LIVE UPDATES
Aktualitet

Investigmi/ Prodhimi i energjisë elektrike në rekord shumëvjeçar por ku shkoi?

15 Tetor 2021, 17:39 Nga DOSJA
Investigmi/ Prodhimi i energjisë elektrike në rekord

TIRANË- Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri për periudhën janar-gusht shënoi një rekord gjatë tetë muajve të periudhës janar-gusht të këtij viti dhe duke lënë pjesërisht të thatë më shumë se sa zakonisht liqenin e Fierzës por jo në kuota shumë të ulëta. Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, tregojnë se prodhimi prej gati 7.1 miliardë kWh këtë vit është 92% më i lartë se sa në vitin 2020 ku prodhimi nga sektori publik u rrit me 107% ndërsa ai në sektorin privat me 74%.

Prodhimi i bollshëm bëri që vendi të jetë eksportues neto për këtë tetëmujor, por eksportet ishin të larta në periudhën janar-qershor ndërsa në korrik dhe gusht, prodhimi vendës nuk mjaftoi të mbulojë të gjithë konsumin.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri përcaktohet kryesisht nga faktori i reshjeve, pra sasia e shiut që bie nga qielli ndërsa një rol jo të vogël ka edhe menaxhimi efikas i kaskadës së Drinit. Në vite me shumë reshje prodhimi rritet njëkohësisht nga sasia më e madhe e ujit dhe nga niveli mesatarisht më i lartë i liqeneve, ku sa më i lartë të jetë niveli, aq më i lartë është presioni dhe eficenca e prodhimit të energjisë.

Këto dy faktorë bëjnë që prodhimi i energjisë elektrike të jetë i luhatshëm. Në vitin 2018 Shqipëria prodhoi 8.6 miliardë kWh, një rekord historik, ndërsa në vitet 2019 e 2020 prodhimi ra në 5.2 dhe 5.3 miliardë. Gjasat janë që viti 2021 do të jetë një vit tjetër rekord për prodhimin.

Kryeministri Edi Rama shpalli se vendi gjendet në krizë energjetike javën e kaluar dhe i akordoi një garanci për huamarrje me vlerë 200 milionë euro kompanive të sistemit të energjisë për të paguar faturat e shtrenjta të importit. Opozita e akuzoi qeverinë se e ka keqmenaxhuar kaskadën e Drinit qëllimisht, duke prodhuar energji me tepri dhe duke e shitur lirë dhe për të justifikuar në këtë mënyrë importe të shtrenjta të energjisë në këto kohë të vështira në tregun rajonal.

Të dhënat e Entit tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike, veçanërisht në muajt korrik e gusht, ka sjellë rënien e nivelit në liqenin e Fierzës në kuota goxha më të ulëta se sa mesatarja historike por sërish larg minimumit historik. Kështu, në muajin korrik, niveli i Fierzës ishte 282.7 metra ose 2.4 metra poshtë mesatares shumëvjeçare, e cila është 285.1 metra. Dhe për muajin gusht, niveli këtë vit ishte 274.3 metra, plot 5.1 metra më poshtë se sa mesatarja historike që është 279.4 metra.

Korriku dhe gushti ishin gjithashtu muajt e vetëm të këtij viti kur vendi ynë ishte deficitar sa i përket energjisë elektrike dhe importoi një pjesë të energjisë së konsumuar.

Çmimet e energjisë elektrike u çmendën në Evropë dhe në rajonin tonë gjatë muajve të fundit duke u shumëfishuar në krahasim me çmimet e zakonishme. Pasojat financiare të kësaj rritjeje në çmimet e importit nuk janë shumë të qarta për shkak se kompanitë e sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri janë të njohura për mungesë transparence. Kompanitë kryesore të sistemit nuk kanë dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit bilancet e vitit 2020 dhe as nuk publikojnë të dhëna periodike tremujore.

Të dhënat e publikuara nga ERE janë kryesisht në sasi kilovatorësh dhe mbartin pak informacion mbi gjendjen financiare të kompanive të sektorit.

Prodhimi i lartë i energjisë elektrike është shoqëruar njëkohësisht me humbje të mëdha teknike dhe jotektike. Sipas të dhënave të dorëzuara nga OSHEE në Entin Rregullator, në vitin 2021 janë humbur 1.1 miliardë kWh energji elektrike me një rritje 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Humbjet e OSHEE-së ishin 19.3% e totalit të energjisë së shpërndarë prej saj. Sipas planit të qeverisë aktuale, ato duhet të ishin më pak se 8%.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri furnizohet nga hidrocentralet shtetërore, hidrocentralet private dhe votovoltaikët. Prodhimi nga hidrocentralet private ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas hyrjes në prodhim të dy hidrocentraleve të mëdha të kaskadës së Devollit. Të dy këto hidrocentrale realizuan gjatë periudhës në fjalë 530 milionë kWh energji. Shqiptarët e paguajnë energjinë e prodhuar privatisht me të njëjtat çmime me atë të importuar, pavarësisht se çfarë kostoje ka kjo energji.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri për periudhën janar-gusht shënoi një rekord gjatë tetë muajve të periudhës janar-gusht të këtij viti dhe duke lënë pjesërisht të thatë më shumë se sa zakonisht liqenin e Fierzës por jo në kuota shumë të ulëta. Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, tregojnë se prodhimi prej gati 7.1 miliardë kWh këtë vit është 92% më i lartë se sa në vitin 2020 ku prodhimi nga sektori publik u rrit me 107% ndërsa ai në sektorin privat me 74%.

Prodhimi i bollshëm bëri që vendi të jetë eksportues neto për këtë tetëmujor, por eksportet ishin të larta në periudhën janar-qershor ndërsa në korrik dhe gusht, prodhimi vendës nuk mjaftoi të mbulojë të gjithë konsumin.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri përcaktohet kryesisht nga faktori i reshjeve, pra sasia e shiut që bie nga qielli ndërsa një rol jo të vogël ka edhe menaxhimi efikas i kaskadës së Drinit. Në vite me shumë reshje prodhimi rritet njëkohësisht nga sasia më e madhe e ujit dhe nga niveli mesatarisht më i lartë i liqeneve, ku sa më i lartë të jetë niveli, aq më i lartë është presioni dhe eficenca e prodhimit të energjisë.

Këto dy faktorë bëjnë që prodhimi i energjisë elektrike të jetë i luhatshëm. Në vitin 2018 Shqipëria prodhoi 8.6 miliardë kWh, një rekord historik, ndërsa në vitet 2019 e 2020 prodhimi ra në 5.2 dhe 5.3 miliardë. Gjasat janë që viti 2021 do të jetë një vit tjetër rekord për prodhimin.

Kryeministri Edi Rama shpalli se vendi gjendet në krizë energjetike javën e kaluar dhe i akordoi një garanci për huamarrje me vlerë 200 milionë euro kompanive të sistemit të energjisë për të paguar faturat e shtrenjta të importit. Opozita e akuzoi qeverinë se e ka keqmenaxhuar kaskadën e Drinit qëllimisht, duke prodhuar energji me tepri dhe duke e shitur lirë dhe për të justifikuar në këtë mënyrë importe të shtrenjta të energjisë në këto kohë të vështira në tregun rajonal.

Të dhënat e Entit tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike, veçanërisht në muajt korrik e gusht, ka sjellë rënien e nivelit në liqenin e Fierzës në kuota goxha më të ulëta se sa mesatarja historike por sërish larg minimumit historik. Kështu, në muajin korrik, niveli i Fierzës ishte 282.7 metra ose 2.4 metra poshtë mesatares shumëvjeçare, e cila është 285.1 metra. Dhe për muajin gusht, niveli këtë vit ishte 274.3 metra, plot 5.1 metra më poshtë se sa mesatarja historike që është 279.4 metra.

Korriku dhe gushti ishin gjithashtu muajt e vetëm të këtij viti kur vendi ynë ishte deficitar sa i përket energjisë elektrike dhe importoi një pjesë të energjisë së konsumuar.

Çmimet e energjisë elektrike u çmendën në Evropë dhe në rajonin tonë gjatë muajve të fundit duke u shumëfishuar në krahasim me çmimet e zakonishme. Pasojat financiare të kësaj rritjeje në çmimet e importit nuk janë shumë të qarta për shkak se kompanitë e sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri janë të njohura për mungesë transparence. Kompanitë kryesore të sistemit nuk kanë dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit bilancet e vitit 2020 dhe as nuk publikojnë të dhëna periodike tremujore.

Të dhënat e publikuara nga ERE janë kryesisht në sasi kilovatorësh dhe mbartin pak informacion mbi gjendjen financiare të kompanive të sektorit.

Prodhimi i lartë i energjisë elektrike është shoqëruar njëkohësisht me humbje të mëdha teknike dhe jotektike. Sipas të dhënave të dorëzuara nga OSHEE në Entin Rregullator, në vitin 2021 janë humbur 1.1 miliardë kWh energji elektrike me një rritje 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Humbjet e OSHEE-së ishin 19.3% e totalit të energjisë së shpërndarë prej saj. Sipas planit të qeverisë aktuale, ato duhet të ishin më pak se 8%.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri furnizohet nga hidrocentralet shtetërore, hidrocentralet private dhe votovoltaikët. Prodhimi nga hidrocentralet private ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas hyrjes në prodhim të dy hidrocentraleve të mëdha të kaskadës së Devollit. Të dy këto hidrocentrale realizuan gjatë periudhës në fjalë 530 milionë kWh energji. Shqiptarët e paguajnë energjinë e prodhuar privatisht me të njëjtat çmime me atë të importuar, pavarësisht se çfarë kostoje ka kjo energji.

Marrë nga Reporter

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ere liqeni i fierzes oshee prodhimi i energjsie elektrike edi rama ere liqeni i fierzes oshee prodhimi i energjsie elektrike

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë