LIVE UPDATES
Politike

Votojnë 31.3 % anëtarë të PD! Gjana: Procesi i rregullt. Thumbi për Nishanin: Mos e ka ngatërruar me 25 prillin…

13 Qershor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Votojnë 31.3 % anëtarë të PD! Gjana: Procesi i rregullt.

TIRANË– Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka përditësuar votimet brenda PD që po zhvillohen në të gjithë vendin duke thënë se deri në orën 13:00 kanë votuar 23 536 anëtarë ose 31.3 %. Gjana tha se deri tani procesi ka qenë i rregullt.

Gjana iu përgjigj dhe Bujar Nishanit, i cili e konsideroi ditën e sotme një maskaradë, duke thënë se me shumë mundësi po e ngatërronte me datën 25 Prill.

“ Mos e ka ngatarruar me 25 prillin (i referohet Bujar Nishanit), por gjithsesi është në të drejtën e tij. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem. Mund të them se vetëm në 3 orë për llogari të Shehajt kemi ndërruar 3 komisionar, kemi larguar e i kemi zëvendësuar, e kemi ndërruar sërish. Kam përshtypjen e kam kostatuar nuk janë vota, është fleta e votimit që është publikuar dhe kanë fitur në rrjetet e tyre për të nxitur individët, por nuk janë fotografi që vijnë nga qendrat e votimit,” tha Gjanaj.

E PLOTË PYETJE-PËRGJIGJE:

E dhëna e pjesëmarrjes për orën 13.00 në shkallë vendi janë 23 mijë e 536 anëtarë që kanë votuar, diku tek 31.3% në raport me 75 mijë e 67 anëtarë që janë.Procesi ka vazhduar normalisht, ndërkohë ka ndonjë zëvendësim të vëzhguesve të ndonjë prej kandidatëve në garë për arsye të ndryshme, probleme të tjera nuk kemi.

Pyetje: Z. Gjana keni ndonjë përgjigje për kandidatët në garë të cilët edhe nga selia blu kritikuan procesin si të njëanshëm, vëzhguesit e tyre janë dëbuar, janë nxjerrë jashtë, një garë e pabarabartë, keni një përgjigje? Madje edhe z.Nishani, kreu u Këshillit Kombëtar, pak më parë e quajti maskaradë elektorale.

Jemin Gjana: Mos e ka ngatërruar me 25 prillin ndoshta, por gjithësesi është në drejtën e tij. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem, për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në tre orët e paradites, vetëm për llogari të kandidatit Shehaj, kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje. Kemi larguar Ermal Sefën me kërkesën e kandidatit, e kemi zëvendësuar me Ferdinad Zdravën po me kërkesë të kandidatit, kemi larguar Ferdindand Zdravën ,e kërkesë të kandidatit dhe e kemi zëvendësuar me Fabio Hoxhën po me kërkesë të kandidatit. Nëse kanë probleme me individët që i çojnë për përfaqësim, nuk u qëndrojnë apo nuk bëjnë ato që u kërkojnë kandidatët, është çështje e tyre. Nuk kemi lejuar asnjë njeri të shkelë asnjë prej rregullave dhe udhëzimeve që kemi dhënë. Më vjen keq që e kthejmë në një debat dhe një lojë politike.

Pyetje: Z. Gjana, ju thoni se nuk keni lejuar askënd që të cënojë udhëzimin, por në rrjetet sociale po qarkullojë foto ku është fotografuar vota, kryesisht votë për kryetarin në detyrë . Lulzim Basha.

Jemin Gjana: E kam konstatuar këtë në dy raste, nuk janë vota, është fleta e votimit që është publikuar, mbi të cilën njerëzit kanë bërë shënim dhe e kanë futur në rrjetet e tyre për të nxitur individët të votojnë për një kandidat ose për një tjetër, por nuk janë fotografime të votave brenda qendrës së votimit. Se ç’bëjnë individët nga jashtë qendrës së votimit është punë e tyre.

Pyetje: në njësinë 5 vazhdon normalisht votimi?

Jemin Gjana: Votimi në njësinë 5 është duke vazhduar shumë normalisht. Dua të falënderoj përfaqësuesen që u dërgua atje që në orën 11.00 Barbara Doda, e cila po tregon korrektësinë maksimale në ndjekjen e procesit për llogari të kolegut Shehaj i cili pati një përfaqësim në orët e mëngjesit me një përfaqësuese tjetër që u tregua problematike, fotografonte, filmonte, bërtiste, krijonte probleme brenda qendrës, ranë dakord ta zëvendësojnë, e kemi zëvendësuar dhe procesi vijon normalisht.

Pyetje: Z. Gjana, pas deklaratës së z. Nishani në Devoll, ai theksoi se është përgjysmuar lista e anëtarëve të PD-së dhe e cilësoi këtë si një lloj frike që mund të ketë kryetari Lulzim Basha. A është e vërtetë kjo?

Jemin Gjana: Nëse në Devoll është përgjysmuar lista, unë ju bëj me dije se nuk ka përgjysmim të listave por normalisht mund të ketë ende në lista prandaj ne kemi vënë një klauzolë që të votojnë njerëzit që kanë karta anëtarësie. Nëse ka në Devoll, unë po ju them se ka ndodhur edhe në Has, një problem me listën që është në sistem, sepse kanë bërë një riorganizim në muajt e fundit. Nuk e kanë updat-uar dhe ka mbetur lista e votimit për kandidatët për deputetë. Nuk kemi bërë asnjë ndryshim, asnjë shtesë sepse kemi dashur t’i qëndrojmë korrekt deklaratës së bërë nga fillimi. 75 mijë e 67 anëtarë kemi në sistemin elektronik të partisë dhe do të shtohen vetëm ata që do të shkojnë me kartë identiteti. Nuk ka absolutisht, ju garantoj për këtë, asnjë veprim të qëllimshëm të kësaj natyre. Normalisht, na dalin individë të veçantë që mund të kenë patur pozicione partie nëpër degë, n/kryetarë, sekretarë, etj, që u ka ikur emri nga sistemi, janë detyruar të shkojnë në familje, të marrin kartën të shkojnë të votojnë. Por, gjë të qëllimshme nuk ka. E them këtë me përgjegjësi të plotë.

Zgjedhje në Partinë Demokratike/ Votojnë 4 kandidatët në garë për postin e Kryetarit, Kadilli: Garë e pabarabartë! Shehaj: Vëzhguesit e mi po i përjashtojnë (VJEN PËRGJIGJIA NGA GJANA)

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana zgjedhje ne pd jemin gjana zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet