Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar ditën e sotme në vend. Mësohet se 10 persona janë arrestuar në flagrancë Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, ndërkohë që 10 të tjerë janë proceduar penalisht. Gjithashtu është shpallur në kërkim një person në Tiranë
Njoftimi i Plotë:
Policia e Shtetit/ Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 10 shtetas, në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, procedohen penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë, konkretisht:
DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1, 5, 6 dhe Komisariatin e Policisë Vorë janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. D., banues në Kombinat.
DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, Mirditë janë proceduar penalisht shtetasit: N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë. Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër.
Nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.
(I.A/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Një grup personash kanë “zhvatur” para nga xhepat e shqiptarëve duke rritur me disa fish çmimet e medikamenteve duke i shkaktuar një d...
TIRANË– Ditën e sotme është mbajtur seanca për masën e sigurisë për administratorin e një firme, i cili dyshohet për kontrabandë medikamentesh. Lirmi...
TIRANË- Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri për periudhën janar-gusht shënoi një rekord gjatë tetë muajve të periudhës janar-gusht të këtij viti dhe...
ITALI– Policia e Napolit ka ndaluar dy persona gjatë një kontrolli rutinë, pasi konstatuan se njëri prej tyre ishte dëbuar nga territori më 6 shkurt të vi...
GREQI– Një sherr mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e Nafplio në Greqi! Një shqiptar ka rrahur keq një të burgosur rumun, i cili u arrestua disa javë ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë ‘bilancin’ e 100 ditëshit të vendosur si ultimatum nga kryeministri Edi Rama për Policinë e Shtetit...
TIRANË– 10 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të Covid-19. Në bilancin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se...
TIRANË– Policia Rrugore ka pezulluar 75 leje drejtimi për shpejtësi tej normave, drejtim mjeti në gjendje alkooli si dhe për qarkullim në sens të kundërt g...
TIRANË– “Perlat” që shkruhen në librat e shkollës nuk kanë munguar kurrë, por kësaj here është rritur niveli. E në të gjitha kuptimet e fjalës. Në li...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur numërimi i 10% të kutive të votimit në disa qendra votimi në vend. Janë 519 kuti votimi që do të rinumërohen në kuadër...