Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Votimi i anëtarëve të rinj të Kushtetueses, Zingraf: Mbështesim procesin, të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre
11 Nëntor 2019, 15:54Nga DOSJA
TIRANË- Ambasada Gjemrane në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një njoftim për mediat ambasadori Peter Zingraf, shkruan se përshëndesin vendimin e sotëm të Parlamentit.
“Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në”, shkruhet më tej në deklaratë.
REAGIMI I PLOTË
Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Gajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa, Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ditën e sotme, lidhur me vendimin e kuvendit për votimin e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese.Përmes...
TIRANË- Votimi nga Kuvendi i dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ka sjellë edhe reagimin e BE.Përmes një postimi në Twitter, delegacioni i B...
TIRANË– Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës bëri të ditur sot se ka shpallur në kërkim ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ndaj të cilit është ve...
TIRANË- Pasi Kuvend miratoi sot dy kandidatet pwr anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar Partia Demokratike.Sekretari i Përgjithshëm i PD, G...
TIRANË- Pas votimit ditën e sotme në Kuvend të dy anetareve të reja të Gjykatës Kushtetuese dhe marrjes së kompetencave të Presidentit Meta, duke quajtur t...
KE- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur ne 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ka deklaruar se Macron i ka hapur derën R...
TIRANË- Dosja.al ka raportuar që në krye të herës për tensionet që kanë qenë prezente në bashkinë Vorë që prej fushatës për zgjedhjet lokale, ku socialistë...
Tiranë- Kuvendi ditën e sotme ka votuar Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja...
TIRANË– Isuf Shehu, avokati i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim nga policia, është shprehur se nuk ka dijeni se ku...
Tiranë- Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës është shpallur në kërkim. Prokurori Kolë Hysenaj, ka firmosur një urdhër-arresti për Agim Kajmakun, që mban da...