LIVE UPDATES
Bota

U shfaq me biblën në duar/ Udhëheqësja e Kishës sulmon Trump: Vendimet e tij po nxisin dhunë, gazetarja: Nuk mund ta besoj

3 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA

SHBA– Pasditen e djeshme Presidenti amerikan, Donald Trump vizitoi  Kishën Episkopale të Shën Gjonit, ndërsa shihej që në dorë mbante një bibël. Në fjalimin e tij  ai deklaroi se do t’i jap fund trazirave dhe veprimeve të paligjshme që kanë përfshirë prej më shumë se një jave SHBA, duke  vendosur  ushtrinë nëse kryetarët e bashkive dhe guvernatorët e shtetit refuzojnë të thërrasin Gardën Kombëtare.

Në fjalimin e tij Trump foli edhe për ngjarjen që ndodhi në Sheshin Lafayette drejt Kishës së Shën Gjonit, e cila u dëmtua nga zjarri gjatë trazirave të së dielës në mbrëmje. Teksa mbante biblën në dorë Trump tha: Ne jemi vendi më i madh në botë.

Vizita e Trump dhe fjalimi i tij pranë kishës Episkopale shkaktoi një reagim të ashpër nga udhëheqësja e dioqezës Episkopale të Uashingtonit, Mariann Budde, e cila tha se Trump përdori Biblën si një sfond për një mesazh që është në kundërshtim me mësimet e Jezusit.

Ndër të tjera ajo ka thënë se vendimet që po merr Trump gjatë kësaj situate të vështirë, po ndikojnë më shumë në përkeqësimin e protestave dhe nxitjen e dhunës.

“Thjesht përdori një Bibël dhe një kishë të dioqezës time si një sfond për një mesazh që është në kundërshtim me mësimet e Jezusit dhe gjithçka që mbështet kisha jonë. Për ta bërë këtë, ai miratoi përdorimin e gazit lotsjellës nga oficerët e policisë për për të pastruar oborrin e kishës. Çdo gjë që ai ka thënë dhe ka bërë është në shërbim të nxitjes së dhunës.”-u shpreh ajo.

Gjithashtu edhe gazetarja e Fox News, Kristin Fisher, e cila ka pasur jo pak raste kur është përplasur me Presidenti Trump, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku thotë se nuk e beson këtë vizitë të Trump në Kishë.

“Unë nuk mund ta besoj këtë që po shoh. Presidenti sapo doli nga dera e përparme e Shtëpisë së Bardhë dhe u shfaq në Sheshin Lafayette, epiqendra e protestave, për të vizituar Kishën historike të Shën Gjonit, e cila u dogj mbrëmë.”- ka shkruar ajo.

Prej 8  ditësh në mbarë SHBA vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Ndërkohë në bazë të autopsisë së dytë,  rezulton se Floyd ka vdekur si shkak i dhunës së ushtruar nga polici, dhe jo nga problemet e zemrës siç u tha në fillim. Për shkak të protestave kaq të dhunshme që  kanë lënë edhe viktima e shkatërruar shumë biznese nëpër qytete, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se  do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Ditën e djeshme është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump mariann budde protestat ne shba per floyd vrasja e george floyd donald trump mariann budde protestat ne shba per floyd vrasja e george floyd


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet