LIVE UPDATES
Aktualitet

Motra e Çipurit i shpëton atentatit me tritol në Vlorë: Dikush ishte poshtë makinës! Historia e familjeve Sulejmani-Elmazi

23 Qershor 2020, 15:52 Nga DOSJA
Motra e Çipurit i shpëton atentatit me tritol në Vlorë:

VLORË– Motra e Armando Sulejmanit, Etleva Elmazi i ka shpëtuar ditën e sotme një atentati me tritol. Mesditën e sotme, rreth orës 12;30, Policia e Vlorës u vu në alarm pasi mori një telefonatë se në makinën e llojit ‘BMW X3”, ishte gjetur një pako e dyshimtë.

Pas këtij alarmi, është rrethuar zona dhe janë bërë verifikimet përkatëse dhe efektivët kanë konstatuar se në makinën e llojit ‘BMW X3’, që është në emër të motrës së Çipurit, ishte vënë eksploziv.

Më pas, makina është transportuar pranë komisariatit të Vlorës dhe forcat xheniere bënë të mundur heqjen e pakos në mënyrën që të mos shkaktohen dëme në njerëz apo materiale. Aktualisht janë sekuestruar edhe kamerate sigurisë së bizneseve në lagjen “Kushtrimi”, ku dhe ishte parkuar mjeti në momentin që iu vu lënda plasëse. Pamjet filmike, mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se vetë Elmazi, është shprehur se në momentin që ka dalë të marrë makinën e saj, para dhomave të paraburgimit në Vlorë, ku edhe e kishte parkuar, ka parë që një person ka dalë nga poshtë mjetit.

Pikërisht kjo gjë, e ka bërë të dyshojë dhe të njoftojë autoritetet, të cilët më pas zbuluan se në makinën e llojit ‘BMW X3”, ihte vënë një sasi tritoli. “Pashë një person që doli nga poshtë makinës. Njoftova policinë se dyshova,”– mësohet të ketë thënë ajo.

Motivi i këtij atentati mendohet të jetë larja e hesapeve dhe të ketë lidhje me të shkuarën e Sulejmanit. Ky i fundit para pak kohësh ka dalë nga burgu. Armando Sulejmani u vu në pranga pasi iu bë atentat, në muajin shkurt të vitit 2019, për armë mbajtje pa leje.

Motra e Sulejmanit, Etleva, rezulton të jetë gjithashtu nëna e Daut Elmazit, i cili është vënë në pranga si bashkëpunëtor në atentatin kundër Inez Hajrullës. 

Historia e familjes Sulejmani-Elmazi, ‘fijet’ e ngjarjeve që lidhen me mesazhin që morën sot

Armando Sulejmani i njohur ndryshe si Çipuri i shpëtoi një atentati një vit më parë në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë. Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili ishte shënjestra e atentatit ndodhej në makinën tip “Passat”, bashkë me kunatin dhe një shokun e tij, Orest Rexho dhe Arjan Hasani. Ata ishin duke hipur në makinë, ndërsa disa persona të maskuar dhe me kallashnikov kanë qëlluar nga një makinë në ecje. Ata kanë qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur kunatin dhe shokun e Sulejmanit, dhe duke e plagosur rëndë këtë të fundit.

42-vjeçarit nga Vlora, i është bërë një atentat në muajin maj të vitit 2016, në hyrje të banesës së tij në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ai u qëllua me 11 plumba, por shpëtoi duke u plagosur vetëm me një plumb në krah.

“Çipuri” njihet si anëtar i bandës së Gaxhait, të akuzuar për konfliktet e tyre me familjen Llanaj. Llanajt dhe Gaxhajt kanë një sagë hakmarrje dhe ngjarje kriminale mes tyre, derisa në vitin 2015, ndodhi masakra e Çoles, ku pas një sherri në kazino u vranë 3 të rinj. Një nga të arrestuarit për masakrën është Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Ferdinandit iu bë një atentat mafioz në viti. 2017 dhe i dyshuari kryesor ishte Armando Sulejmani.

Armando Sulejmani ka qenë i dënuar për vrasje me 20 vite dhe është liruar në rrethana të paqarta rreth 3 vite më parë. Ndërkohë në muajinshkurt të një viti më parë, një atentat mafioz iu bë Mikel Mehmetit, nga Selenica e Vlorës i njohur si anëtar i bandës së Llanajve.

Ndërsa Daut Elmazi, ndodhet aktualisht pas hekurave. Ai akuzohet se bashkë me Albano Goxhajn nga Fieri, Xheladin Merkon, Dejvison Serjanin dhe Ardjan Ahmetin, të cilët janë liruar nga burgu, mëngjesin e 10 Majit 2019, sulmuan me breshëri plumbash Inez Hajrullën, një person me precedent penalë, i cili ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë.

Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.

Ndërkohë në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës. Ky person momentalisht nuk është mundur të arrestohet nga policia e Vlorës, ndërkohë që rezulton në kërkim edhe për ngjarjen e vrasjes nga klani “Duka”, të ish-policit Santiago Malko në Tiranë.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me tritol motres se cipurit bmw x3 tritol ne vlore vlore atentat me tritol motres se cipurit bmw x3 tritol ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet