Aktualitet

‘Pse më sheh’/ Arrestohet autori i vrasjes së Armando Baboçit në Durrës, në pranga edhe 5 të tjerë, zbardhet SHERRI masiv ku u qëlluan babë e bir (EMRAT)

  • 60 sekonda përleshje derisa plumbi i mori jetën Baboçit (DETAJET)
  • Ky është Klodian Daci që u arrestua, veshur me marka të shtrenjta dhe poza mbi Corvette
  • Personat e arrestuar janë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi, E.C(B), 25 vjeç dhe A.K, 24 vjeç. Mësohet se Klodjan Daci është personi që ka qëlluar me armë në drejtim të Armando Baboçit dhe Erald Gjinit. Ndërkohë në këtë sherr masiv mbeti i plagosur edhe 23-vjeçari Henri Tatasi.
    Featured image of article: ‘Pse më sheh’/ Arrestohet autori i vrasjes së Armando Baboçit në Durrës, në pranga edhe 5 të tjerë, zbardhet SHERRI masiv ku u qëlluan babë e bir (EMRAT) Pamje nga vendi i ngjarjes

    DURRËS- Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mbërmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi. Policia bën me dije se ka arrestuar 5 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi, E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç. Mësohet se Klodjan Daci ka qenë personi, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Armando Baboçit dhe Erald Gjinit (babë e bir). Ndërsa personat me iniciale E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç akuzohen për moskallëzim të krimit.

    Por si ndodhi ngjarja? 

    “Pse më shihni” ka qenë ky motivi i sherrit masiv në qytetin e Durrësit. Fillimisht sherri nisi me sende të forta mes grupit të të rinjve dhe Armando Baboçit, bashkë me djalin e tij. Pas sherit me  shkopa bejsbolli dhe karrige, të rinjtë rrëmbyen armët. Në momentin që Baboçi bashkë me djalin e tij po largoheshin me makinë, 3 të rinjtë  qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen 13 të Durrësit. Baboçi mori një plumb në bark, e për pasojë ndërroi jetë. Ndërsa djali është plagosur në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, si pasojë e sherrit mbeti i plagosur edhe 23-vjeçari Henri Tatasi. Ky u fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në brinjë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.  Babë e bir, Armando Baboci dhe Erald Gjini ishin duke lëvizur me mjetin e tyre në lagjen 13 të Durrësit, kur u qëlluan me armë zjarri nga 3 të rinjtë. Nuk dihen ende motivet e sakta të kësaj ngjarje të rëndë.

    J.V/Dosja.al 

    • 11:57

      Sherri masiv në Durrës/ Henri Tatasi në gjende të rëndë tek Trauma: Familjarët: U plagos nga një plumb rikoshet

      Detaje të tjera kanë dalë nga sherri masiv që ndodhi mbërmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Armando Baboço. Mësohet se një nga të plagosurit në këtë ngjarje Henri Tatasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.  Mësohet se 23-vjeçari ka marrë një plumb në brinjë.

      Ndërkohë familjarët  tij kanë deklaruar në polici se 23-vjeçari nuk ka qenë i përfshirë në sherr dhe se është plagosur nga një  plumb rikoshet.

    • 11:30

      60 sekonda përleshje derisa plumbi i mori jetën Baboçit, babë e bir u përfshinë në sherr, viktima ishte i skeduar nga policia, kamerat filmuan gjithçka (DETAJE)

      Pamje nga vendi i ngjarjes

      1 minutë! Kaq ka zgjatur sherri masiv që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku humbi jetën Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij, 19-vjeçar, Erald Gjini. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat e sigurisë së bizneseve në vendin ku ndodhi ngjarja kanë zbardhur skenën e sherrit, që ka nisur me përleshje fizike, përdorimin e shkopave të bejsbollit dhe gurëve, dhe ka përfunduar me shkrepjen e një pistolete, që i ka marrë jetën 39-vjeçarit, Armando Baboçit. Ky i fundit, bëjnë me dije po të njëjtat burime ka patur probleme me herët me ligjin, dhe autoritetet policore e kanë skeduar disa herë si të dyshuar për disa ngjarje kriminale.

    • 10:42

      Vrasja në Durrës/ Policia: Janë arrestuar 5 persona, 3 të tjerë në kërkim

      Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Policisë Durrës, pas njoftimit se në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit të menjëhershëm e profesional si dhe gatishmërisë së shërbimeve të tjera të Drejtorisë që ishin në zbatim të të planit të masave me pika kontrolli në të gjithë qytetin e Durrësit, për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, bënë të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës.

      Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
      Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :
      E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”
      Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.
      Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.
      Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

    • “Pse më shihni shtrembër?”/ Si nisi mbrëmë sherri masiv në Durrës, ku 20-vjeçari vrau me armë Armando Baboçin

      Foto nga vendi i ngjarjes

      Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbërmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri mes babë e bir (Armando Baboçi dhe Erald Gjini) dhe fisit Tatasi, pas fjalëve: “Pse më shihni shtrembër”.

      Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasit, si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli. Pak minuta më vonë pati edhe të shtëna me armë zjarri.

    Shto Koment