Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Votimi i qeverisë Hoti, reagon Thaçi: I uroj suksese, ofroj bashkëpunimin tim të plotë
3 Qershor 2020, 11:41Nga DOSJA
KOSOVË- Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Në një reagim në mediat sociale, Thaçi shkruan se i uron suksese qeverisë së dhe i ofron bashkëpunim të plotë për jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.
“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, shkruan Thaçi.
Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe bojkotuar seancën.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Abdullah Hoti është Kryeministri i Kosovës. Me 61 vota pro, Hoti nga sot do të drejtojë kabinetin e tij qeveritar me 4 zëvendës kryeministria dhe 1...
KOSOVË- Kosova nga sot do të ketë kryeministrin e ri të Kosovës. Me 61 vota pro, 24 kudnër dhe 1 abstenim, Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit dhe tashmë ...
SHBA– Pasditen e djeshme Presidenti amerikan, Donald Trump vizitoi Kishën Episkopale të Shën Gjonit, ndërsa shihej që në dorë mbante një bibël. Në fjalimin e t...
KOSOVË- Abdullah Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë postin e Kryeministrit ka prezantuar kabinetin e tij qeveritarë. Në fjalën e ...
BRAZIL-Brazili është një prej vendeve që po përjeton goditjen më të rëndë nga virusi Covid-19, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë. Ndërkohë në 24 orë...
KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, ka folur sot në seancën plenare dhe ka treguar prioritetet e...
KOSOVË- Vjosa Osmani ka refuzuar që të drejtojë sot seancën në Kuvend, ku do të betohet qeveria e re. Ajo në nisje të punimeve ka thënë se nuk do jetë në k...
SHBA– Shtetet e Bashkuara po zhyten në një valë dhune. Nga Kalifornia në Nju Jork, nga Minneapolis në bregdetin e Teksasit: ka pasur trazira serioze në më...
KOSOVË- Ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë shkuar në seancë si shenjë proteste.Po ky vend...
ZVICËR- Nënoficeres me origjinë shqiptare, Antigona Kalimashi, e cila shërben në ushtrinë zvicerane, i është dorëzuar çmimi për “Arritje të Jashtëza...