

I panjohuri: Të panjohur jemi.

I infiltruari: Po si ma kap dorën kështu?!

I panjohuri: Po se më pëlqen të ta prek dorën, ta shoh një çikë. Është më shumë eksituese, kur nuk njihesh.

I infiltruari: Pse, u eksitove ti?

I panjohuri: Shumë!

I infiltruari: Unë nuk jam i kësaj fushe.

I panjohuri: Po nuk je, do bëhesh. Ecim? Bëjmë një xhiro?

I panjohuri: Je në shkollë? Dukesh i vogël. Unë kam mendimin, se mund të jesh 21-22.

I infiltruari: 21!

I panjohuri: Unë jam mjek në profesion. Jam dermatolog, në QSUT.

I infiltruari: Je i martuar?

I panjohuri: I martuar, pra.

I infiltruari: Sa vjeç je ti ? Ti je aty te 40-ta.

I panjohuri: Fiks!

I infiltruari: Çfarë bën?

I panjohuri: Po të shoh pak lëkurën, kapilarët. Mirë qenke. Të të shoh lëkurën! Të të shoh pak qafën! Mirë je, nuk ke asnjë lloj gjëje. Jemi në syrin e të gjithëve. Bëjmë një xhiro këtej?

I infiltruari: Nuk jam pak i vogël para teje?

I panjohuri: Zemër, ka çuna 16, 17, 18… kam bërë seks dhe mirupafshim. Po ata janë fëmijë, e bëj një herë dhe mirupafshim.

I panjohuri: T’i vëmë edhe vulën mo?

I infiltruari: Çfarë vule?

I panjohuri: Vulën e njomë. Arbri e kam emrin.

I infiltruari: Ej, po si më kap, mor burrë?! Të lutem, të lutem! Të lutem, mos më kap! Se na fute në mes të pyllit tani.

I panjohuri: Këtu je në rrugë kryesore, nuk je në mes të pyllit.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Gentian Zenelaj, u shpreh se nuk ka asnjë problem për zgjedhjet personale seksuale të njerëzve, por bëri thirrje që të mos dalin dhe të ngacmojnë njerëz apo kalimtarë të rastit.

“Nuk kemi asnjë lloj paragjykimi për zgjedhjen tuaj seksuale, është puna juaj, por të dilni të ngacmoni njerëz, kalimtarë të rastit për mua është vepër penale. Është si të ngacmosh një vajzë minorene që të çon në polici dhe dënohesh”, tha Zenelaj.

Nga ana tjetër, më i ashpër, Saimir Kodra, i cili u shpreh se Bashkia e Tiranës duhet t’i mbledhë këta persona në një vend të caktuar pasi në këtë mënyrë po krijojnë frikë edhe tek fëmijët.

“Është zgjedhja juaj, por ju neveris deri në vdekje.Më quani homofob dhe nuk ma ni fare cepi, por Bashkia e Tiranës, mund të marrë një fushë diku dhe të mblidhen këta me njëri-tjetrin, të moshës që janë të pjekur, janë të vendosur për veprimet që bëjnë dhe shkoni atje moj nonë mos rrini nëpër rrugë. Jam i sigurtë që atje do hallakateni si arrat kur i gjuan kaqoli zarat, por keni shkaktuar trauma të mëdha dhe nuk mundeni sot që të krijoni frikë tek një fëmijë 15-vjeçar që do me dalë tek liqeni. Nuk mundeni ju 6-7 apo 20 vetë sa jeni perversë dhe të pisët”.

Më pas në emisionin “Stop” u transmetua momenti kur, i panjohuri mundohet të zhveshë studentin dhe ta prekë në vende të papërshtatshme.

I infiltruari: Ore, se më shtrëngove qafën. Të lutem!

I panjohuri: Hajde!

I infiltruari: Jo, jo nuk vij. Çfarë do më bësh? Do na puthësh mo? Na rrëzove!

I panjohuri: Pse, çfarë janë puthjet?

I infiltruari: Jo, jo, të lutem!

I infiltruari: Po më lëndon! Mos më kap të lutem! Mos më kap! Si më fut duart kështu?! Mos më puth, të lutem! E shikon, që nuk kam eksitim?

I panjohuri: Do eksitohesh, avash-avash.

I panjohuri: Çfarë dëshire ke?

I infiltruari: Të lutem, se kam shumë siklet.

I panjohuri: Ka gjithmonë një herë të parë,- tha ai. Paske gjithë këtë k… mo.Pse ikën mbrapsht, mor burrë?

I infiltruari: Të lutem, çfarë do më bësh?

I panjohuri: Asgjë…Një çikë te gusha. Sillu mirë!

I panjohuri: Mos u bëj çun i keq! Sillu mirë!

I infiltruari: Të lutem, mos më zhvish, se po më zhvesh! Se kam siklet.

I panjohuri: Nuk ka siklet fare! Mos ma vër atë dorën ashtu, se po më bezdis! Mmmm, mos u shtrëngo, lëshohu, rri mirë! Si doktor, po të vizitoj: zemrën, stomakun, apendesitin.

I infiltruari: Po më zhvesh tutat. Po na dëgjojnë të gjithë.

I panjohuri: Shhhh! Më lër të të prek pak!

I infiltruari: Po kur nuk dua, pse më prek?

I panjohuri: Mos bërtit! Më lër të bëj atë, që dua unë! Te veshi, se e shoh që e ke pikë të dobët.

I infiltruari: Të lutem, se po më zhvesh me pahir!

I panjohuri: Më lër ta prek një çikë!

I infiltruari: Si mund të preket një njeri kështu?

Marrë nga tvklan.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesi tek liqeni liqeni i tiranes tirane abuzuesi tek liqeni liqeni i tiranes tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet