LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Shpenzimet për COVID në Shqipëri,më të ulëtat në Europë,fonde të pamjaftueshme

22 Janar 2022, 18:17 Nga DOSJA
VOA: Shpenzimet për COVID në Shqipëri,më të ulëtat

Shoqata “Së Bashku për Jetën” publikoi në fundjavë një studim, sipas të cilit, Shqipëria është një nga vendet me fondet më të pamjaftueshme buxhetore për pandeminë Covid 19. Raporti thekson se, gjatë vitit të parë të pandemisë, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri ishin më të ulëtat në Europë. Studimi i Shoqatës “Së Bashku për Jetën” gjeti se, ndërsa fondet buxhetore për Pandeminë Covid-19 ishin mëse të pamjaftueshme në Shqipëri, rritja e shpenzimeve familjare për shëndetin ishte më e larta në Europë gjatë vitit të parë të pandemisë.

Autorët pohojnë se Pandemia Covid-19 i përkeqësoi edhe më tej pagesat e larta nga portofoli familjar për t’u kuruar nga sëmundjet. Shpenzimet familjare për shëndetin u rritën dukshëm, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2007.

“Shqipëria regjistroi një rritje të lartë të vdekshmërisë shtesë, krahasuar me vendet e tjera të Europës, fakt që dëshmon se burimet e kufizuara mjekësore kanë ndikuar në përkeqësimin e mëtejshëm të pasojave të pandemisë. Gjatë vitit të parë të pandemisë vdekjet u shtuan mbi 26 për qind në raport me mesataren e 4 viteve të fundit” – thotë Denisa Canameti, një nga autoret e studimit.

Studimi thekson që ndonëse Pandemia Covid është më e rënda në 100 vitet e fundit, Shqipëria nuk po ushtron presion të lartë mbi fondet publike shtesë, që duhen në përballimin e krizës shëndetësore.

“Pavarësisht emergjencës pandemike, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë në vitin 2020, u rritën me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore”, – thuhet në raport.

Autorët theksuan se buxheti i shtetit çoi në 9,62 për qind shpenzimet totale për financimin e shëndetësisë në 2020, përfshirë edhe rimbursimin e barnave, ose 0,8 për qind më pak se në vitin 2019, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga viti 2016. Studimi thekson se sipas Eurostat, shpenzimet e Shqipërisë për shëndetësinë vijuan të ishin më të ulëtat në Europë dhe në vitin pandemik 2020, me 297 euro për banor, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 2614 Euro. Fondi i shërbimeve shëndetësore pati në vitin 2020 një rritje minimale për 6.5 për qind me bazë vjetore, në një vit ku emergjenca mjekësore ishte parësore.

Fondet kryesore të shëndetësisë shkojnë për trajtimin e pacientëve të shtruar në spitale”, por në vitin 2020 ato u rritën 3.7 për qind. Rënien më të madhe të buxhetit e shënuan vizitat në Kujdesin Shëndetësor Parësor, ndonëse pacientët, që vuanin nga shqetësime të tjera, ngurronin për të shkuar në spitale gjatë periudhës së pandemisë.

Shoqata “Së Bashku për Jetën” theksoi në studim se pandemia Covid e shtoi rrezikun e e barrës së sëmundjeve në të ardhmen, sepse afro 20 mijë persona po vuajnë “Covidin e gjatë”, me dëmtime të mushkërive dhe të sistemit nervor, si dhe çrregullime psikike, që rritën shtrimet në spitalin psikiatrik.

Gjatë pandemisë ndërhyrjet kirurgjikale jourgjente u ulën me 27 për qind, u pakësuan trajtimet për të sëmurët kronikë, thekson raporti, ndërsa reduktimi i kontrolleve për tumoret rrezikon një përkeqësim të gjendjes klinike dhe shtim të vdekjeve edhe pas pandemisë për personat me tumor, probleme në zemër, veshkat dhe hipertension. Sipas studimit të Shoqatës “Së bashku për Jetën”, Pandemia COVID-19 solli një tronditje të thellë ekonomike për Shqipërinë me kapacitete të dobëta fiskale, dhe pritet të sjellë një rritje të mprehtë të varfërisë ekstreme, në vendin me mundësi të dobëta financiare për më shumë shpenzime në fushën e shëndetësisë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...