LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqtar dhe fermer: Nazmi Troka me probleme pasurie, s’justifikon dot vilën në fshat

2 Nëntor 2021, 19:04 Nga DOSJA
Gjyqtar dhe fermer: Nazmi Troka me probleme pasurie, s’justifikon dot

Gjyqtari Nazmi Troka i Gjykatës së Apelit të Vlorës u përball të martën më 2 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, ku hetimi administrativ ishte mbyllur vetëm për kriterin e pasurisë. Procesi i vetingut për gjyqtarin Troka po kryhet nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin. Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Në tetor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ që të vendoste masën disiplinore “ulje me 40% të pagës për 1 vit” për Trokën, me pretendimin se kishte marrë një vendim për rishikim mase sigurie në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Kërkesa e ILD u pezullua nga KLGJ deri në një vendim nga institucionet e vetingut.

Kryesuesi Lulzim Hamitaj tha në fillim të seancës se gjyqtari Troka kishte kërkuar riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjerë, por është vendosur që shqyrtimi të kryhet pas seancës dëgjimore për të marrë në konsideratë edhe shpjegimet dhe provat e reja që do të paraqiten prej subjektit të rivlerësimit. Troka përsëriti kërkesën për riçeljen e hetimit, por Hamitaj vërejti se sapo kishte sqaruar, se nuk kishte ende një vendimarrje për të parën.

Pamundësi për pasuritë

Relatimi i Komisionit u fokusua më së shumti në burimet financiare të deklaruara nga subjekti se kanë shërbyer për ndërtimin e një shtëpie dykatëshe në fshatin Tapi të njësisë administrative Perondi në Kuçovë dhe të një apartamenti në Tiranë. Sipas relatores Zhegu, shtëpia dy kate me sipërfaqe ndërtimore 99 m2 gjendet në një truall 200 m2 të përfituar në vitin 1991 nga ligji “Për tokën”, së bashku me pasurinë tokë-arë me sipërfaqe 7800 m2. Komisioni ka konstatuar mospërputhje të sipërfaqes së tokës të përfituar në vitin 1991, me sipërfaqen që rezulton në kartelën e pasurisë ku figuron 9000 m2. Mospërputhje është konstatuar edhe në deklarimin e vlerës së banesës me dy kate nga subjekti, pasi në vitin 2003 ka shënuar shumën 1.2 milionë lekë, ndërsa në deklaratën veting rezulton në vlerën 3.6 milionë lekë.

Lidhur me këto mospërputhje, gjyqtari Troka pretendoi se ka pasur raste kur matjet e tokës janë kryer gabim dhe për këtë arsye është parashikuar nga legjislacioni që të kryhen matje edhe kur regjistrohet pasuria. Për vlerat e ndryshme të deklaruara për banesën me dy kate, ai deklaroi se në vitin 2003 kishte pasqyruar shpenzimet faktike për ndërtimin e shtëpisë në shumën 1.2 milionë lekë, ndërsa në 2017-ën kishte pasqyruar vlerën e kësaj pasurie sipas tregut të lirë në shumën 3.6 milionë lekë.

Në vijim, Zhegu evidentoi se ishte e paqartë se kur ishte ndërtuar kati i dytë i banesës, pasi nuk është pasqyruar ky fakt as në deklarimin e parë të vitit 2003. Troka deklaroi se karabinaja e gjithë ndërtesës ishte përfunduar në vitin 1994, ndërsa shtëpia ishte përfunduar në vitin 2000, në gjendjen që është edhe aktualisht. Ai theksoi se kur është plotësuar formulari i azhornimit në vitin 1994, në të cilin është pasqyruar edhe objekti për regjistrimin e kësaj pasurie, nuk i është dhënë për të shënuar vërejtje apo informacione shtesë. Sipas tij, kjo është arsyeja përse në formularin e asaj periudhe nuk rezulton të jetë shënuar kati i dytë.

Si burime financiare për ndërtimin e shtëpisë dy kate, gjyqtari Troka ka deklaruar të ardhurat nga pagat e tij e të bashkëshortes si mësuese, si dhe të ardhura të përfituara nga aktiviteti bujqësor, kryesisht pemëtaria. Komisioni ka vendosur të përfshijë si shpenzim për ndërtimin e banesës në analizën financiare për periudhën 1990-2000, vlerën 3.6 milionë lekë të pasqyruar në deklaratën veting, prej nga ka rezultuar balancë negative në shumën 2.3 milionë lekë.

Gjyqtari Troka kërkoi që të konsiderohet si shpenzim vlera 1.2 milion lekë e deklaruar në vitin 2003, që sipas tij përfaqëson shumën reale që ka shërbyer për ndërtimin e shtëpisë dy kate. Gjithashtu, ai kërkoi që të konsiderohen të ardhurat nga bujqësia, si dhe të ulen shpenzimet jetike, pasi një pjesë të tyre i ka siguruar nga ferma familjare. “Ju keni zbritur 66% të pagës si shpenzime, por kam pasur shpenzime modeste pasi të produktet për nevojat bazike i kemi siguruar nga bujqësia dhe blegtoria”, deklaroi Troka dhe këmbënguli se del me bilanc pozitiv për këtë pasuri.

Mungesë financiare u konstatua edhe për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 64 m2 në Tiranë në vitin 2014, kundrejt çmimit 67 mijë euro. Si burime krijimi për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar kursimet në vite në gjendje depozitash bankare në shumën 25 mijë euro, një hua po në vlerën 25 mijë euro të marrë nëpërmjet një transaksioni bankar nga një i afërm; gjendje cash në shumën 11 mijë 330 euro dhe një depozitë e vajzës në shumën 5700 euro.

