LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Kush është 39-vjeçari që u ndalua sot (EMRI)

15 Shtator 2019, 15:16 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos/ Kush është 39-vjeçari që u

Tiranë- 39-vjeçari i cili është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Tiranës për vrasjen e Santiago Malkos ish-policit është Blendi Teta.

Ai akuzohet  për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. 39 vjeçari Teta u identifikuar në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt.

“Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur ai.

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko santiago malko arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko santiago malko

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra