KRYESORET
Aktualitet

Ekzekutohet Ergys Dashi në Ekuador, shkak, hesapet e drogës (Historiku)

23 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA
Ekzekutohet Ergys Dashi në Ekuador, shkak, hesapet e drogës

EKUADOR– Ergys Dashi, 34 vjeç, një shqiptar me origjinë nga qyteti i Durrësit është ekzekutuar në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për transportimin e sasive të mëdha të kokainës. Mediat ekuadoriane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth 19:00, kur Ergys Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’.

Kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve mbante një buqetë me lule në duar që janë futur në restorant me qëllimin e qartë, për të vrarë 34-vjeçarin shqiptar. Ata janë ndaluar në hyrje të restorantit nga anëtarë të stafit të cilët u kanë kërkuar certifikatën e vaksinimit (rregull i vendosur nga qeveria ekuadorian pas rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19), por punonjësit janë përballur me kërcënime.

Mos ndërhy, mos ndërhy,”- rezulton t’i kenë thënë atentatorët njërit prej punonjësve, duke i treguar dhe armën që mbanin në brezë. Të trembus, punonjësit janë zmbrapsur e vrasësit kanë vijuar rrugën për të mbyllur ‘porosinë’. 20 plumba janë zbrazur me breshëri në drejtim të shqiptarit, pesë prej të cilave në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas atentatorët kanë hipur mbi motor dhe janë larguar duke shtënë sërish në drejtim të restorantit, për të ‘mbjellë’ akoma më shumë terror. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë rrëfejnë se gra, fëmijë e burra që kishin zgjedhur të darkonin në atë vend vraponin të tmerruar pasi dëgjonin të shtënat. Atentati me shënjestër shqiptarin la edhe një vajzë të plagosur. 26-vjeçarja Angie Romero ishte ulur në tavolinën ngjitur me shqiptarin dhe një plumb e kapi në këmbë e fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 janë gjetur e sekuestruar në vendin e ngjarjes e janë në duart e ekspetëve. Paraprakisht raportohet se shkak për këtë vrasje mund të jetë bërë e shkuara e Dashit, i cili rezulton të jetë përfshirë në trafikun e drogës.

Kush ishte Ergys Dashi?

34-vjeçari Dashi rezulton të jetë vënë në pranga më 18 shtator të vitit 2014 bashkë me 31 persona të tjerë që ishin pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Vetë Dashi ishte një ‘kokat’ e kësaj bande.  Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës që blihej me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi e më pas shpërndahej në Itali. Për të komunikuar, ata përdornin karta ‘sim’ në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara në mënyrë që të mos përgjoheshin. Nga 32 të arrestuar, 12 u dënuan me burg, 17 me arrest shtëpie, 3 të tjerë me detyrim paraqitje. Në atë kohë Ergys Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Pas Italisë, siç duket, Dashi është lidhur me kartelet në Ekuador, ku dhe gjeti vdekjen. Nuk dihet ende se kush ishte ‘dega’ e kartelit që përfaqësonte Dashi në Shqipëri.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ME VIDEO- Momenti kur vritet Ergys Dashi në Ekuador, ne tavolinë me dy persona

U vra me 20 plumba në Ekuador, publikohet FOTOJA e Ergys Dashit

VD-Ky është restoranti ku u vra Dashi, dëshmitari: I kishte ditët e numëruara

 

U ekzekutua në Ekuador! Dashi i arrestuar si ‘kapo’ i organizatës kriminale në Itali

Vrasja e Dashit në Ekuador, dëshmitari: Qëllonin mbi motor, i kam të ngulitur në tru

Shtrirë në tokë e i gjakosur, publikohet fotoja e Ergys Dashit menjëherë pas vrasjes

SKEMA/ Me buqetë me lule në duar, si u vra Dashi në Ekuador, një vajzë u plagos

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Të fundit

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Ndërhyrja e Tabakut, Balla: Ç’punë ke ti? Çfarë bëjmë ne brenda PS na takon ne

Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2 deputetë janë në burg

Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona në PS, mund të vini

Presidenti i ri/ Grida Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit lënë ne propozimin e emrave

Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

Bie dakord me Alibeajn! Balla: Pranoj shtyrjen e procesit, fillimi të jetë data 10

‘Të përfshihen deputetët’/ Kërkesa e Mediut, Balla: Do jem i qartë, ky është kushti jonë

Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman, vetëm me 17 jo. Kemi kujtime

Shqipëria në krizë për vaj, marketet vënë njoftime: Mos blini më shumë se 6 shishe

Marrëveshja Rama-Basha në Dhërmi, Berisha: Flasim të premten për këtë

Mahmutajt iu sekuestrua pasuria, Berisha: SPAK i PS, u bë pas Kuvendit e në ditë pushimi

Sali Berisha: Do ta bëj Edi Ramën të na njohë mirë, këtu do jemi

22 maji pa asnjë rival? Berisha: S’e kam unë në dorë, gara është transparente

Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton drejtuesin e PD!

Afat 7 maji, Berisha: S’e kam depozituar ende kandidaturën, sot u informova

Berisha krahason 30 prillin me Kuvendin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm për drogë

Deputetët bojkotuan Kuvendin, Berisha: Vendi juaj është në PD, 30 prilli nuk shtyhej

Berisha i bindur: Edhe ato grupet e vogla do bashkohen me ne

Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të kërkojë rinumërim të votave

Naftëtarët kërkojnë pagat, Dautaj: Ndihen të poshtëruar, askush s’mban përgjegjësi

Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë: Ne s’kemi pasur asnjë ditë paqësore

Zelensky në Kuvendin shqiptar: Mbështetja tuaj më kujton Nënë Terezën

‘Të dëbohet diplomati’/ Balla: Berishës i ka mbaruar koha, mbush tollumbace e i lëshon

Fjalimi i Zelenskyy-t në Kuvend, Berisha: Rama na turpëroi sot!

Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri

Rama krahason Rusinë me Serbinë: E ndjemë dhimbjen tuaj, na kujton Kosovën

Nuk është i vëmendshëm! Rama s’dëgjon Zelenskyy-n, i pëshpërit diçka Spiropalit

1 orë rruga e bllokuar/ Nis përplasja! Policia shtyn banorët e Rinasit

Sherri me efektivët në Fier! VIDEO nga konflikti, të rinjtë futen në furgonin e policisë

Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi, turpi për të gjallët…

Alibeaj u shkarkua, me kë flasë për presidentin?Balla: Është nga Fieri, s’e komentoj dot

Dosja POP...me lot

‘Ti dhe Muli keni mbetur’/ Si u përmbush profecia e Ramës për Partinë Demokratike

VIDEO- Shiu përmbyt Tiranën, probleme në të gjitha akset

Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

VIDEO- Në Bulqizë nuk ka qytetarë e minatorë, protestojnë qentë

Përplasi për vdekje të moshuarin në Tiranë, 45-vjeçari ishte i droguar në timon

Iva Tico prezanton burrin

Berisha si Biden, i jep dorën "njeriut të padukshëm"

‘Non-grata’ nga SHBA/ Ish-kryeministri: Unë jam Sali Berisha, s’ka prova, s’pranoj shpifje

Tersi për çiftin Berisha! Para ish-kryeministrit ra dhe e shoqja, momenti kur bie Liria

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë

PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

Ekskluzive/ Urbani i Unazës përfundon në Lanë, pamjet e para nga vendngjarja

Të shtënat në Vlorë, pamje nga aksioni i policisë duke ndjekur autorin

“Shtëpi bari” në Tiranë, kapet mat pronarja, dalin pamjet e “Drug House”, 6 të arrestuar

Floriana Garo jep detaje për Kuvendin e PD: Risi e njerëz me vlera

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…