Ndërkohë që nuk u gjetën probleme për kursimet cash dhe depozitat e subjektit dhe të vajzës, u konstatua pamundësi financiare e huadhënësit për dhënien e vlerës 25 mijë euro dhe të gjendjes cash. Megjithëse gjyqtari Troka ka arritur të provojë me dokumentacion ligjor se huadhënësi ka pasur të ardhura në shumën 161 mijë euro për periudhën 2002-2015 nga puna në shtetin grek, ka rezultuar pamundësi për kursimin dhe dhënien e huasë. Në seancë u relatua pamundësi edhe për shlyerjen e një pjese të huasë, prej nga është konstatuar balancë negative në shumën 446 mijë lekë.

Troka i kundërshtoi këto konstatime dhe u shpreh se baxhanaku që i kishte dhënë hua kishte shitur disa pasuri në Shqipëri që sipas tij kapin vlerë 5 milionë lekë. Ai këmbënguli se kjo vlerë duhet të përfshihet në analizën financiare. Gjithashtu, Troka pretendoi se kishte provuar se huadhënësi kishte pasur depozitë në vlerë të konsiderueshme që në vitin 2000, kur kishte bërë konvertimin e shumave që dispononte në bankë, nga dhrahmi, në euro.

Komisioni konstaton pamundësi financiare në shumën 423 mijë lekë për blerjen në vitin 2003 të një automjeti tip Benz vit prodhimi 1989, në shumën 500 mijë lekë, si dhe për gjendjen cash në fund të periudhës së rivlerësimit.

Edhe për këto balanca negative dhe për atë në shlyerjen e huasë, Troka kërkoi që të uleshin shpenzimet e jetesës si dhe të konsiderohen të ardhurat nga bujqësia e blegtoria. “Kam pasur mundësi për të blerë makinën që është prodhim i vitit 1989 dhe e kam akoma”, pohoi Troka dhe ripërsëriti se nëse konsiderohen të ardhurat nga bujqësia del me bilanc pozitiv për të gjitha pasuritë dhe shpenzimet e kryera.

Gjyqtar dhe fermer

Komisioni konstaton pamundësi të gjyqtarit Troka për të ardhurat e deklaruara ndër vite si të përfituara nga pemtaria dhe bujqësia, në shumën totale 7 milionë lekë. Nga hetimi administarativ ka rezultuar se subjekti është pajisur edhe me nipt në emrin e tij për ushtrimin e aktivitetit bujqësor. Relatorja Zhegu renditi shpjegimet e dhëna nga Troka gjatë procesit të rivlerësimit lidhur me aktivitetin bujqësor. Ai ka deklaruara para Komisionit se ka arritur të provojë se e ka shfrytëzuar tokën bujqësore për pemtari, se ka siguruar të ardhura, si dhe ka paguar rregullisht detyrimet.

Gjithashtu, subjekti ka deklaruar se gjatë pasditeve dhe fundjavave së bashku me familjen i përkushtohet aktivitetit bujqësor dhe ka kërkuar që të ulen shpenzimet e jetesës. Ai ka depozituar edhe një raport të hartuar nga një ekspert vlerësues që ka konkluduar se të ardhurat nga bujqësia për periudhën 1996-2016 arrijnë në vlerën 12.9 milionë lekë.

Zhegu evidentoi mospërputhje mes vlerës së deklaruar nga subjekti si të përfituar nga aktiviteti bujqësor, me atë të konkluduar nga vlerësimi. Nga analiza e të ardhurave nga bujqësia të deklaruara nga subjekti është konkuluduar mungesë financiare për krijimin e tyre në shumën 4 milionë lekë. Ndërsa prej analizës financiare të përgjithshme për periudhën 1994-2016 është konkluduar pamundësi financiare në vlerën totale 7.6 milionë lekë. Sipas relatores, megjithëse Troka është regjistruar me statusin e fermerit, rezulton mungesë dokumentacioni për të ardhurat e siguruara nga shitja.

Në vijim, Zhegu evidentoi faktin se legjislacioni në fuqi e gjen në papajtueshmëri detyrën e gjyqtarit me ushtrimin e aktivitetit privat si fermer. Ajo theksoi se legjislacioni parashikon se magjistratët lejohet të kryejnë vetëm mësimdhënie dhe asnjë lloj profesioni tjetër. Komisioni i ka kaluar trokës barrën e provës Trokës për gjendjen në papajuteshmëri me detyrën, për shkak të regjistrimit të tij si fermer.

Troka pretendoi në seancë se në ligj nuk është e ndaluar që një gjqytar të ushtrojë aktivitet bujqësor. “Unë nuk dal personalisht në treg”, pohoi subjekti. Ai sqaroi se ishte regjistruar për të formalizuar aktivitetin bujqësor sipas ligjit dhe se emri i tij rezulton pasi është në cilësinë e kryefamiljarit. Subjekti theksoi se ishte mjaft i lidhur me aktivitetin bujqësor, pasi profesioni i tij i parë kishte qenë agronom.

Në fund, gjyqtari Troka kërkoi riçeljen e hetimit për pasurinë, çeljen për dy kriteret e tjerë dhe në përfundim të procesit konfirmimin e tij në detyrë. KPK njoftoi se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet më 4 nëntor, ora 09:45.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nazmi troka procesi i vettingut tirane vettingu nazmi troka procesi i vettingut tirane vettingu

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë