Aktualitet

Vritet 39-vjeçari në Durrës! Devijoi makinën për t’i shpëtuar atentatit me të birin, por plumbat i morën jetën. Djali me dy gjeneralitete ka plagë në dorë, autorët në pranga

Një i vdekur dhe një i plagosur në Durrës! Babë e bir janë përfshirë në një konflikt që fillimisht ka nisur me mjete të forta dhe më pas ka degrafuar me armë zjarri. Policia ka shoqëruar 6 persona, mes tyre edhe autori i plagosjes.
Featured image of article: Vritet 39-vjeçari në Durrës! Devijoi makinën për t’i shpëtuar atentatit me të birin, por plumbat i morën jetën. Djali me dy gjeneralitete ka plagë në dorë, autorët në pranga Pamje nga vendngjarja

DURRËS– Atentat me një të vdekur në Durrës! Babë e bir, Armando Baboci dhe Erald Gjini kanë qënë duke lëvizur me mjetin e tyre në lagjen 13 të Durrësit, kur përballë kanë dalë anëtarë të familjes Tatasi, të cilët i kanë prerë rrugën. Të dy kanë dalë nga mjeti dhe janë konfrontuar fizikisht me agresorët, duke lënë pas në vendngjarje shkop bejsbolli, karrige. Më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin  e armëve të zjarrit, duke plagosur babë e bir. 

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë edhe 39-vjeçari Baboci, ndërsa djali i tij, vetëm 19 vjeç është jashtë rrezikut për jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Baboci kishte marrë plumba në organet vitale dhe për këtë arsye nuk ka mundur që të mbijetojë, edhe pse iu nënshtrua operacioneve. Ndërsa djali, i cili ka ndërruar emrin dhe mbiemrin, ka marrë vetëm plumb në dorë dhe nuk ka probleme shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas marrjes së informacionit lidhur me atentatit, Policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje duke shoqëruar për në Komisariat 6 persona, mes tyre edhe i dyshuari kryesor. Megjithatë ende nuk dihet asnjë detaj lidhur identitetin e tij dhe përplasjen mes dy familjeve që çoi edhe në shënimin e një viktime. Të gjithë të shoqëruarit po merren në pyetje nga hetuesit për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të atentatit.

(k.m/dosja.al)

  • 22:08

    Sherri me një të vrarë në Durrës, një tjetër i plagosur paraqitet në spital, ja çfarë thotë policia

    Pamje nga vendngjarja

    Një tjetër i plagosur në Durrës nga përplasja me armë zjarri mes familjeve Baboci dhe Tatasi. Policia e Durrësit deklaron zyrtarisht se në urgjencën e Spitalit të Durrësit është paraqitur i lënduar shtetasi E.T., megjithatë nuk dihet nëse ky i fundit ka qënë i përfshirë në konflikt.

    “Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

  • 21:27

    VIDEO/ Armando Baboçit dhe djalit të tij iu bë atentat në Durrës! Gazetarja: Babë e bir devijuan makinën dhe e përplasën, konflikti me familjen Tatanozi

    Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ishte një atentat. Gazetarja Klodiana Haxhiaj deklaroi se babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordure për t’ju shmangur atentatit. Më pas, ata kanë dalë nga mjeti për t’u përballur me anëtarët e familjes Tatasi nga Durrësi, me të cilët kishin edhe konfliktin.

    Babë e bir, Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordure për t’ju shmangur atentatit. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina. Pranë vendit të ngjarjes është edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura e sende të tjera, çka flet për një konflikt fizik të mundshëm para se të nxirreshin armët. 6 persona, dyshohet të gjithë nga familja Tatasi nga Durrësi, janë shoqëruar nga policia. Mes dy familjeve flitet për një konflikt që ka çuar në plagosjen e babë e bir,”- tha Haxhiaj.

    Tashmë 39-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit.

  • 21:18

    U plagos bashkë me birin, i ati nuk ia del! Ndërron jetë në spitalin e Durrësit, plumbat e kapën në…

    Foto ilustruese

    Ndërron jetë Armando Baboçi. Ai bashkë me të birin,  Erald Gjinin (ka ndryshuar emrin) u plagos, mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se 39-vjeçari i kishte marrë plumbat në organet jetike. Ndërkohë i biri është jashtë rrezikut për jetën, pasi është plagosur në dorë.

  • 20:44

    Babë e bir plagosen në Durrës, Policia nuk harxhon kohë, shoqëron 6 persona: Mes tyre dhe autori

    Foto ilustruese

    Policia e Durrësit ka bërë me dije detaje lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme. Sipas njoftimit të Policisë, babë e bir janë plagosur pas një konflikti të momentit, por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që kanë shoqëruar në Komisariat 6 persona, mes tyre dhe  autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shto Koment