LIVE UPDATES
Politike

Vizita e Ramës në Athinë/ Komuniteti shqiptar në Greqi: Kryeministri nuk u takua me emigrantët shqiptarë por vetëm me mil

16 Shtator 2020, 20:13 Nga DOSJA
Vizita e Ramës në Athinë/ Komuniteti shqiptar në Greqi:

GREQI-Komuniteti Shqiptar në Greqi  së fundmi ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Greqi për dy ditë radhazi. Nëpërmjet një deklarate Përfaqësia e Komunitetit bën me dije se kryeministri Rama në takimin e ditës së sotme nuk u takua me emigrantët shqiptarë por vetëm me militantët partiak, si dhe me stafin e kompanisë Top Lines, e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë. Ata shtojnë se Rama ka vizituar Greqinë vetëm për fushatë politike.

Po ashtu Komuniteti bën me dije në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.

Reagim i plotë i Komunitetit

Përfaqësia e komunitetit, një organizatë ku aderojnë një përqindje mjaft e lartë shoqatash nga e gjithë Greqia, por edhe një numër i madh aktivistësh të paanëtarësuar në shoqata, ndjen se ka detyrim moral të shpjegojë përse nuk informoi për një takim të komunitetit me kryeministrin shqiptar, në Athinë. Kjo, pasi siç deklarojnë, u informuan disa herë se nuk do të ketë një takim me komunitetin, përveç një aktiviteti të ngushtë me strukturat e Partisë Socialiste në Athinë e Greqi.

Sqarim rreth vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).

Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.

Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.

Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.

Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.

POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Lines e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.

Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.

Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.

Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar. Përzemërsisht, Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komuniteti shqiptar ne greqi edi rama komuniteti shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll
Politike 16 Shtator 2020, 15:09

TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi, në një postim në rrjtetet sociale i është përgjigjur akuzave të Myslim Murrizit duke iu shprehur se nuk ka qenë kurrë b...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK