LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e grave dhe vajzave në vend, VOA:Kërkohet shtimi i masave nga institucionet

15 Prill 2022, 20:39 Nga DOSJA
Vrasja e grave dhe vajzave në vend, VOA:Kërkohet shtimi i masave nga

TIRANË- Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri. Vrasja së fundi e një nëne të re në Roskovec të Fierit nxiti veprimtaret e shoqërisë civile të kërkojnë shtimin e masave nga institucionet për të frenuar dhunën në familje.

Ato pohojnë se kundër dhunës me bazë gjinore nevojiten masa serioze konkrete, sepse dhuna në familje duket se është bërë normalitet, që nuk shqetëson njeri derisa të vritet viktima e radhës.

Edlira Çepani, drejtuese e Rrjetit për Barazi në Vendimarrje thotë se mbështetja ndaj tyre është mëse e nevojshme, që të mos jenë vetëm përballë dhunës së një shoqërie, që ka tendencën të dhunojë gratë e vajzat, si dhe përballë institucioneve që nënvlerësojnë dhunën në familje, që është krimi më i keq aktualisht në Shqipëri.

Vrasja e fundit, ashtu si të gjithë vrasjet e grave dhe vajzave, ishte revoltuese për shumë arsye. Fatkeqësisht ne kemi sot mijëra vajza e gra në çdo cep të Shqipërisë viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Duhen marrë realisht masa serioze për këtë atje në terren, ku janë vajzat dhe gratë që vuajnë. Në radhë të parë niset me fuqizimin ekonomik dhe punësimin e tyre” – thotë zonja Çepani.

Shoqëria dhe institucionet bëhen të ndjeshme kur vritet viktima e radhës, por vrasjet ndodhin pas disa denoncimeve të mëparshme për dhunë, të cilat janë lënë mënjanë, pohojnë veprimtaret e shoqërisë civile.

Ato theksuan se rrethi vicioz i dhunës ndaj grave e vajzave do t’i prekë të gjitha, nëse nuk merren masa të forta ndaj dhunuesve.

Të gjitha pohojnë se ligjet dhe politikat qendrore në këtë fushë janë shumë të mira, por ato nuk zbresin për t’u zbatuar në terren, pranë komuniteteve, atje ku vajzat dhe gratë dhunohen dhe kanë realisht nevojë për mbështetje.

Në Shqipëri ekziston ende shoqëria maskiliste. Janë ende ato traditat e vjetra, që Burri, Burri, Burri në çdo gjë dhe për çdo gjë. Këtu ndikon edhe pafuqia ekonomike, sepse në çastin që gruaja ka forcën e ekonomisë është e zonja ta përballojë vetë situatën” – thotë Jolanda Mustafaraj, drejtuese e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake.

Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar shpesh që të rritin buxhetet e luftës kundër dhunës. Veprimtaret pohuan se kjo dukuri kaq e gjerë në shoqërinë shqiptare nuk mund të luftohet me kohë të pjesshme, ose pa fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave.

Është krijuar një mekanizëm i referimit midis disa institucioneve, të cilat duhet të reagojnë njëkohësisht, kur dhuna ndodh. Por, këto institucione nuk reagojnë sa duhet dhe e nënvlerësojnë gjendjen, thonë verpimtaret, ndërsa mungojnë burimet financiare për të përballuar fluksin e madh të këtyre rasteve të dhunës.

“Arsyeja ekonomike është kryesorja, pastaj është mentaliteti i vjetër dhe shumë faktorë të tjerë. Duhet të ketë një koordinim, por fatkeqësisht edhe këtu çalon shumë, duke nisur nga urdhërat e mbrojtjes që nuk zbatohen si duhet. Fatkeqësisht vazhdojmë të mbetemi shumë shumë prapa” – thotë Erinda Vishkulli, këshilltare bashkiake në Cërrik.

Veprimtaret e të drejtave të grave dhe vajzave pohojnë se shërbimet sociale për to janë mëse të pamjaftueshme. Sipas tyre, duhet investuar më shumë tek parandalimi i dhunës, tek policimi në komunitet, dhe tek ndërgjegjësimi për barazinë gjinore. Ato theksojnë se politika duhet të zbatojë në terren të ligjet e reja që miraton në kryeqytet.

“Nga ana institucionale ka një neglizhencë të madhe. Rasti i fundit na tregoi se gratë dhe vajzat këtu në Shqipëri vriten shumë lehtë. Duhet të bëjmë diçka si shoqëri, si institucione si popull” – thotë gazetarja Eglantina Alliaj, gazetare dhe veprimtare e shoqërisë civile.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave në familje është përkeqësuar, ndërsa 5 vitet e fundit numri i denoncimeve prej tyre është rritur mbi 20 për qind. Një pjesë e këtyre shifrave tregojnë dhunën e fshehur e të mbartur në vite brenda familjeve shqiptare, që bëhet e dukshme vetëm nga vrasjet e grave dhe vajzave.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edlira cepani eglantina alliaj erinda vishkulli jolanda mustafaraj edlira cepani eglantina alliaj erinda vishkulli jolanda mustafaraj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë