LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Turizmi në Shqipëri po ndjen pasojat e luftës në Ukrainë

15 Prill 2022, 19:16 Nga DOSJA
VOA: Turizmi në Shqipëri po ndjen pasojat e luftës në

TIRANË- Në Shqipëri industria e turizimit ka filluar të ndjejë pasojat e agresionit rus në Ukrainë. Çmimet janë rritur ndjeshëm dhe turistët ukrainas, rus dhe bjellorus numri i të cilëve po rritej çdo vit, duket se këtë sezon do t’i mungojnë turizmit shqiptar. Sipas të dhënave nga agjensitë turistike, bazuar në kontratat e nënshkruara më herët, pritej një numër prej 130 mijë shtetasish nga Ukraina. Për të tretin vit me radhë, që prej tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së koronavirusit, sektori i turizmit në vend po përballet me mjaft vështirësi.

Industria e turizmit në Shqipëri prej disa vitesh po përballet me sfida të njëpasnjëshme. Agresioni rus ndaj Ukrainës ka sjellë, një tronditje në të gjitha tregjet dhe për pasojë rritje të çmimeve në zinxhirin e furnizimit. Edhe sektori i turizmit po ndjen pasojat e kësaj lufte, pasi siç thonë ekspertët e fushës, vihet re paralizim i një tregu të rëndësishëm për turizmin, siç është ai ukranias, bjellorus dhe rus. Numri i prurjeve nga këto vende gjatë viteve të fundit sipas statistikave zyrtare ka qenë në rritje. Operatorët turistikë thonë se pritshmëritë bazuar në prenotimet e deritanishme ishin për mbi 130 mijë turistë nga Ukraina, të cilët sipas tyre duket se do t’i mungojnë turizimit shqiptar.

Ka rreth 20 ditë ose pak më tepër, ku të gjitha tregjet sikur janë marrë vesh me njëra-tjetrën, kanë ndërprerë prenotimet e reja. Jo nën nivelin 100% por ka një pauzë. Nuk ka anulime por prenotimet nuk po vazhdojnë në ritmin e mëparshëm. Reflektimi i luftës është diçka që tani është bërë fakt”– tha për Zërin e Amerikës Arben Çipa, Kryetar i Operatorëve Turistikë të Jugut.

Turizmi ka një ndikim të ndjeshëm në ekonominë shqiptare dhe sipas Këshillit Botëror të Turzimit dhe Udhëtimit vlersohet me një peshë prej 27% në PBB. Tërmeti i dhjetorit të vitit 2019, që dëmtoi disa zona me

potencial turistik, dhe pandemia e Kovid 19 e vunë në vështirësi sektorin e turizmit. Në vitin e parë të pandemisë numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri, u ul me 60%, për shkak të kufizimeve në lëvizje. Situata u përmirësua ndjeshëm në vitin 2021, dhe sipas statistikave zyrtare numri arriti në rreth 5 milionë e 700 mijë, por shifrat mbetën sërish më të ulëta se ato para krizës, rreth 700 mijë më pak. Dhe kur u duk se vështirësitë po tejkaloheshin, lufta në Ukrainë sipas ekspertëve e vë turizimin shqiptar përballë problematikave të reja.

“Tri janë problemet kryesore me të cilat do të haset turizmi shqiptar. Rritja galopante e çmimeve, që nuk dihet se kur do të ndalojë.Mungesa e theksuar e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe ndryshimi i prurjeve pra i destinacioneve”– u shpreh për Zërin Amerikës Flora Xhemani Baba.

Përfaqësues të operatorëve turistikë, bazuar në prenotime, thonë se këtë vit pritet një rikthim i tursitëve skandinavë, dhe rritje e numrit të atyre hollandez dhe italian. Një prej investitorëve në bregdetin e Durrësit, i cili drejton disa resorte, vitet e fundit e ka mbështëtur punën e tij kryesisht tek prurjet turistike nga Polonia dhe nga vendet skandinave. Shqetësimi i tij lidhet me faktin se kontratat me agjensitë turistike janë lidhur në muajt shtator- tetor të vitit të shkuar. Tani prenotimet janë nën kosto thotë ai, pasi të gjitha çmimet janë rritur, duke veçuar atë të energjisë me 80%, që prek këtë kategori biznesesh, të cilat paguajnë në varësi të tensionit prej nga furnizohen.

“Kërkojmë trajtimin e energjisë elektrike me çmimin që ka qenë para janarit 2022. Ne furnizohemi nga tensioni i mesëm dhe çmimin e kishim 11.1 lekë për kwh, tani e kemi 18.5-18.7 lekë, i bie gati 80% rritja e energjisë elektrike. Shpresojmë që ta marin në konsideratë”– u shpreh për Zërin e Amerikës Fatos Çerenishti, sipërmarrës i hoteleve “Fafa” në Durrës.

Unioni turistik shqiptar pak ditë më parë i ka kërkuar qeverisë që operatorët turistikë, të cilët kanë kontrata të nënshkruara në vjeshtën e vitit të kaluar me homologët e tyre në vende të tjera, ta paguajnë energjinë me çmimin e mëparshëm, vetëm për këtë sezon, pasi e kanë të pamundur të ndryshojnë kontratat. Autoritetet thonë se kërkesa e tyre do merret në konsideratë në kordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, dhe shtojnë se ende nuk një vendim.

Turizmi në Shqipëri ndërkohë vuan dhe nga problemet e vjetra, të cilat e pengojnë këtë sektor të zhvillohet. Në prej tyre lidhet me cilësinë e shërbimeve që ofrohen. Vetë investitorët thonë se kanë shumë vështirësi, për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

“Pjesa që ka çaluar gjithmonë është pjesa e shërbimit. Kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së eksperiencës në këtë fushë. Ende punonjësit tanë mendojnë, se kjo është një punë provizore, mendojnë të kalojnë sezonin dhe të mos kthehen më, nuk e konsiderojnë profesion. Prandaj duhet të luftojmë fort, që sezoni mos të mbetet 3-4 muaj por të zgjatet deri në 6 muaj, pse jo dhe 12 muaj”- u shpreh për Zërin e Amerikës Fatos Çerenishti, sipërmarrës i hoteleve “Fafa” në Durrës.

Zyrtarët thonë, se në Shqipëri ka disa institucione arsimore profesionale për hoteleri-turizëm, të cilat sipas tyre ende nuk promovohen fort. Ndërkohë dhe në disa universitete në vend gjatë viteve të fundit janë çelur degë të posaçme për turizmin.

“Sezonaliteti, i cili deri para 3 vjetësh ka qenë vetëm 3 muaj në vit, e ndërpriste tregun e punës dhe i bënte dhe ata që ishin të kualifikuar të largoheshin. Jemi tashmë në 6 muaj në vit dhe synimi është të shkojmë në 12 muaj. Por kemi ecur më shpejt me kërkesën, ka shumë më tepër kërkesë, se sa kemi ofertë. Ne ende nuk kemi ofertë të mjaftueshme në shërbim. Kemi marrë masa nxitëse, kemi ulur në 6% TVSH-në për të gjitha strukturat akomoduese dhe për hotelet 4-5 yje për investitorët strategjikë, kemi çuar në 0 të gjitha taksat, për një periudhë disa vjeçare. Kjo me qëllim për t’i dhënë nxitje investimeve strategjike. Po të shtojmë këtu që këto 4 vite jemi duke menaxhuar kriza njëra pas tjetrës nuk është e e lehtë”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Autoritetet thonë se synonë turizimin cilësor, duke evidentuar disa përmirësime në infrastrkturë dhe agroturizëm. Turizmi në Shqipëri vijon të matet me hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar në një vit dhe deklarimin e qëllimit të vizitës. Sipas statistikave 95% e 5 milion e 700 mijë shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit të shkuar konsiderohen turistë. Peshën kryesore me rreth 50% ashtu si dhe me herët e mbajnë shtetasit nga Kosova, të ndjekur nga ata të Maqedonisë së Veriut, Italisë Malit të Zi, Greqisë Polonisë, Gjermanisë etj. Por sezoni i sivjetshëm turistik pritet të nisë me disa të panjohura, që e vënë këtë industri në vështirësi serioze për të tretin vit me rradhë. Ajo që dihet deri tani është rritja e konsiderueshme e çmimeve në tërësi dhe stepja e prenotimeve të reja nga destinacione që kishin filluar të konsolidoheshin.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben çipa fatos çerenishti flora xhemani baba mirela kumbaro arben çipa fatos çerenishti flora xhemani baba mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht